Histori me Zhurmues - Viti 1969 - Sezoni 2 (13 Qeshor 2010)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 27. 08. 2024
  • Një program nga Pandi Laço
    Sonte në mbrëmje në “Histori me zhurmues” u ndalëm në disa personazhe që erdhën nga kronikat e vitit 1969.
    Në pavionet e ekspozitës së 25-vjetorit të çlirimit, në vitin 1969 një interes të veçantë pati për aparatin e dializës, i cili u prodhua për herë të parë në vendin tonë.
    Veshka e parë artificale ishte fryt i punës së racionalizatorit të talentuar Elis Fejzo, mekanik pranë spitalit, i cili realizoi më vonë edhe aparatin e urgjencës.
    Por puna e tij asnjëherë nuk mori vlerësimet maksimale dhe shihej me dyshim për shkak të dy motrave të tij të martuara në Itali që në vitin 1946 me specialistë italianë, të mbetur në Shqipëri që nga lufta.
    Jorgji Kazanxhi ishte një tjetër mekanik i talentuar i kronikave të vitit 1969, punonjës në fabrikën e cigareve në Durrës. Nga një punishte e vogël kur u krijua, ajo u kthye në fabrikë moderne për kohën, ku prodhoheshin mbi 40 lloje cigaresh dhe në vitin 1969 për herë të parë filloi edhe prodhimi i cigareve me filter.
    1969-ta është viti kur u inaugurua dhe filloi nga puna një tjetër vepër e rëndësishme, Instituti i Higjenës dhe Epidemiologjisë në Tiranë.
    Nëpërmjet rrëfimit të farmacistit, profesorit Andrea Matua, u njohëm me fillimet e punës në këtë institut, sukseset dhe vështirësitë, si dhe me jetën e Andreas që merr një kthesë të papritur pas fejesës së tij me një nga mbesat e Petrit Dumës, në vitin 1974 pas dënimit të “grupit puçist në ushtri”.
    I ftuar për sonte ishte edhe Feridon Shake, i cili iu nënshtrua një persekutimi të dyfishtë. Pas humbjes së të atit në internim dhe përjashtimit nga shkolla, djali rom mbeti rrugëve dhe pa asnjë shpresë. E tillë mbeti jeta e tij për vitë të tëra dhe vetëm pas fejesës me Ritën, vajzën e verbër nga Pogradeci, jeta e tij ndryshoi disi./tvklan.al

Komentáře • 3