Video není dostupné.
Omlouváme se.

Histori me Zhurmues - Viti 1965 - Sezoni 2 (31 Janar 2010)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 20. 08. 2019
  • Një program nga Pandi Laço
    Kishte nisur të ndihej tashmë era e marrëdhënieve të ngushta me Republikën Popullore të Kinës. Nuk kishte nisur ende revolucioni kulturor kinez, por një ngjarje episodike si ajo e kultivimit të drurit të bambusë në Shqipëri simbolizonte kohën që po afrohej.
    Pikërisht ngjarjet e vitit 1965 ishin në fokusin e programit të sotëm “Histori me Zhurmues", të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço. Për çështjen në fjalë foli inxhinieri i pyjeve Ramadan Balla, ish pedagog në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës. Një pjesë të madhe të punës së tij shkencore inxhinier Balla ia dedikoi kultivimit të kësaj bime në vendin tonë.
    Mbi karrierën e tij 10-vjeçare në sportin e atletikës në vitet 60 rrëfeu mjeshtri i sportit, Çlirim Balluku, rekordmen kombëtar në vitin 1962 në 100 dhe 200 metra, fitues i medaljes së artë në atletikë në disa kampionate rresht dhe përfaqësues i Shqipërisë në disa aktivitete ndërkombëtare.
    Përmes rrëfimit të Çlirim Ballukut u njohëm me peripecitë që hoqi familja e tij gjatë internimit në Selenicë të Vlorës pas goditjes së të ashtuquajturit “Grupi puçist në ushtri”.
    Sulejman Myftiu, një ish-diplomat karriere dhe përfaqësues i Trupit Diplomatik të Shqipërisë në disa vende në vitet 1950-1987, na tregoi përgjatë emisionit për incidentin me delegacionin shqiptar në OKB, në vitin 1965.
    Në këtë mbledhje kryetarit të delegacionit Halim Budo iu ndërpre disa herë fjala nga drejtuesit e seancës për shkak të qëndrimit lidhur me procedurat e pranimit të Kinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara./tvklan.al

Komentáře • 2

  • @ANTIPATREA-K
    @ANTIPATREA-K Před 3 lety +1

    Kjo eshte Shqiperia e dikurshme jo si sote me te lutur