Histori me Zhurmues - Viti 1965 - Sezoni 2 (25 Korrik 2010)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 27. 08. 2024
  • Një program nga Pandi Laço
    Shkrimi i Dritëro Agollit “Në kërkim të një ëndrre dhe të një dinamoje” në “Zërin e popullit” në vitin 1965, për ndërtimin e një centrali të vogël elektrik dhe elektrifikimin që në atë kohë të familjes Alia në Kryezi të rrethit të Pukës, u bë shkak i njërës nga intervistat në mbrëmjen e sotme në “Histori me Zhurmues”, të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço
    .
    Një nga pjestarët e kësaj familje,Gjovalin Alia rrëfeu për ngritjen e një centrali familjar, organizimin e jetës në kullën e Aliave me mbi 70 anëtarë dhe më vonë izolimin nga jeta shoqërore të kryetarit të kësaj famijlje, Mark Dod Alisë nga organet e pushtetit popullor dhe deri në arrestimin dhe dënimin me 6 vjet burg të 90-vjeçarit për agjitacion dhe propagandë në vitin 1976.
    Ylli Tabaku ishte një tjetër i ftuar i mbrëmjes së sotme. I njohur që në fëmijëri me persekutimin e familjes dhe historia e një tentative spektakolare arratisjeje, që ishte shkaku i një burgu të gjatë prej 30 vjetësh, ishin momentet kryesore ku u ndal ky personazh gjatë rrëfimit të tij./tvklan.al

Komentáře • 5