Video není dostupné.
Omlouváme se.

Histori me Zhurmues - Viti 1963 - Sezoni 3 (24 Prill 2011)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 23. 10. 2018
  • Ajo është ndër historitë më të veçanta dhe më tragjike të diktaturës. Bëhet fjalë për eleminimin e deputetit Haxhi Hajdar Mani, një nga njerëzit më me influencë në malësinë e Shkodrës. Një eleminim ku morën pjesë gati 11 mijë forca ushtarake dhe të batalionit të sigurimit. Ferit Hajdari djali i ish-deputetit ishte i ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço.
    Ai tregoi se babai i tij ka qenë komandanti i çetës së parë në Shkodër.
    “Babai im ishte rritur jetim, kishte kaluar një fëmijëri tepër të rëndë dhe është lidhur herët me luftën. Në vitin 1942 e kanë emëruar komandant të çetës për pjesën e nën Shkodrës në kufi me Ulqinin, aty ka qëndruar deri në vitin 1944. Më pas e kanë transferuar në Korçë sepse siç duket ishin në dijeni të trazirave të nënshkodrës. Dhe për ta eleminuar si njeri me influencë e transferuan. Nga Korça e çuan në Tiranë për një kurs. Më pas e liruan si ushtarak dhe e çojnë kryetar lokaliteti me motivacionin e reformës.
    Nga fëmijëria mbaj mënd disa fjalë të gjyshes e cila më tha: “Babai yt si ka punët mirë, është rebel dhe kundërshton shumë. Nuk duhet të kundërshtojë, ose nuk duhet të kishte hy fare në këtë punë”.
    Kulmi i mosmarrëveshjeve arriti në vitin 1962 në një rreth jo shumë të gjërë kur e thirrën dhe e kritikuan. Që nga Nëntori i 62 e deri kur është vrarë nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë. Ai kundërshtoi kolektivizimin dhe deri kur është vrarë ai në disa zona të Shkodrës nuk ka patru kolektivizim. Babai im kërkoi të hapej rruga në Malsinë e Madhe, por Enveri kundërshtoi duke thënë se nuk kishte fuqi punëtore. Në këtë moment babai im i ka thënë se gjithë veriun e mobilizon ai dhe se i ka pas vetes. Këtu Enveri kuptoi fuqinë e tij dhe e futi në rreth. Më datë 16 Mars babai i tha gjyshes se do shkonte me shërbim, por në fakt u arratis. Më pas i kanë rrethuar, i kanë zënë dhe i kanë hedhur si lecka. Trupat e pajetë i kanë vënë mbi mushka dhe i kanë çuar në Koplik. Më pas i kan varrozur në një vend, por i kanë zbuluar dhe dyshohet se i kanë hedhur në Drrin që të mos kenë një varr” tha Ferit Hajdari.
    *Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në CZcams /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al

Komentáře • 6

  • @margaritalafe4491
    @margaritalafe4491 Před rokem +4

    Njeri i rritur me kaq veshtiresi e Zoti ia beri mbare te ndjeke rrugen e drejte!!! Respekte per ndergjegjien e larte , zemren e madhe e talentin tuaj!!!

  • @ndricimsina3139
    @ndricimsina3139 Před 3 lety +2

    duhet te ket qene faji i nje individi te vete tere keto vuajtje te njerezve dhe ne fund per cfar per asgje udhheqesi ai dhe askush tjeter lo