Video není dostupné.
Omlouváme se.

Histori me Zhurmues - Viti 1984 - Sezoni 2 (21 Shkurt 2010)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 4. 11. 2018
  • Nje program nga Pandi Laco
    Revolta në kampin e Qafë Barit ishte një nga ngjarjet e vitit 1984. Nuredin Skrapari dëshmitar okular i kësaj ngjarje ishte i ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço.
    Gjatë emisionit Skrapari tregoi se kjo ishte një ndër revoltat e rëndësishme pas asaj të Burgut të Spaçit.
    “Në vitin 1983 na çojnë në kampin e Qafës së barit, ishim rreth 500 të burgosur politikë të moshës 30-40 vjeç. Me vajtjen tonë rendimeti i punës u rrit shumë. Shumica nga ne kishte bërë 8-10 vjet burg. Unë i kisha bërrë mbi 10 vjet vite burg. Kur ata panë që ne punonim shumë filluan një shtrëngim, të cilin e deklaruan edhe verbalisht. Për cilindo të burgosur që nuk bënte normën 4 vagona, do të kthehej nga galeria në mencë, do të hante darkën dhe do të shkonte sërish në punë me turnin pasardhës. Këtë filluan ta bëjnë rregull. Kjo na ra në sy të gjithëve dhe njerëzit mendoninin si ta frenonin pasi ishte e pamundur që të punonin pasi kishin mbyllur turnin. Dhe mes tyre kishin menduar, llogaritë i kishin bërë mirë. Revolta ka ndodhur tek dera. Shoh Sokol Sokolin që ia merr nga dora një djalë i cili nuk kishte plotësuar normën, policit. Mbi ne shikojmë një helikopter me të cilin kishte ardhur Zyliftar Ramizi, zëvendësministri i brendshëm. Ai hipi mbi një taracë dhe kishte edhe përforcime. NJë polici që siç duket nuk i mbajtën nervat qëlloi një të burgosur, një pjesëtar i grupit thirri: Poshtë komunizmi. Dhe të gjithë të burgosurit sikur morën vetëkomandë dhe kanë përplasur këmbët dhe tundën tokën. Dhe një pjesë hyri brenda dhe një pjesë qëndruan në vend. Ndër ta ishte Sokol Sokoli, Nue Toma, Lush Bushgjokën, etj, etj. Ne që hymë brenda ndoqëm nga dritarja ngjarjen. Ata u dorëzuan, kapi ishte i rrethuar dhe nuk kishin nga shkonin. Policët u sollën shumë egër me ta, i goditën me bishta kazmash e lopatash dhe i hodhën si thasë nëpër makina. Gjyqi i tyre u për për një kohë shumë të shkurtër dhe morëm vesh më vonë që u pushkatuan. Dy ditë më vonë na mblodhën të gjithëve dhe erdhën me një listë dhe filloi druri. Nisën të më godisnin me bisht lopate, por kisha një peliçe të mirë dhe më mbrojti. Por dikush tha që tmë godasin me bisht kazme, më gotitën dhe ndjeva dhimbje më thyen brinjën. Filluan me grushta me shkelma, nuk e di sa zgjati, por unë përfundova në kolaps pa tension. Unë isha më rëndë nga të gjithë dhe kërkuan që të shkoja në spital. Kështu u mbyll kjo revoltë me gjak dhe me hekur. Revolta e dytë e të burgosurve politikë”, tha Nuredin Skrapari.
    *Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në CZcams /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al

Komentáře • 24

  • @thanaspaskali4
    @thanaspaskali4 Před 4 lety +11

    Respekte per ing. N .Skraparin . Familje e nderuar kucovare ... Kujtim Skrapari i vllai i Nuredinit , respekt dhe mirenjohje njerezore.

  • @paqizemarku4148
    @paqizemarku4148 Před 4 lety +5

    Rrespekt per Halide Lakon ish komshia ime ball per ball nje zonje e rralle.

  • @ivyvulaj8804
    @ivyvulaj8804 Před 3 lety +4

    E tmerrshme cfare kane jetuar

  • @nikopreveja3610
    @nikopreveja3610 Před 2 lety +2

    Sokol Sokoli ka qene daja im.

  • @thanaspaskali4
    @thanaspaskali4 Před 4 lety +3

    Guri Thanasi u kthye ne spiun ne burg . Dhe pas burgut aktivist i p.p.sh.- se.

  • @bgashi2423
    @bgashi2423 Před 5 lety +7

    Respekt per ajet tosukun

    • @3rjon
      @3rjon Před 4 lety +1

      Kshu esht kur e kruan bythen me gjethe figu merr me qaf gjith familjen

  • @user-kq9si8ps4ytoni
    @user-kq9si8ps4ytoni Před 5 měsíci

    Enver hoxha 😈🖤🤮😡😡

  • @komentikomenti1827
    @komentikomenti1827 Před 5 lety +1

    nuk e di per punen ne burg a jepnin lek rroge

    • @Gina-xf2mq
      @Gina-xf2mq Před 4 lety

      Paguheshin,u z' brisnin ushqimin edhe qeran dhe firmosnin cekun e bardhe.

    • @komentikomenti1827
      @komentikomenti1827 Před 4 lety

      @@Gina-xf2mq me kan thon qe pagueshin pak noshta

    • @komentikomenti1827
      @komentikomenti1827 Před 4 lety

      @@ANTIPATREA-K faliminderit Sokol qe ma hoqe kete kurozitet pastaj duke pa jeten jasht varferi te scajshme,fshatari buk misri,pa radio televizion,mjet traspori ,bibliotek, dushe, o kasollen qe e bonte vet dyshek kashte ne burg duhet te ket qen me keq , po ish te denumit thon lexoja libra o shkruja o pash ne televizion tjeter menoj qe ne hetuesi e kamp eshte ushtru dhun psikologjike e fizike praktika qe dhe sot I shofim ne gjith venet kush kundershton policia ushtron dhun po e vertet qe vinin vez te nxeta e pse u mershin me vez kur ka mijra menyra te tjera dhune dhe ne krahasim me civilet norma ishte me e modhe

    • @komentikomenti1827
      @komentikomenti1827 Před 4 lety

      @@ANTIPATREA-K faliminderi pergjigjes tuaj ,snqeriteti njohjes realitetit u njohem me disa gjera qe nuk na ishin kurr pupliku bila as ne ambjente shoqeraor tavolinash. kot nuk thon qe propaganda eshte arm shum e fuqishme Sikut te kisha munsi publikimi nivel telavizioni do te ftoja me nje deshir shum te madhe masi do ishte intervista meinteresante e 30 vjecarit te demokracis do tju ftoja ju dhe ato oficer ushtar rus qe hapen per her te pare kampet e perqendrimit nazist sa shum ngjarje shumica e shqiptareve I shofin me parapeta si kali .Menoj qe keni qen o ish I denuar o punonjes civil o efektiv drejtus , ose mbikqyres nuk ka rendesi e sigurt qe me hoqet nje kurozitet e hapet pak syt e veshet tegjith atyre qe kan nigju bath bath nje koqe e mitizime

    • @komentikomenti1827
      @komentikomenti1827 Před 4 lety

      @@ANTIPATREA-K respekte dhe nje her zoteri I nerum .Me sa kuptoj un ju jeni ai grup I vogel njerzish qe nje gabim aksidental ,o gabim I drejtesis o I akuzuar qellimisht ,o per dinjitetin tuaj e te families ju hoq liria per nj koh Shikoj nje riedukim te plot e integriten ne shoqeri d,m,th nuk jani o lindur si bishti qenit Nje fakt I vertet ku dhe te tjer kan mesu zanat e gjuh te huaj por kurr nuk e shprehin ,flasin vetem per vujtje e shoke cupa apo kokforci o nga nje her plane arratisie e sabotimi ,permysir te strukturave ligjvense e zbatuse ,Ju uroj gjith te mirat

  • @nikolaci985
    @nikolaci985 Před 4 lety

    Porno