Video není dostupné.
Omlouváme se.

Revolta e dyte e te burgosurve politike, deshmitari tregon si nisi gjithcka (Histori me Zhurmues)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 3. 06. 2020
  • Histori me Zhurmues - Viti 1984 - Sezoni 2 (21 Shkurt 2010)
    Një program nga Pandi Laco
    Revolta në kampin e Qafë Barit ishte një nga ngjarjet e vitit 1984. Nuredin Skrapari dëshmitar okular i kësaj ngjarje ishte i ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço.
    Gjatë emisionit Skrapari tregoi se kjo ishte një ndër revoltat e rëndësishme pas asaj të Burgut të Spaçit.
    “Në vitin 1983 na çojnë në kampin e Qafës së barit, ishim rreth 500 të burgosur politikë të moshës 30-40 vjeç. Me vajtjen tonë rendimeti i punës u rrit shumë. Shumica nga ne kishte bërë 8-10 vjet burg. Unë i kisha bërrë mbi 10 vjet vite burg. Kur ata panë që ne punonim shumë filluan një shtrëngim, të cilin e deklaruan edhe verbalisht. Për cilindo të burgosur që nuk bënte normën 4 vagona, do të kthehej nga galeria në mencë, do të hante darkën dhe do të shkonte sërish në punë me turnin pasardhës. Këtë filluan ta bëjnë rregull. Kjo na ra në sy të gjithëve dhe njerëzit mendoninin si ta frenonin pasi ishte e pamundur që të punonin pasi kishin mbyllur turnin. Dhe mes tyre kishin menduar, llogaritë i kishin bërë mirë. Revolta ka ndodhur tek dera. Shoh Sokol Sokolin që ia merr nga dora një djalë i cili nuk kishte plotësuar normën, policit. Mbi ne shikojmë një helikopter me të cilin kishte ardhur Zyliftar Ramizi, zëvendësministri i brendshëm. Ai hipi mbi një taracë dhe kishte edhe përforcime. NJë polici që siç duket nuk i mbajtën nervat qëlloi një të burgosur, një pjesëtar i grupit thirri: Poshtë komunizmi. Dhe të gjithë të burgosurit sikur morën vetëkomandë dhe kanë përplasur këmbët dhe tundën tokën. Dhe një pjesë hyri brenda dhe një pjesë qëndruan në vend. Ndër ta ishte Sokol Sokoli, Nue Toma, Lush Bushgjokën, etj, etj. Ne që hymë brenda ndoqëm nga dritarja ngjarjen. Ata u dorëzuan, kapi ishte i rrethuar dhe nuk kishin nga shkonin. Policët u sollën shumë egër me ta, i goditën me bishta kazmash e lopatash dhe i hodhën si thasë nëpër makina. Gjyqi i tyre u për për një kohë shumë të shkurtër dhe morëm vesh më vonë që u pushkatuan. Dy ditë më vonë na mblodhën të gjithëve dhe erdhën me një listë dhe filloi druri. Nisën të më godisnin me bisht lopate, por kisha një peliçe të mirë dhe më mbrojti. Por dikush tha që tmë godasin me bisht kazme, më gotitën dhe ndjeva dhimbje më thyen brinjën. Filluan me grushta me shkelma, nuk e di sa zgjati, por unë përfundova në kolaps pa tension. Unë isha më rëndë nga të gjithë dhe kërkuan që të shkoja në spital. Kështu u mbyll kjo revoltë me gjak dhe me hekur. Revolta e dytë e të burgosurve politikë”, tha Nuredin Skrapari.
    *Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në CZcams /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Komentáře • 23

  • @natalineprela7804
    @natalineprela7804 Před 4 lety +11

    O Zot i madh çfare fatkeqsie jo vetem per zoterine por per gjith popullin shqiptare

    • @kikikhan5009
      @kikikhan5009 Před 3 lety +5

      Fatkeqesija vazhdon bijt e bijat nipat mbesat e ketyre kelyshve të kuq po na drejtojne prap e ne populli shqipetare flem gjum. Fatmir xhafa ish hetues.Ditmir bushati djali zef bushatit sekretare i pare në shkoder. Pjerin ndreu djali zef ndreut sekretare i pare në kukes Gjon gjoni ish sekretare Partie krytare koperative maskara sa ku nuk ta merr mendja i pa ftyr hajdud krytare bashkije puke me rilindjen e shummmmm e shummmmm të tjere krej jan maskarej

    • @natalineprela7804
      @natalineprela7804 Před 3 lety

      @@kikikhan5009 Ditmiri me duket se eshte djali Sulejman Bushatit nqs nuk gaboj ka punu dikur ne komitetin e partise por ka kene njeri i mire tek tuk ka pas ndonje te mire ne radhet e tyre.

    • @kikikhan5009
      @kikikhan5009 Před 3 lety +4

      @@natalineprela7804 po si mendon se njerezit e mir i ka lejuar kush në drejtimin e partis jo moter gabohesh kelyshet e kuq kan qen e jan të gjith njësoj

    • @natalineprela7804
      @natalineprela7804 Před 3 lety +2

      @@kikikhan5009 ne fillim po jane munduar ti afrojne njerezit e mire gjithsesi kjo nuk justifikon gjerat e kqia qe kane bere.

    • @julianfier7698
      @julianfier7698 Před 3 lety +1

      @@kikikhan5009 po mgjth kyshyshet e kuq te enver hoxhes dhe komunistat spiunat xhelatet e enverit jan akoma pushtet dhe ps dhe pd e lsi e me radh pastaj. Dhe ky shtet i djegur I degjeneruar po i mban akoma qeveri ata apo ato qe kan qen ateher me enverin dhe qeveria shteti jon i djegur nuk ka ber asgje per kta njerez te ndyr qe kan torturuar dhe vrar njerzit popullin e shkret te varfer asgje skan ber por po i mban prap ne pushtet ky esht shteti jon i djegur I degjeneruar dhe ska per tu ber kuren e kures shtet ky i joni asnjiher. Dhe gjynaf njerzit populli shkret ateher qe kan vuajtur shum dhe jan vrar nga zagaret e enverit dhe ramiz alis

  • @user-tq8fs8pt5m
    @user-tq8fs8pt5m Před 7 měsíci

    😢😢😢😢😢😢

  • @nanahalilaj7404
    @nanahalilaj7404 Před rokem +3

    😢🤲🇦🇱

  • @fazligajraku1255
    @fazligajraku1255 Před rokem +4

    O nje shzet 80.vite varfri per nje njeri

  • @fatmirllamaj
    @fatmirllamaj Před 8 měsíci

    Hahaha ,heronjte e democracise na doli salovici me studentet e dhjetotit