Histori me Zhurmues - Viti 1979 - Sezoni 2 (13 Shkurt 2011)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 4. 11. 2018
  • Nje program nga Pandi Laco
    Një trupë artistike gjermane e quajtur “Megafoni i kuq” gjatë periudhës së komunizmit viziton dhe jep shfaqje në Shqipëri.
    Peter Platzman ishte një prej shoqëruesve të këtij grupi. Në një intervistë për emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço ai rrëfen se eksperiencën në Shqipëri dhe punën 3-vjeçare në RTSH me bashkëshorten e tij.
    “Ishte një trupë amatore që kishte fituar një konkurs që u bë tek ne midis të gjitha trupeve që jepnin shfaqje nëpër rrugë. Ne kemi bërë 17 shfaqje në të gjithë Shqipërinë, kemi filluar tek Akademia e Arteve dhe përfunduam tek Liqeni i Tiranës. Mbaj mend që kishte me mijëra spektatorë, pamje fantastike. Ne kishim me vete autobusin tonë e grupin e xhirimit. Në vitin 1973 unë erdha për herë të parë në Shqipëri si turist, shëtita gjithë Shqipërinë dhe u njoha me çiftin që punonte në RTSH në shtëpinë botuese të cilët kërkonin pasardhës. Në atë kohë ishte rregulluar puna mes dy partive, asaj Marksiste Leniniste dhe Partisë së Punës. Unë isha anëtar i patisë Marksiste Leniniste dhe kjo ishte një nga arsyet se përse më morën. Në fillim kemi redaktuar përkthimet e shqiptarëve, më pas mësuam vetë shqipen dhe filluam të redaktonim vetë. Gjatë periudhës që kam punuar në radio kam bashkëpunuar me teknikët e jashtëm. Nuk kishim kontakte me shqiptarët, lejen e qëndrimit e kishim vetëm për Tiranën. Në atë kohë kishim jetë sociale të mirë në Tiranë, shkonim nëpër aktivitete, shihnim shfaqje të ndryshme dhe filma dhe kjo na ndihmoi të përmirësonim edhe gjuhën.
    Një herë na vodhën biçikletat mua dhe gruas time përpara kinemasë. Dy orë më vonë na sollën biçikletet dhe u habitëm si funksiononte kaq shpejt shteti. Unë dhe gruaja ime paguheshim nga 9.500 lekë në muaj dhe nuk dinim si t’i harxhonim, nuk kishim qera për të paguar, kishim kuzhinier dhe ishim mirë, por jo në krahasim me Gjermaninë. Të huajt kishin marrëdhënie mes njëri-tjetrin. Ne ishim të survejuar, por në atë kohë nuk e kam ndjerë. Vonë e kam marrë vesh. Pas tre vitesh qëndrim në Shqipëri u riktheva në Gjermani, por vija 2-3 herë në vit”, rrëfeu Peter Platzman.
  • Zábava

Komentáře • 7

  • @supermario929
    @supermario929 Před 5 lety +7

    Peter Platzman eshte nje nga folesit me te mire te gjuhes shqipe...90% e shiptareve nuk jane ne gjendje ta flasin aq mire shqipen sa ai. Bravo.

    • @ElviJ
      @ElviJ Před 3 lety +2

      Ke shume te drejte. Por kjo ndodh edhe sepse per të, Shqipja si gjuhe eshte thesar, sepse e ka mesuar ne kondita jo tipike dhe gati i ka ndryshuar rrjedhen e jetes. Ashtu si edhe per emigrantet Shqipja nuk eshte thjesht gjuhe komunikimi por edhe lidhja me te shkuaren, pjese e identitetit etj. Ata qe jetojne ne Shqiperi, jane te rrethuar nga vete Shqiperia dhe Shqiptaret, dhe ne nje fare menyre kane "fatin" qe gjuhen ta trajtojne thjesht si mjet komunikimi, dhe ndodh qe shperfytyrohet pa e kuptuar, mjaton qe tjetri te kuptoje pak a shume ku e ke fjalen. Nuk po i jap te drejte atyre njerezve dhe rrenqethem po aq sa ti kur lexoj disa komente, por kam mesuar ta pranoj si pjese e jetes deri diku. Me pelqen qe 4 komente qe jane ketu e pergezojne gjuhen e paster Shqipe dhe edhe vete e çmojne si pasuri sepse e tille eshte. Po ashtu, kjo interviste me Peter Platzmann eshte e mrekullueshme.

  • @klodianmezi8240
    @klodianmezi8240 Před rokem

    LL lloooo
    Ikoooooooookokloooooo