Histori me Zhurmues - Viti 1978 - Emisioni 3/1 - Sezoni 1 (18 Janar 2009)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 27. 08. 2024
  • Nje program nga Pandi Laco
    Viti 1978 do të mahet mend si viti i veprave dhe inagurimeve të mëdha. Është viti kur prodhohet traktori i parë shqiptar dhe kur Shqipëria ndërpret marrëdhënien me Kinën. Por ndërsa shteti kinez ndërpreu të gjitha ndihmat ndaj Shqipërisë, klasa punëtore u mobilizua të prodhojë lodrat që mungojnë për festën e vitit të ri. Por do të mbetet në histori dhe do të kujtohet gjatë traktori i parë i prodhuar në Shqipëri. Uzina Enver fillimisht filloi punën me pjesët e ndërrimit dhe më 1978 arriti të prodhojë traktorin e parë shqiptar.
    Maqo Bleta, ish- kryeinxhinieri i Kombinatit të Autotraktorëve, ka qenë i ftuari i Pandi Laços në emisionin “Histori me zhurmues” ku ka treguar historinë e prodhimit të traktorit të parë “DT54”.
    “ Për të qenë transparent, nismëtari i parë parë për prodhimin e traktorit ka qenë ish-drejtori i asaj kohe Pilo Peristeri. Më kujtohet viti 1968 kur rreth muajit Shtator-Tetor më vjen në zyrë dhe më thotë që të prodhojmë traktorin e parë shqiptar. Fillimisht u tregova skeptik sepse Pilo nuk e dinte se çfarë volumi ishte prodhimi i traktorit, kurse unë kisha një ide të plotë se ç’përfaqëson prodhimi i një traktori. Përgatitja fillestare filloi nga fundi i vitit 1968 derisa u arrit të projektohen të gjitha pjesët dhe më pas filloi montimi i tyre. Traktori peshonte 5 ton. Që të prodhosh një traktor duhen 5 ton dokumentacione teknike dhe teknologjike. Për të prodhuar 2.500 detale nevojiteshin rreth 30 mijë emërtime të atrecaturës teknologjike duke futur këtu instrumentat prerës, instrumentat matës, modelet metalike, modelet e drurit etj. Prodhimi i traktorit merte më tepër një karakter simbolik për t’i treguar botës që edhe ne po prodhojmë me forcat tona. Mënyra se si prodhohen makinat sot në botë është krejt e ndryshme nga ajo se si e prodhuam ne traktorin. Prodhimi i pjesëve përbërëse u realizua në rrugë krejtësisht industriale, kurse montimi i traktorit fatkeqsisht u organizua në metodën e prodhimit artizanal sepse mungonin linjat e montimit. Fillimisht u llogarit të prodhoheshin rreth 12 traktorë në vit, por vitin e dytë u prodhuan 30-të. Kjo punë me kalimin e kohës u fashit sepse nëse përqëndrohej vëmendja tek prodhimi i traktorit, hiqej vëmendja nga prodhimi i pjesëve të ndërrimit”, rrëfeu Bleta.
    *Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 2002-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në CZcams /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al

Komentáře • 4

  • @arbenbeli5780
    @arbenbeli5780 Před 7 měsíci

    Mjeshtër Tonini ishte ai që realizoi shumë lloje lodrash prej druri për femijë,sisomos pas specializimit në Kinë.
    Specialist,ideator dhe novator i shquar por që fatkeqësisht nuk u vlerësua si duhet,pasi doli në pension.

  • @zever858
    @zever858 Před 3 lety

    Haleja PI