Video není dostupné.
Omlouváme se.

Histori me Zhurmues - Viti 1979 - Sezoni 2 (18 Tetor 2009)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 28. 08. 2019
  • Një program nga Pandi Laço
    “Histori me Zhurmues” u ndal sonte edhe një herë në vitin 1979, i ngulitur në mendjet e shqiptarëve si viti i tërmetit të fuqishëm të 15 Prillit në zonën e Lezhës dhe Shkodrës.
    Një ditë pashkësh, që festohej në mënyrë të fshehtë nga popullsia katolike e kësaj zone, u kthye në tragjedi. Mijëra shtëpi të rrafshuara dhe mjaft viktima ishte bilanci i kësaj ngjarjeje të rëndë.
    Si e kujton këtë ditë Vlash Vneshta, babai i vajzës adoleshente që humbi jetën e saj për të shpëtuar fëmijën 2-vjeçare, rrëfeu si e kujton këtë ditë, dekorimin për trimëri qytetare dhe ngushellimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë.
    Një tjetër personazh i ftuar ishte Syl Voci, librashitësi i Koplikut, njeriu që propagandonte librin shqiptar dhe në mënyrë të veçantë atë politik.
    Zbulam udhëtimet në zonat e thella të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe sëbashku me kinomekanikun e qytetit për të çuar kinoditaret dhe filmat e kohës aty ku depërtonin me vështirësi valët televizive.
    Në pjesën e tretë të “Histori me zhurmues” takuam një personazh spektakolar siç është Sotiraq Paskali, figura poliedrike e qytetit të Gjirokastrës. Intelektuali, veterineri që ndërroi profesionin e tij me atë të artistit të cirkut.
    Si arriti të angazhojë gjithë familjen në trupën e qytetit themeluesi i cirkut të Gjirokastrës dhe aventura e famshme tri ditore për të përshkuar me trap lumin e Vjosës, nga Përmeti deri në urën e Mifolit, ku u ndaluan nga fshatarët si diversantë. Edhe sot në moshën 70-vjeçare, ky njeri energjik aktron dhe jep kontributin e tij me artistët e rinj të Gjirokastrës./tvklan.al

Komentáře • 10

  • @b.9454
    @b.9454 Před rokem +1

    Ka qen e djela e pashkve dhe ora 09 e mengjesit ka qen termet I fort ku ka patur viktima,

    • @artor66
      @artor66 Před rokem

      Ka qene Ora 07-15 e Mengjezit!

  • @qemalhoxha3244
    @qemalhoxha3244 Před 2 lety

    Ushgomar Vlash Skena Me Hanger

  • @koliskenderi4763
    @koliskenderi4763 Před 5 lety +1

    Kan qe e kohe te lavdishme, ku me pune sakrifica dhe me ndershmeri te dalluar u realizuan te gjitha pikesynimet per te arritur stadin e shejnte te barazise shoqerore, kohe me te vertete te lavdishme.

  • @tomedemaj8584
    @tomedemaj8584 Před 4 lety

    jo jo ka qene 9:00 e mengjezit zotri

    • @artor66
      @artor66 Před rokem

      Ka qene ora 07-15 e Mengjezit!!!!Jo 9!!!!!!