Gjergj Sulioti & Petrika Rëmbeci - Përpara ecim me Partinë

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 26. 02. 2018
  • Muzika: Pjetër Gaci
    Teksti: Pjetër Gaci (Përpunuar nga Zhuliana Jorganxhi & Gjok Beci)
    Interpretues: Gjergj Sulioti & Petrika Rëmbeci
    Albumi: Gjergj Sulioti /Këngë të lehta & Festivali i 19-të i Këngës në RTSH
    Artistic direction/Historical research by Aleksandrinos Economidis
    * sq.wikipedia.org/wiki/Gjergj_....
    **Petrika Rrëmbeci
    Petrika ka lindur më vitin 1944 në Korçë ku edhe ka filluar edhe aktivitetin si këngëtar pranë estradës profesioniste në Korçë. Gjatë viteve 1968-1973 ka kryer studimet në Akademinë e Arteve ku është diplomuar për këngëtar bass-bariton. Në vitin 1974 ëmërohet solist pranë Teatrit të Operas dhe Baletit ku vazhdon profesionin e tij si këngëtar solist deri në daljen në presion. Gjatë karierës në TOB ka realizuar me sukses dhjetra role nga operat shqiptare dhe të huaja. Disponon një repertor të pasur koncertal në gjininë e këngës dhe repertorit operistik botëror. Ndër veprat e tjera lirike, ai është dalluar në rolet kryesore tek operat: "Borana", "Komisari", "Toka jonë", "Maleve për liri", "Goca e kaçanikut", "Vjosa", "Princesha e çardashit", Krahas recitaleve ka marrë pjesë në koncerte, në Anketat e Radio Tiranës, në Dekadat e Majit, në festivali i këngës në Korçë dhe në Festivali i fundvitit.
    Për herë të parë doli tek Festivali i 15-të ku këndoi dy këngë, "Në zemra kemi heroizmin" muzika Josif Minga dhe teksti Demokrat Anastasie dubluar nga Agim Quku, si dhe "E bukura Shqipëri" me muzike nga Pjetër Gaci tekst nga Fatmir Gjata dhe e dubluar nga Tonin Tërshana. Për arsye të panjohura, deri më sot u vendos që të mos merte pjesë në dy festivalet në vijim. Sidoqoftë Kthehet në mënyrë dinamike tek festivali i 18-të ku këndon dy këngë, "Marshojmë në pesëvjeçare" me muzike nga Gazmend Mullahi, tekst nga Vullnet Mato e kënduar në duet me Kastriot Agon e dubluar nga Kozma Dushi & Bahri Rustja dhe "Ideali na bashkoi" me muzika nga Lejla Agolli tekst nga Basri Bushkashi duet me Gjergj Suliotin e dubluar nga Kastriot Ago & Bahri Rustja. Pas këtij bashkëpunimi rrugët e dy këngëtarëve lirikë u bashkuan si në nivelin personal ashtu edhe në atë profesional. Përveç miqësisë së tyre të ngushtë që zgjat deri sot, të dy kanë kënduar dhjetra këngë së bashku në çdo event të kohës, si psh. tek festivali i 19-të "Perpara ecim me Partinë" me muzike dhe tekst nga Pjetër Gaci, duet me Gjergj Suliotin, e dubluar nga Ylli Muço & Agim Duro, që ndodhi të ishte pjesëmarrja e fundit e Petrikës në festivalin e madh. Disa nga duet e tyre më të famshëm që shënuan skenat e muzikës së lehtë shqiptare janë: "Këngët e trimërisë" Muzika: Agim Prodani & Teksti: Zhuliana Jorganxhi dhe Kënga e partizanit trim (Zemër nënë) me muzike dhe tekst nga Vangjo Nova. etj.
    ***Historiku i këngës
    Mbështetja e idesë së kompozitorit Pjetër Gaci për bashkëpunimin e dy këngëtarëve lirikë nga Korça, në festivalin e mëparshëm (18-të) për këngën "Ideali na bashkoi" të Lejla Agollit, tashmë e bëri të krijojë një këngë mbi këtë bashkëpunim. Sipas protagonistëve, kënga duket se është krijuar shumë kohë përpara afatit të zakonshëm të këngëve kandidate të festivalit të madh, fakt që e dëshmon edhe teksti i shkruar nga vetë kompozitori i madh, pa ja besuar do një tekstshkruesi të kohës. Gaci, i cili duket se kishte një dobësi të madhe ndaj Gjergj Suliotit, ka rrëfyer se gjithmonë shkruante këngë sipas specifikave vokale të Suliotit, duke e ftuar gjithmonë që të punonin së bashku përpara formës së tyre përfundimtare.Sidoqoftë, në këtë rast, ai veproi ndryshe, pasi donte të largohej nga bastisjet e vendosura që i kërkonin të shkruante për Partinë,
    Kështu që prej fillimit ai kishte vendosur të shkruante një këngë më të lehtë, që në një version do të këndohej nga dueti i ri artistik që kishte spikatur dhe nga ana tjetër, nga artisti i ri Ylli Muço dhe baritoni Αgim Duro cili disa vjet më parë kishte kënduar këngën "Grusht bashkuar rreth partisë" sëbashku me Gjergj Suliotin. Kënga hapi natën e dytë të festivalit 26.12.1980 si zakonisht, por pas 2 këngësh këngëtari lirik Gjergj Sulioti doli sërisht në skenë për të kënduar këngën e tij të dytë Për jetën tonë të re, me muzike nga Vladimir Kotani, tekst nga Valdete Andoni, një duet me Liliana Kondakçi. Paradoksi i çështjes është që në finale kaloi vetëm kënga 'Përpara ecim me Partinë' duke e bërë të qartë se Gjergj Sulioti preferohej vetëm me këngë të thella politike dhe jo balada erotike. Kënga u interpretua në mes të natës finale, e 8-ta në radhë me 27.12.1980 por nuk mori asnjë çmim

Komentáře • 5

  • @artansina7298
    @artansina7298 Před 2 lety +4

    Shume flm Gjergj Sulioti. Me keto kenge u rritem. Te varfer por keto kenge ishin ushqimi. Nuk jam nostalgjik i komunizmit, e urrej ate sistem, por dashuroj zerin e paster, shpirtin e Gjergjit me koleget e tij qe na mbushnin shpirtin me zerin e tyre.

  • @Tiranawest
    @Tiranawest Před rokem +1

    Muzike e zera kryeveper! Masterpiece!

  • @lirard
    @lirard Před 3 lety +1

    ⭐⭐⭐⭐⭐

  • @abcd-yv1tl
    @abcd-yv1tl Před 3 lety

    👍👋

  • @teodorkaskiewicz8423
    @teodorkaskiewicz8423 Před 3 lety

    Do you have the text of this song? As I remember, it was in description, but now it isn't there