Gjergj Sulioti & Agim Duro - Grusht bashkuar rreth partisë

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 25. 08. 2024
  • Musika: Pjetër Gaci
    Teksti: Petraq Risto.
    Interpretues: Gjergj Sulioti ft Agim Duro
    Album: Gjergj Sulioti /Këngë të lehta
    Artistic direction/Historical research by Aleksandrinos Economidis
    **Gjergj Sulioti: sq.wikipedia.o....
    Pjetër Gaci
    Kompozitor shkodran, violinist dhe pedagog i muzikës klasike. Ishte pedagog në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve. Rrugën e artit e filloi si violinist dhe u bë themeluesi i muzikës violinistike shqiptare. Arriti maja me kompozimin e këngës, si te “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”. Në vitin 1967, bëhet drejtor i cirkut të Tiranës, i Estradës dhe i Teatrit të Kukullave të qytetit. Në vitin 1970, është kompozitor në krijimtari të lirë dhe pas vitit 1976 vendoset përfundimisht në Shkodër, ku krahas kompozimit u për-kujdes edhe për klasën e violinës në shkollën e mesme artistike "P.Jakova" të këtij qyteti. Ai ka meritën të ketë kompozuar të parin koncert për violinë në historinë e muzikës shqiptarë, të parën baladë për violinë dhe piano, si dhe të jetë anëtar i Trios së parë instrumentale (pranë TOB, 1956). Prirja kryesore në krijimtarinë e tij do të mbetet muzika vokale, në të cilën ka lënë shembuj të paharruar veprash që nga kënga e deri tek opera, si opera "Toka jonë", "Përtej mjegullës", kantata "O moj Shqipni, e mjera Shqipni", "Për ty Atdhe"
    ***Historiku i këngës
    Kënga hapi natën e dytë të Festivalit të 16-të të Këngës në Radiotelevizion në 27 Dhjetor 1977. Αrriti në natën finale të 28 Dhjetor 1977 dhe u shfaq e 9-ta në rradhe por nuk fitoi asnjë çmim. Një marsh ushtarak që kompozitori Pjetër Gaci ua besoi dy këngëtarëve të rinj lirikë nga Korça Gjergj Suliotit dhe Agim Duros, megjithatë, në përsëritje atë e kënduan dy këngëtarë krejtësisht ndryshe Kastriot Ago dhe Bahri Rustja duke i dhënë një nuancë krejtësisht të ndryshme muzikore dhe vokale. Teksti është i Petraq Ristos.
    Teksti nga Pierre Simsia
    GRUSHT BASHKUAR RRETH PARTISË.
    I
    Me daltën e kohës
    Gdhendëm monumentin
    Në formën e grushtit
    Simbol uniteti.
    II
    Pyesim ne Pezën
    Në mermer, ç'të gdhendim?
    O një grusht të ndezur
    Nga zjarri i kuvendit.
    III
    Shqipëri lulëkuqe
    Me rrënjë unitetin
    Ne me duart tona
    Historinë po gdhendim.
    IV
    Dhe gëzon punëtori
    Dhe gëzon fshatari
    Grushtet kanë bashkuar
    Si fishekë gjerdani.
    V
    Populli në këmbë
    Me Partinë në ballë
    Në çdo rrethim e n'çdo bllokadë
    Dalim fitimtarë.
    VI
    Pyesim veteranët
    Në mermer, ç'të gdhendet
    O të gjithë shqiptarët
    Vargmale qendrese.
    VII
    Me dy krahë shqiponjash
    Suferinat çanë
    Popull e Parti
    Shqiponjë me dy krahë.
    VIII
    Shqipëri lulëkuqe

Komentáře • 23

  • @arbenrama2011
    @arbenrama2011 Před 7 měsíci

    Respekt pa fund për gjithë brezat e punës që ndertuan Shqipërinë e mrekullueshme! Poshtë maskarenjtë e sotëm që e shitën Vendin!

  • @zemijebekuli5850
    @zemijebekuli5850 Před 5 měsíci

    Lavdi ENver Hoxhes

  • @Tiranawest
    @Tiranawest Před rokem

    Muzike dhe vokale madheshtore 👏👏👏👏

  • @nicknick9621
    @nicknick9621 Před 3 lety +1

    Kishe nuk kishe deshire, ne ekran do dilje i gezuar, se keshtu donte diktatura dhe dikatatori. Gjithsesi, zeri i Gjergj Suliotit, pavaresisht kontekstit politik eshte grandioz.

  • @lirard
    @lirard Před 3 lety +1

    Gj. Sulioti degjohet me qarte se kolegu, kuptohet cdo fjale.
    dua ndihme per strofen e 2te kenduar nga P. Rembeci

    • @suliotiofficial7027
      @suliotiofficial7027  Před 3 lety +1

      Eshte Agim Duro, do tekstin?

    • @lirard
      @lirard Před 3 lety

      @@suliotiofficial7027 rrofsh. tekstin desha, nese te ndodhet

    • @suliotiofficial7027
      @suliotiofficial7027  Před 3 lety +1

      @@lirard E ke me lart nga Pierre Simsia

    • @lirard
      @lirard Před 3 lety

      @@suliotiofficial7027 falenderime per z. Pierre

  • @titobullari2599
    @titobullari2599 Před 3 lety +2

    Sa te lumtur kane shqiptaret ,edhe karroca nuk kane pasur

    • @zapatazapatino3587
      @zapatazapatino3587 Před 3 lety +1

      Ishin shume me te lumtur, shume me te edukuar, dhe te kulturuar se ty, sepse punonin per vendin e tyre dhe jetonin ne vendin e tyre.

  • @arturvalteri5871
    @arturvalteri5871 Před 3 lety +1

    Te ka lezet shpirti

  • @marianlaca9891
    @marianlaca9891 Před 3 lety

    Kete meriton ky milet atehere edhe sot

  • @lirard
    @lirard Před 4 lety +1

    perle 💎

    • @suliotiofficial7027
      @suliotiofficial7027  Před 3 lety

      Faleminderit edhe per permbledhjen e kengeve ne listat e festivaleve. Ke bere nje pune kolosale.

    • @lirard
      @lirard Před 3 lety

      @@suliotiofficial7027 flm. Ti githashtu vazhdon punen 💪

  • @bahrirustja1133
    @bahrirustja1133 Před 3 lety

    Kete duet nuk e Ka kenduar ne perseritje Petrit Lulo por Bahri Rustja dhe i ndjeri Kastriot Ago.

  • @jozefi46
    @jozefi46 Před 3 lety +1

    Kjo kenge ka hapur naten e dyte (27.12.1977) te festivalit 16. Perseriti dueti Kastriot Ago-Petrit Lulo. Doli ne finale por nuk mori çmim.

    • @suliotiofficial7027
      @suliotiofficial7027  Před 3 lety

      Janë të përmendura detajet brenda te linku.

    • @bahrirustja1133
      @bahrirustja1133 Před 3 lety

      Dubluar nga Bahri Rustja e i ndjeri Kastriot Ago

    • @jozefi46
      @jozefi46 Před 3 lety

      @@bahrirustja1133 Une i kam te regjistruara direkt nga festivalet. Kete kenge e ka perseritur dueti: K. Ago - P. Lulo. Dueti: Kastriot Ago - Bahri Rustja ka perseritur nje kenge tjeter: "Ideali na bashkoi" qe ka hapur naten e dyte (27.12.1979) te festivalit 18-te, kenduar ne variantin e pare nga dueti: Gjergj Suljoti - Petrika Rrembeci.