Gjergj Sulioti - Rritesh nëpër vite (Live Festivali i 22-të i Këngës në RTSH)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 25. 08. 2024
  • Muzika: Pjetër Gacit
    Teksti: Hysni Milloshi
    Interpretues: Gjergj Sulioti
    Albumi: Gjergj Sulioti /Këngë të lehta & Festivali i 22-të i Këngës në RTSH
    Artistic direction/Historical research by Aleksandrinos Economidis
    *Gjergj Sulioti: sq.wikipedia.o....
    ****Falenderime dhe mirënjohje të përzemërta për faqen "AKTORËΤ SHQIPTARË" që na mundësoi vidjon.
    ***Pjetër Gaci
    Kompozitor shkodran, violinist dhe pedagog i muzikës klasike. Ishte pedagog në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve. Rrugën e artit e filloi si violinist dhe u bë themeluesi i muzikës violinistike shqiptare. Arriti maja me kompozimin e këngës, si te “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”. Në vitin 1967, bëhet drejtor i cirkut të Tiranës, i Estradës dhe i Teatrit të Kukullave të qytetit. Në vitin 1970, është kompozitor në krijimtari të lirë dhe pas vitit 1976 vendoset përfundimisht në Shkodër, ku krahas kompozimit u për-kujdes edhe për klasën e violinës në shkollën e mesme artistike "P.Jakova" të këtij qyteti. Ai ka meritën të ketë kompozuar të parin koncert për violinë në historinë e muzikës shqiptarë, të parën baladë për violinë dhe piano, si dhe të jetë anëtar i Trios së parë instrumentale (pranë TOB, 1956). Prirja kryesore në krijimtarinë e tij do të mbetet muzika vokale, në të cilën ka lënë shembuj të paharruar veprash që nga kënga e deri tek opera, si opera "Toka jonë", "Përtej mjegullës", kantata "O moj Shqipni, e mjera Shqipni", "Për ty Atdhe"
    ***Historiku i Kënges
    Kënga u interpretua e gjashta në radhë natën e parë të Festivalit të 22-të Këngës në RTSH dhe e katërmbëdhjeta dhe e fundit në natën finale. Me muzikë të Pjetër Gacit dhe tekst të Hysni Milloshi, kënga u përsërit nga Shpresa Rranxa dhe fitoi Çmimin e tretë, ndërsa gojëdhënat thonë se gjatë dy netëve të para komisioni synonte t'i jepte vendin e parë, por për arsye të panjohura deri më sot, u bë ndërhyrje nga partia për të fituar Çmimin e parë një këngë që çuditërisht nuk lavdëronte diktatorin. Vlen të përmendet këtu, se kjo këngë do ishte pjesëmarrja e fundit në për festivalet e këngës të Radio Televizionit, si për këngëtarin e mirënjohur të Operas Gjergj Sulioti ashtu dhe për Shpresa Rranxën

Komentáře • 9