Petrika Rëmbeci - E bukura Shqipëri

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 25. 08. 2024
  • Muzika: Pjetër Gaci
    Teksti: Fatmir Gjata
    Interpretues: Petrika Rëmbeci (Dubluar nga Tonin Tërshana)
    Albumi:Petrika Rëmbeci /Këngët e lehta të festivaleve të viteve dikur & Festivali i 15-të i Këngës në RTSH
    Artistic direction/Historical research by Aleksandrinos Economidis
    @Kanali Sulioti Official publikon krijimtarinë e Petrika Rëmbecit për shkak të kontributit të tij artistik, gjithmonë me leje nga familja e tij.
    *Petrika Rëmbeci
    Ka lindur në vitin 1944 në Korçë ku edhe ka filluar aktivitetin si këngëtar pranë estradës profesioniste. Babai i i tij artistik konsiderohet mjeshtri i fizarmonikës Abaz Hajro, i cili e shtyu që në moshë të re në festivalet e Korçës. Gjatë viteve 1968-1973 ka kryer studimet në Akademinë e Arteve pranë të madhit Ramiz Kovaçi, ku edhe është diplomuar për këngëtar bass-bariton. Madje gjatë provimit përfundimtar të diplomës, dhëmbi i tij u ënjt papritur, por Petri prapë u dallua dhe mori notën 10.
    Në vitin 1974 ëmërohet solist pranë Teatrit të Operas dhe Baletit ku vazhdon profesionin e tij si këngëtar solist deri në daljen në pesion në vitin 1999.. Gjatë karierës në TOB ka realizuar me sukses dhjetra role nga operat shqiptare dhe të huaja. Disponon një repertor të pasur koncertal në gjininë e këngës dhe repertorit operistik botëror. Ndër veprat e tjera lirike, ai është dalluar në rolet kryesore si: "Panajoti, opereta “Dhëndrri u transferua”, Gjni , opera “Mrika” Agjenti I, opera “Goca e Kaçanikut”; Meti, opera “Toka jonë”; Gjon Flamura, opera “Skënderbeu” (skenë nga opera); Tregtari venedikas, opera “Borana”; Gjergji, opera “Vjosa”; Ademi, opera “Komisari”, etj. Ka një repertor të pasur edhe nga operat e njohura botërore ku do të veçojmë disa nga rolet e tij më të spikatur si: Don Basilio, opera “Berberi i Seviljes”; Doktor Grenvil, opera “La Traviata”; Colline, opera “La Boheme”; Sparafucile, opera “Rigoletto”, Nurabadi, opera “Peshkatarët e perlave”; Sciarrone, Cesare Angelotti, opera “Tosca”; Gjenerali Ronsdorf, opereta “Princesha e Çardashit”; Zuniga, opera “Carmen”.
    Krahas recitaleve ka marrë pjesë në koncerte, në Anketat e Radio Tiranës, në Dekadat e Majit, në festivale të ndryshme dhe në Festivalin e fundvitit.
    U cilësuan si "dueti i artë" bashkë me tenorin Gjergj Sulioti, pasi kishin shumë këngë të përbashkëta. Ka realizuar gjithashtu një numër të madh koncertesh të ndryshëm vokalë si në Shqipëri ashtu edhe në turne jashtë shtetit si Turqi, Itali Jugosllavi e Greqi. Repertori i tij koncertor përfshin një gamë të gjerë gjinish me arie, romanca, këngë popullore dhe këngë të muzikës së lehtë.
    **Historiku i këngës
    Studimet kishte përfunduar dy vjet më parë në Institutin e Lartë të Arteve dhe tashmë ishte emëruar në Teatrin Kombëtar të Operas duke mishëruar rolet e tij të para, fama e tij ishte përhapur tashmë te kompozitorët e mëdhenj të kohës, që kërkonin me padurim të përmirësonin nivelin e festivalit të RTSH-së me këngëtarët lirikë profesionistë. Kompozitori i madh Pjetër Gaci, pa e ditur Petrika pasi i kishte dëgjuar aftësitë e tij vokale, kishte kompozuar një këngë ekskluzivisht për vete. Megjithatë, kontaktet në Tiranën e asaj kohe nuk ishin të lehta. Kompozitori i madh ishte përpjekur shumë herë të kontaktonte me këngëtarin korçar, por situata nuk e kishte lejuar, ndërkohë që tashmë kishte ardhur Nëntori dhe kishin filluar përgatitjet për festivalin. Kompozitorët ua kishin dhënë këngët e tyre këngëtarëve dhe kishin nisur provat me orkestrën.Lista e Festivalit ishte pothuajse e mbyllur dhe përgjegjësit i kërkonin kompozitorit të zgjidhte dyshen që do të interpretonte këngën e tij që procedura të vazhdonte. Presioni ishte i madh ndaj Gacit i cili kërkoi shtyrje për dy ditë. Në të njëjtën ditë, pasi u njoftua nga sekretari e operës se Petrika ishte në një fshat jashtë Tiranës për punën e tij fizike, Gaci siguroi një mjet transporti, mori partiturat dhe nxitoi të gjente këngëtarin. Pas shumë aventurash deri sa e gjeti, Gaci iu afrua dhe i tha: "Kam dy muaj që të kërkoj, mor burri i dheut, ku je fshehur? Të kam shkruar një këngë për në Festivalin e Madh, por që duhesh ta mësosh për dy ditë, se nuk kemi kohë." Vetë Petrika, pranonte më vonë: "Atë ditë sa s'më ra pika kur e pashe Gacin atje. Nuk arrita t'i thοsha jo. Atë natë në shtëpinë e tij nisëm provat. Së bashku vendosëm që i vetmi këngëtar që mund ta dublonte në këto rrethana, ishte Tonini. Ai pranoi me kënaqësi. Τë tre kemi punuam për këngën "E bukura Shqipëri". Por secili i dha shenjën e tij." Thuhet se në provat e fundit është afruar Vaçe Zella për t'i uruar, dhe i ka thënë Gacit "Një nga këngët që do të doja ta këndoja unë". Kënga u interpretua në natën e dytë, e parafundit, fakt që nënpuptonte çmim. Mori shumë duartrokitje. Më në fund fitoi çmimin e tretë . U bë hit brenda pak ditësh, e bëri të famshëm Petrin në gjithë vendin dhe vulosi bashkëpunimin dhe miqësinë brilante që do të pasonte me Gacin.

Komentáře • 5

  • @nuriethomo2210
    @nuriethomo2210 Před 2 lety

    Shum bukur

  • @petrossakka9875
    @petrossakka9875 Před 2 lety +1

    të lumtë goja adash .ku ka si korça jonë me gjithë këta këngëtarë që ka

  • @jozefi46
    @jozefi46 Před 2 lety

    Kjo kenge eshte kenduar naten e dyte (24.12.1976) te festivalit 15-te, e parafundit ne radhe. Perseriti: Tonin Tershana. Mori çmim te trete.

    • @suliotiofficial7027
      @suliotiofficial7027  Před 2 lety

      Brenda në link gjeni historikun e këngës si gjithmonë!!!

    • @Stalker.autori
      @Stalker.autori Před 7 měsíci

      Refreni i kesaj kenge eshte, nga fillimi në fund, kopje e nje kenge shume te njohur libaneze te vitit 1972 : "Always in My Heart" te Elias Rahbani, nje kantautor i njohur libanez : czcams.com/video/n5Isdgiu9FA/video.html