Gjergj Sulioti - Mësuesi i parë

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 25. 08. 2024
  • Muzika: Luan Zhegu
    Teksti: Zhuliana Jorganxhi & Tonin Miloti
    Interpretues: Gjergj Sulioti
    Dirigjent i Orkestrës së Radios dhe Televizionit: Ferdinand Deda
    Albumi: Gjergj Sulioti /Këngë të lehta
    Kënduar në koncertet e Majit 1978
    Artistic direction/Historical research by Aleksandrinos Economidis
    sq.wikipedia.o....
    *Kënduar në Koncertet e Majit të vitit 1978 ku fitoi edhe Çmimin e parë. teksti nga Zhuliana Jorganxhi dhe Tonin Miloti, muzika nga Luan Zhegu dhe aranzhimi nga Alqi Kareco. Νjë këngë që e shënoi udhëtimin artistik të Gjergj Suliotit deri më sot, pasi siç ka thënë dhe ai vetë në një intervistë: "Shqiptarët ende më thërrasin në rrugë, në autobus, në opera, në koncerte dhe kafene pas 40 vitesh mësuesi i parë, kjo kënge tashme jam unë".
    **Luan Zhegu është një nga kantautorët më të suksesshëm shqiptarë, me një talent që e ngjiti në skenat më prestigjoze muzikore. I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, për kthjelltësinë dhe cilësinë e zërit, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor ai ka marrë titullin “Mjeshtër i madh i skenës”. Një titull sa i merituar aq sa dhe pak i çuditshëm për sistemin e vlerësimit të artistëve të suksesshëm. Si të gjithë intelektualët shqiptarë dhe sot Luan Zhegu vuan zhgënjimet e një shoqërie që rri larg artistit të vërtetë. Ai sot është i papunë me gjithë vlerat e tij, me gjithë titujt dhe kontributet e mëdha që ka dhënë ndër vite për muzikën shqiptare. Ndonëse nuk ndjehet kurrë larg nga ai lëmsh i madh shpirtëror që i shpërthen në një muzikë të plotë, të veçantë dhe tejet moderne. Interesi i tij për politikën nuk e ka larguar kurrë nga pasioni i tij i madh: muzika. Për të cilën ndjehet tërësisht xheloz. Me angazhimin e tij në politikë, përkatësisht me të majtën disa vite më parë, kantautori e dinte që ndërmerrte një risk. Ai kishte bërë një emër të mirë në muzikë, por që nuk i kushtoi shumë, sepse asnjë fans i tij nuk u largua nga ky angazhim. Emri i tij mbeti i paprekur, bile mori vlera akoma më njerëzore. Edhe në pozicionet si kryetar minibashkie ai tregoi gjithnjë të njëjtin karakter: i qetë, i ndjeshëm, social, familjar dhe i ekuilibruar. Qëndronte pranë halleve të tjerëve me zemërgjerësi dhe thjeshtësi duke i ndihmuar sa mundej. Ndonëse kandidimi i tij për deputet nuk pati fund te lumtur përsëri ai nuk e ndjen veten larg politikës, edhe pse fushata elektorale i solli largimin e gruas së tij nga puna. Indiferencën e politikës ndaj tij e justifikon me problemet e shumta dhe të papritura që sjellin situatat shqiptare njëra pas tjetrës. Ai vazhdon të krijojë dhe të merret me muzikën e tij duke u përgatitur për kompeticionet më serioze të muzikës nga të cilat nuk mungon kurrë. Jeta, sipas tij, është e mbushur gjithnjë me të papritura. Çdo eksperiencë duhet të ruhet si Asi Spathi nën mëngë.
    ***Zhuliana Jornanxhi
    Zhuliana Jorganxhi lindi në një familje me tradita muzikore. Është një nga katër fëmijët e këngëtarit veteran "Artistit të Merituar" Gaqo Jorganxhi, që për 65 vjet këndoi pa rreshtur si solist dhe në grupin e mirënjohur të këngëve karakteristike korçare "LIRA".
    Mësimet e para dhe ato të mesme i mbaroi në qytetin e lindjes më 1964. Më vonë ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës,në fakultetin Histori-Filologji dhe krahas tij ndoqi pranë Fakultetit të Shkencave Juridike, kursin dyvjeçar të gazetarisë, duke u diplomuar njëkohësisht si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe për shkollën e mesme dhe si gazetare. Për më shumë: sq.wikipedia.o...

Komentáře • 21

  • @jahoshkoza9523
    @jahoshkoza9523 Před 5 měsíci +2

    RIP i madhi Gjergj Sulioti.

  • @astritsali4246
    @astritsali4246 Před 4 měsíci +1

    Nje kengetar pe Korce,respekte.Flm.A.Sali.

  • @ilirjanmitre2296
    @ilirjanmitre2296 Před 3 měsíci

    Gjergj Sulioti nuk jeton fizikisht, por zëri i tij në këtë këngë të mrekullueshme dhe në shumë këngë të tjera do të jetojnë gjatë.
    I paharruar !

  • @user-zi7ke4mo6w
    @user-zi7ke4mo6w Před 10 měsíci +4

    mbaj mend c'fare respekti kishim per mesuesit, c'fare kohe, kur respekton dike ndjehesh mire sidomos kur respekti eshte reciprok.

  • @shpetimcucka2317
    @shpetimcucka2317 Před dnem

    Himn!

  • @kolgjokaj7329
    @kolgjokaj7329 Před 2 lety +4

    Tekst shume i bukur e interpretimi brilant nga Gjergj Suljoti.

  • @Itni3768
    @Itni3768 Před 6 měsíci +2

    Super ne jeten time gjithmon

  • @gianmarco0757
    @gianmarco0757 Před 3 lety +5

    Nuk ka rendesi koha sa ka rendesi thelbi i kesaj kenge.

  • @raimondakamberi4261
    @raimondakamberi4261 Před 3 lety +10

    Respekt per Ju I madhi Gjergj Sulioti Jeni I mrekullueshem Presim kenge te tjera nga ju ❤️❤️

  • @orimece727
    @orimece727 Před 2 lety +4

    Gjergji je Gjigand Tekst Dritherues te sembon Gjoksin

  • @klevimilan1349
    @klevimilan1349 Před 3 lety +4

    Kenge qe nuk do vdesin Kurre

  • @anibee9690
    @anibee9690 Před 3 lety +5

    Te mallengjen kenga, mbas 45 vitesh takoj mesuesen e klase se pare dhe jo ne shqiperi po ne Toronto Canada

  • @antoniomatishi2534
    @antoniomatishi2534 Před 3 lety +6

    super kenge

  • @klevimilan1349
    @klevimilan1349 Před 3 lety +4

    Kenge Shume Brilante

  • @mulitirone3698
    @mulitirone3698 Před 2 měsíci

  • @adriancecollari3373
    @adriancecollari3373 Před 9 měsíci +4

    Kompozim i Tironsit tim Luan Zhegu me tekst te Hysni Milloshit..

  • @lavdieasllani4586
    @lavdieasllani4586 Před 5 měsíci

    Lot 🥹🥹

  • @butrintkusari4488
    @butrintkusari4488 Před 4 lety +5

    Kryeveper