Shije Shtëpie - Patëllxhanë të mbushur vegjetarianë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 5. 05. 2024
  • #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
    3-4 patëllxhanë të mëdhenj
    Vaj
    Kripë
    Rigon i thatë
    1 spec pikant
    2 speca të kuq
    3 speca jeshil
    60 gr ullinj të zi
    1 lgj kaperi
    80 gr djathë kaçkavall
    3 feta bukë
    Fillimisht pastrojmë patëllxhanët, i presim ato në gjysma duke mos i shkëputur ato nga bishti. I pastrojmë tulin nga brenda duke i dhënë formën e një varke ku pjesët anësore të saj të jenë 0,5cm. I vendosim patëllxhanët në tavën e lyer me pak vaj. Po ashtu edhe patëllxhanët i lyejmë me pak vaj e më pas vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë për 15 minuta. Ndërkohë që pjekim pak patëllxhanët, vendosim një tigan në zjarr dhe ngrohim pak vaj dhe pasi presim në kubikë të vegjël tulin e patëllxhanit, e kurdisim në tigan sa të ulë volumin duke shtuar që në fillim pak kripë dhe pak rigon. Kaurdisim patëllxhanët sa të zverdhen, më pas i largojmë nga tigani dhe i lëmë mënjanë.
    Shtojmë në tigan pak spec pikant e më pas shtojmë specat e prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë pak kripë. Shtojmë në tas specat e gatuar, tulin e patëllxhanëve, ullinjtë e prera në unaza, kaperi, djathin, bukën në kubikë të vegjël e piper të zi. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas. Mbushim patëllxhanët e pjekur e më pas i vendosim ato në furrë në temperaturë 180 gradë për 15 minuta.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
  • Komedie

Komentáře • 6

  • @MILANO1898
    @MILANO1898 Před 12 dny +1

    Te lumshin duart faleminderit qe na kujton per te ber dreken

  • @MILANO1898
    @MILANO1898 Před 12 dny +1

    E ndryshojme menun ju shof ju pastaj gatuaj

  • @violandanecaj7210
    @violandanecaj7210 Před 12 dny +1

    Komplimenta per opsionet e gatimit,a mundesh ndonje here te na tregosh komposto me qershi FLM

  • @VloraVlora-bo6vw
    @VloraVlora-bo6vw Před 12 dny +1

    Kafer cfar eshte me se behet na e thoni shqip .

    • @vjollcaxhunga8344
      @vjollcaxhunga8344 Před 12 dny

      Kaperin mund ta gjeni ne raftet e çdo supermarketi.Eshte kokrra e vovel e nje shkurreje mesdhetare e cila perdoret ne gatimet tona ler ti dhene atyre shije por dhe vlera ushaimore.