Shije Shtëpie - Akullore me çokollatë, vetëm 3 përbërës nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 6. 05. 2024
  • #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
    380 gr qumësht të kondensuar
    280 gr çokollatë fondente
    600 ml krem pana ëmbëlsire
    Në një tenxhere vendosim qumështin e kondensuar e më pas e vendosim tenxheren në zjarr në temperaturën mesatare më qëllim që qumështi të ngrohet. Shtojmë çokollatën të copëtuar dhe fillojmë të përziejmë ngadalë të dy përbërësit derisa çokollata të shkrihet. E largojmë tenxheren nga zjarri dhe fillojmë të përziejmë derisa qumështi me çokollatën e shkrirë të ftohet pak. Në një tas vendosim kremin e panës dhe fillojmë të përzierjmë me rrahëse elektrike derisa shohim që rrahet lehte kremi.
    Fillojmë të shtojmë lugë e lugë krem pana të rrahur në tenxheren me çokollatën e shkrirë kur të shtuar gjysmën e panës shtojmë masën e përzierë të çokollatës në tasin e panës, e përziejmë ngadalë gjithmonë me spatul ( jo me rrahëse elektrike ) derisa e gjithe akulloroja të jetë përzierë mirë e vendosim në një tas të mbuluar me kapak ose me celefon Fino dhe e vendosim në frigorifer për 4 orë. Më pas e shërbejmë.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
  • Komedie

Komentáře • 4

  • @mmustafa9974
    @mmustafa9974 Před 26 dny

    Ju lumshin duart zonja vjollca por na i shkruani pak recetën 🥰

  • @VjosaDuraku
    @VjosaDuraku Před 21 dnem

    Zonja Vjollca te lumshin duart, une do e provoj e do le perseri komentin tim se si doli❤️

  • @MILANO1898
    @MILANO1898 Před 25 dny

    Voci te lumshin duart je nje yll

  • @florindajordani827
    @florindajordani827 Před 24 dny

    Te lumshin duar ❤️