Rreze Dielli - Patëllxhanë të mbushur nga Silvana Musej, shefe kuzhine në Itali

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 11. 05. 2023
  • #rrezedielli #reportTV
    E ftuar në këndin e gatimit shefja e kuzhinës, që jeton e punon në Itali Silvana Musej, e cila gatuan recëtën e Patëllxhanë të mbushur njësoj siç e gatuante mamaja e saj.
    Patëllxhanë të mbushur
    4 patëllxhanë
    1 karrotë
    1 spec i kuq
    1 spec jeshil
    2 qepë
    500 gr mish i grirë
    2 lgj salcë domate
    3 domate
    Vaj ulliri
    Kripë
    Piper i zi
    Piper i kuq
    Bimë aromatike
    Fillimisht pastrojmë patëllxhanët dhe i vendosim në ujë me kripë. Më pas presim të gjitha perimet në kubikë. Kaurdisim mishin e grirë derisa të kokrrizohet, shtojmë qepët, karrotat, pjesët e brendshme të patëllxhanëve dhe gradualisht domatet dhe specat. I kaurdisim të gjitha duke shtuar bimët aromatike dhe erëzat bashkë me salcën. Bëjmë mbushjen e patëllxhanëve me harxhin dhe i vendosin në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 50 minuta.
  • Zábava

Komentáře • 8