Shije Shtëpie - Kunguj të mbushur me mish të grirë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 4. 05. 2023
  • #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
    1 kg kungulleshka
    1 qepë
    400 gr mish të grirë
    300 gr domate
    80 gr oriz
    Kripë dhe piper i zi
    Kopër
    Vaj ulliri
    Fillimisht pastrojmë kungullin dhe me grirësen e patateve i qërojmë shumë hollë. Më pas i japim formën që preferojmë. I largojmë tulin me ndihmën e një luge të vogël e më pas kungujve i japim një skuqje të lehtë dhe i vendosim në furrë që do t’i pjekim. Tulin e kungujve që gërryem e grijmë shumë imët, qepën po ashtu e presim në kubikë shumë të vegjël dhe e kaurdisim atë në tigan derisa të tretet.
    Shtojmë mishim e grirë dhe e kaudisim vetëm sa të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë tulin e kungullit, e përziejmë për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë orizin të cilin e kemi shpëlarë mirë. Përziejmë të gjithë përbërësit së bashku e më pas shtojmë domtatet e qëruara të prera në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe kopër. Largojmë tiganin nga zjarri e më pas mbushim kungujt. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 190 gradë për 30-40 min.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
  • Komedie

Komentáře •