Shije Shtëpie - Mënyra më e thjeshtë për të gatuar patëllxhanë të mbushur nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 26. 02. 2024
  • #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
    3 patëllxhanë ( të mëdhenj )
    30 ml vaj ulliri
    Kripë + piper të zi + hudhër pluhur
    0.5 lugë çaji piper i kuq
    0.5 lugë çaji rigon
    Mbushja
    1 qepë
    2 speca të kuq
    4 thelpinj hudhra
    Kripë + piper të zi
    300 gr mish të grirë
    0.5 lugë çaji piper i kuq i ëmbël
    3 lugë gjelle koriander e freskët
    250 gr pure domate
    Pak kumin
    0.5 gotë ujë
    150 gr mozzarela
    60 gr parmixhano
    Rigon
    Vaj ulliri
    Pasi i kemi pastruar patëllxhanët, i presim në feta për së gjati në trashësi 1 cm e më pas i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. Në një tas të vogël vendosim 30 ml vaj ulliri, kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhër pluhur, rigon, i përziejmë mirë dhe me ndihmën e një furçe lyejmë fetat e patëllxhanëve nga të dy anët e më pas i vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 20 minuta.
    Ndërkohë grijmë në kubikë të vegjël 1 qepë mesatare dhe e kaurdisim atë për 3 minuta duke shtuar 2 speca mix të prera dhe ato në kubikë të vegjël. Shtojmë kripë dhe piper të zi dhe vazhdojmë përzierjen, hudhrat e grira imët e më pas mishin e grirë, piper të kuq, pak xhinxher dhe kumin nëse dëshironi. Shtojmë pak ujë dhe e lëmë të ziejnë për 10 minuta.
    Në një tepsi tjetër përsëri me letër pjekje, vendosim feta patëllxhani të pjekura tashmë më parë. Mbulojmë sipërfaqen e tyre me 2 lugë gjelle mbushje të përgatitur e më pas mbi mbushje pak djathë mozzarella të grirë dhe pak parmixhan të grirë. Mbi djathë vendosim përsëri feta të tjera patëllxhani dhe përsëri mbulojmë sipërfaqen me mbushjen dhe përsëri djathë mozzarella e parmixhan. Mund të vazhdoni kështu edhe shtresën e 3 nëse dëshironi. Mbi djathë, spërkatim me pak rigon e më pas e vendosni tavën në furrën e nxehtë në 180 gradë për 15 minuta dhe më pas gjithçka gati për t'u shërbyer.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
  • Komedie

Komentáře •