Histori me Zhurmues - Viti 1947 - Sezoni 3 (12 Qershor 2011)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 10. 10. 2018
  • Më 15 Maj të viti 1947 arrestohet në Tiranë Mestan Ujaniku, një nga njerëzit që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në Luftën Nacionalçlirimtare. Ai ishte po ashtu themeluesi i çetës së parë antifashiste në Europën Lindore.
    Nuri Ujaniku ishte i ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, për të folur për babain e tij
    “Mestani ka dalë kundër fashistëve që më 7 Prill të 1939-ës duke kërkuar armë në prefekturën e Beratit. Më 5 Prill është arrestuar në Berat dhe me 7 ka dalë, ndërkohë që familjen e internuan. Mestani në atë kohë vijonte të shkonte fshat më fshat dhe fliste kundër fashizmit dhe shtoi çetën e tij. Më 14 Mars të vitit 1942 prezanton Gjin Markun si komisar të çetës dhe kjo figuron edhe si dita e themelimit të çetës. Në këtë kohë ne ishim të internuar dhe vjen një natë na merr vëllai i madh dhe kështu filloi një ndjekje edhe më e madhe ndaj çetës së Mestanit. Filloi ndjekia ndaj tyre dhe u dogjën edhe shtëpitë. Kur e mer vesh çeta se dogjën fshatin, vijnë dhe i rrethojnë. Që në atë kohë atij iu bë propozimi që të bëhej komunist, por nuk pranoi dhe qëndroi me pikëpamjet e tij nocionaliste deri në fund. Më pas Mestani u transferua në Shkodër dhe kishte reputacion të madh edhe atje. Nga Shkodra e sollën në Tiranë e sollën pranë Shtabit të Përgjithshëm më 1946. Në Kongresin e Përmetit ai pati një konflikt me Enver Hoxhën sepse kur u dhanë gradat emrat ishin ndryshuar. Pas debatit erdhi edhe arrestimi sepse ai kishte pikëpamje të tjera dhe influencë të madhe. Në vitin 1948 Mestanin e nxorrën në gjyq dhe akuzat ishin nga më monstruozet. Mbaj mend takimin në burg mes dy palë hekurave. Më kujtohet që teksa po vinte i shoqëruar nga një polic mbahej nëpër mur dhe ishte katandisur si mos më keq, mezi qëndronte në këmbë dhe ishte vetëm 46 vjeç. I tha nënës time, mbahu dhe shiko djemtë se unë nuk e kam të gjatë. Më pa mua dhe qau,”bëhu burrë” më tha.
    Dhe në Korrik të 1948 vdiq si pasojë e torturave të egra që i ishin bërë. Por ai njeri që u bë jehonë për çlirimin e vendit sot nuk ka një varr”, tha Nuri Ujaniku.
    *Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në CZcams /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al
  • Zábava

Komentáře • 10

  • @robertomeraj8898
    @robertomeraj8898 Před 6 měsíci +1

    TRAGJEDI , I PA HARRUAR QOFTË HEROI I KOMBIT Mestan Ujaniku.

  • @ANTIPATREA-K
    @ANTIPATREA-K Před 3 lety +2

    Mestan,Ujaniku 🙏🏼

    • @safetekamberi7449
      @safetekamberi7449 Před 2 lety +1

      0999ü990999999999999999999999999999999999999999999099999909999999099999999990999999909999999999999900

    • @silviovecaj6884
      @silviovecaj6884 Před 9 měsíci

      @@safetekamberi7449 a wwh