Histori me Zhurmues - Viti 1973 - Sezoni 3 (30 Janar 2011)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 27. 08. 2024
  • Revolta e Spaçit është një nga ngjarjet më të veçanta të diktaturës. Ajo u mbajt në Maj të vitit 1973 dhe për pasojë diktatura e asaj kohe bëri 4 “kurbanë”, Dervish Bejkon, Hajri Pashain, Pal Zefin dhe Skënder Dajën, të cilët cilësoheshin si organizatorët e kësaj revolte. Për të folur për këtë ngjarje të trishtë ishte i ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço vëllai i njërit prej viktimave të kësaj revolte, Agim Bejko.
    “Reforma famëkeqe e 1946 na preku si gjithë të tjerët edhe ne. Në ’47 na morën tokën. Në korrik të vitit 1955 u arrestua babai im, i cili u dënua me 12 vjet burg për “agjitacion dhe propagandë”. Na konfiskuan të gjithë pasurinë, shtëpinë na e bënë shkollë dhe na internuan. Na çuan në një kuzhinë të pabanueshme të një kushëriri. Ne ishim 8 fëmijë të cilët jetonim me nënën dhe gjyshen. Kam qenë 13 vjeç në atë kohë, isha fëmija i madh. Nga kushtet e këqija na vdiqën dy vëllezër 3 dhe 5 vjeç.
    Kur vdiq Esati 3 vjeç e kam të regjistruar në tru momentin kur erdhi hoxha për ta larë. Unë me një ibrik të verdhë i hidhja ujë që të lante kufomën sepse tek ne nuk vinte askush, kishim një izolim total. I hidhja ujë hoxhës për të larë trupin e vëllait dhe më shumë binin pika loti mbi të se sa ujë. Mendoni çfarë gjendje e tmerrshme ka qenë për ne. Kemi jetuar në gjendje shumë të keqe. Këshilli i fshatit na jepte 7 kile misër dhe me të duhet të kalonim gjithë muajin. Babi i cili ishte në burg përfitoi nga amnistitë dhe nga puna që bëri dhe pas 8 vitesh doli nga burgu. Gjatë kësaj periudhe që doli babai ne menduam se mbaroi kalvari i vuajtjeve, por jo, nuk kishte të mbaruar sepse në ’71 arresyuan vëllanë dhe e dënuan me 12 vjet burg me motivacionin “tentativë arratisje”. Më pas edhe vëllanë e çuan në Spaç ku plasi edhe revolta. Revolta e Spaçit ka qenë akumulimi i vuajtjeve dhe torturave të të burgosurve politikë. Mbi taracën e burgut trefishohen rojet. Dhe nisin të shajnë të burgosurit. Një i burgosur mori levën dhe shpërtheu birucat dhe shpërtheu revolta dhe të gjithë të burgosurit u ngritën. Në krye të kësaj revolte ishte Dervish Bejko, Hajri Pashai, Pal Zefi dhe Skënder Daja. Në këtë kohë vëllai im gris cipën e jorganit të kuq dhe merr Mersin Vlashin dhe pikturojnë flamurin pa yllin sllavokomunist dhe e ngrenë në burgun e Spaçit. Flamuri u valëvit për 3 ditë dhe u hoq. Kampi u rrethua me tela me gjemba dhe helikopterët godisnin nga ajri, ndërkohë të burgosurit thërrisnin “ja vdekje, ja liri”, “poshtë komunizmi”. Por diktatura përdori një dhunë të paparë ndaj të burgosurve dhe ekzekutoi Dervish Bejkon, Hajri Pashain, Pal Zefin dhe Skënder Dajën. Ne familjarët nuk dinim gjë çfarë kishte ndoshur, e kemi marrë vesh pas një muaji. Ne qaninim dhe pas 3 ditësh na urdhëruan të dilnim në punë. Pas tre ditës pasi e morëm vesh babi nuk e duroi dot këtë dhimbje dhe vdiq. Fshati nuk na dha as tokë për të varrosur babin dhe kemi qenë vetëm 20 vetë ne që e kemi varrosur” tregoi Agim Bejko.
    *Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në CZcams /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al

Komentáře • 8

  • @ervinagalliu4407
    @ervinagalliu4407 Před 3 lety +5

    Problem i madh në shumë prej këtyre emisioneve që nuk kanë zë.:-(

  • @dhuratavecani3556
    @dhuratavecani3556 Před 5 lety +14

    Rrespektttttt Rrespektttt Rrespektttt Me gjith mend paska pasur trima shqiperia dhe fatkeqesisht ne nuk e paskemi ditur I paharruar kujtimi i tyre Me bien lotet kur degjoj keto histori dhe them pse o zot kaq urrejtje e madhe per keta njeres qe skerkonin asgje me teper pervec drejtesi dhe liri te plote te shqiperise jo nga te huajt por nga kriminelet e asaj kohe

  • @fatonkusha7274
    @fatonkusha7274 Před 5 lety +1

    O
    .