Histori me Zhurmues-Vaske Orgocka rrefen torturat: “Me shkuli dhemballen bashke me nje cope nofull”

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 19. 04. 2020
  • Vaskë Orgocka ishte një nga viktimat e shumta të sistemit komunist që përfundoi në burgun e Spaçit. Ai ishte i ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço nga ku rrëfeu historinë e tij dhe kalvarin e vuajtjeve. Orgocka pasi kishte përfunduar studimet në Poloni ishte martuar me një vajzë polake dhe pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik ata shiheshin si të dyshuar nga shteti shqiptar.
    “Unë kam qenë student në Poloni me miratimin e shtetit dhe në vitin 1954 u njoha me një vajzë që u bë gruaja ime. Unë atë e merrja edhe në fetat që bënte Ambasada shqiptare. Petro Papi, ambasadori më thotë: Ajo është vajzë e mirë, pse nuk martohesh me të? Politika e është që të afrohemi sa më shumë.
    U ndodha pak ngushtë dhe sdija të përgjigjesha, por i thash të shikojmë. Ai më tha bëje. Dhe vendosëm që të martohemi, ajo ishte në atë kohë 18 vjeç. Në ‘55 unë u ktheva nga Polonia dhe sa u bënë ato kërkesat në shtator të ’56 ajo erdhi në Shqipëri. Unë në atë kohë punoja në komitetin e Gjeologjisë me kryetar Panajot Plakun, ai më transferoi në Mirditë, më çuan në Spaç ku kalova edhe vitet më të rënda të jetës time. Nga atje shkova në Përrenjas dhe më në fund u transferova në minierën e Drenovës. Ndërkohë lindën edhe dy fëmiët. Gruaja kishte mbaruar një kurs për laborante dhe punonte në Korçë tek fabrika e birrës dhe jetonim mirë në krahasim me të tjetër. Kur u prishën marrëdhëniet me demokracitë popullore gjithçka ndryshoi. Filluan përndjekiet e grave të huaja që ishin martuar me shqiptarë. Në atë kohë unë kërkova që gruaja bashkë me fëmijët të iknin, por ajo nuk pranonte. Ajo nuk e kuptonte që për interesa politike shkatërroheshin jo vetëm familje, por edhe gjëra më të mëdha. Më pas erdhi momenti i arrestimit nën akuzën “agjitacion dhe propagandë”. Më mbajtën në birucat e Korçës të cilat ishin një varr prej betoni. Pranova akuzën “agjitacion dhe propagandë” duke thënë që nuk më erdhi mirë që u prishën marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Pas disa kohësh më sollën këtu në Tiranë, hetues ishte Koço Josifi, atëherë filloi kalvari i vërtetë i vuajtjeve. Filloi dhuna fizike. Ferat Matoiti ishte autori i torturave që më bëheshin. Kur vinte ai më lidhnin në karrige që ai të bënte ato që mendonte se duheshin bërë. Një ditë më rrahu keq dhe më theu edhe një dhëmballë. Më çuan në birucë, pas disa orësh vjen një burrë tupmadh dhe më shkuli dhëmballën bashkë me një copë nofull me një darë që mbatheshin kuajt. Në atë moment humba ndjenjat dhe e kam parë veten në birucë. Gjaku nuk më pushonte. I kërkova policit kripë dhe më vonë ai ma solli ajo ma ndaloi hemoragjinë. Momenti më i keq ka qenë ardhja e një personi në hetuesi, ka qenë kur Fezor Shehu urdhëroi që të më vrisnin, ai kishte tiparet e një krimineli të pandreqshëm, ”rrëfeu Vaskë Orgocka.
    *Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në CZcams /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře • 82

  • @gezimgjeta1720
    @gezimgjeta1720 Před 2 lety +21

    Respekt për ju zoti Orgocka. Shumë njerëz në Shqipëri nuk e dinë që një nga hetuesit e bashkëshortes suaj të nderuar, ishte babai i zv. Ministrit socialist(komunist) Dritan Hila. Sot është gazetar së bashku me të shoqen Rudina Xhunga. Shikoni filmin "Divorce Albanian Style" të regjisores bullgare Adela Peeva në CZcams. Asgjë nuk duhet harruar.

  • @aphroditeghikas740
    @aphroditeghikas740 Před 2 lety +6

    Shume respekt per familjen Orgocka ,e degjova mqs e dija historine sepse e kisha shoqe vajzen e tij Lunja !!!!

  • @ferizferiz5153
    @ferizferiz5153 Před 2 lety +19

    Enver Djalli ne ferr paste shkuar

  • @aretim1028
    @aretim1028 Před 2 lety +10

    Nje rrefim vertet i drithshem . Nje nga mijera e mijera histori te dhimbshme qe jetoi populli i pafajshem shqiptar dhe njeres me kombesi te huaja qe u ndodhen ne kohen dhe vendin e gabuar. 😢. Ju zoteri dhe zonje e nderuar “pavaresisht qe nuk e pame zonjen “ meritoni respekt te vecante dhe me te drejten tuaj te plote nuk mund te falni ate sistem qe ju hoqi lirine. Zoti tju kete mire 💚💚

  • @user-xb8qv6yr9x
    @user-xb8qv6yr9x Před 2 lety +15

    Respect per per ju dhe familjen tuaj

  • @olimbishehu2508
    @olimbishehu2508 Před 2 lety +5

    Cfaredo fjale te thuash, dhe nuk po i gjej dot, nuk shprehet keqardhja e papershkruar per keto vuajtje. Respekt per keta njerez te nderuar, jete te gjate plot shendet dhe cdo gje te mire.Bravo dhe drejtuesit te emisionit, nderhyn kur duhet dhe flet dhe me heshtjen e tij

  • @albanamezini7230
    @albanamezini7230 Před 2 lety +11

    Ndjeva nje keqardhje te madhe.
    Zoteri paske qene e zoteri do mbetesh.Te uroj shendet

  • @ermelindamusabelliu2511
    @ermelindamusabelliu2511 Před 2 lety +6

    Shume e dhimshme zoti ju dhente forc

    • @hrushiti1972
      @hrushiti1972 Před 2 lety

      Neve na ka qajt dikush , se na ka vra armiku , dhe na eshte dashur te shtrengojm radhet , te jemi me homogjen , po juve ne Shqiperi ju ka vra Shqipetari , askush ska qa koken , dhe partia e ka perca popullin me shume nga frika dhe terrori komunist

  • @halitpole692
    @halitpole692 Před 5 měsíci +1

    Shume burre i nderuar.

  • @samiagolli7548
    @samiagolli7548 Před 2 lety +6

    Fecor shehu ai qe qante ne gjyq per torturat ndiqeni cfar ka ber i umt vari sic i umbi shum prekse keto jan deshmi e fakte reale respekte per keto martir emisjon sa i mir por shum prekes

  • @entelazhgaba4169
    @entelazhgaba4169 Před 2 lety +10

    Z Grabocka te pershendes dhe te falenderoj per rrefimin tend dinjitoz te jetes tende nen diktaturen kromuniste me te eger te Europes lindore, ke bere shume mire qe ke four me emra te pervecem per barbaret shpirtzinj kromuniste. Te uroj shendet dhe gezohem qe te shoh ne llogjike dhe fizik shume te mire.😀🇦🇱

  • @kimetedashi4185
    @kimetedashi4185 Před 9 měsíci +1

    Histori shume e dhimshme

  • @MarkelUK
    @MarkelUK Před 2 lety +6

    Histori shume e dhimbshme. Si e mijera Shqiptareve te tjere qe vuajten nen diktature. I urojme jete te gjate Z. Vaske dhe femijeve te tij dhe sherim gruas te tij.

  • @valbonahasaj2791
    @valbonahasaj2791 Před 2 lety +6

    Obobo ca tmerri

    • @hrushiti1972
      @hrushiti1972 Před 2 lety

      Po ju ne Shqiperi teper mire jeni me mend ne koke , se cfare terrori dhe dhune keni perjetuar per 45 vite , vetem ju keni perballuar , asnje popull ne bote s' do e kish perballuar , une kur kam vizituar Shqiperine , qe atehere e kam kuptuar qfare dhune e terrori keni perjetuar , shifej ne fetyrat e njerezve tregonin pa folur hic , haj medet haj , me vie keq per Shqipetaret e Shqiperise qe kane perjetuar 45 vite terror , sikur ne nga Serbia , ashtu kemi perjetuar .
      Dhe cdo gje qe shofe e degjoj ne Shqiperi dicka qe ndodhe gjera te keqija , nuk cuditem se e kuptoj se prej cfare gjendje keni dal nga monstrat e komunizmit , ju qe 30 vite tash po i vereni pasojat e 45 viteve komunizem , me korrupsion hajni vrasje , vjedhje votash , droge shpopullim , qeveri te korruptuara , keto jane pasojat e komunizmit

  • @gianmarco0757
    @gianmarco0757 Před 2 lety +17

    Shqiptari per shqiptarin bahet ujk,
    Kto vazhdojne edhe sot ne ditet tona,deri sa erdhi amerikani e po i degjeneron ne shtepine e vet ,ky ashte patriotizmi i parise se degjeneruar qe komandon krye lart sepse vijne nga ata shtresa, ndoshta jo te gjithe. Vazhdon gjdo gja pa turp.

  • @saimirzeqollari9195
    @saimirzeqollari9195 Před 6 měsíci

    Shume e dhimshme

  • @glenlufi3395
    @glenlufi3395 Před 2 lety +13

    Faleminderit dhe te perulemi zoti Orgocka per mendjen dhe forcen tuaj. Ne kemi detyre te gjithe qe ju dhe cdo person si ju ti japim jehone dhe nje rrespekt te vecante.
    Sepse nje popull pa memorie eshte nje popull pa te ardhme.

  • @ylberdisha3266
    @ylberdisha3266 Před 2 lety +8

    Shum emocionuse dhe e dhimshme

  • @jetadaliti7164
    @jetadaliti7164 Před 2 lety +9

    QELBESIRAAAAAAAT

  • @user-tq8fs8pt5m
    @user-tq8fs8pt5m Před 6 měsíci

    Respekte je i nderuar zoti Orgocka

  • @dhimitritheodhori7187
    @dhimitritheodhori7187 Před 2 lety +7

    Jete te gjateVaskes , respekt

  • @dan-kosumi
    @dan-kosumi Před 2 lety +5

    Tmerr!…

  • @vasilis7758
    @vasilis7758 Před 2 lety +5

    Katilat..!

    • @ragipdragusha5136
      @ragipdragusha5136 Před rokem

      Qendresa juaj Z\Orgocka do jete per brezat shtylla vertebrare e ketij kombi, ndaj perulem plot respekt para jush dhe qe gjithe atyre qe u perballen me kete makineri krimesh te monizmit.

  • @Eladhapouagapo
    @Eladhapouagapo Před 2 lety +4

    kjo histori eshte dritheruese, gati gati e pa besueshme. Me vjen keq qe nuk pati nje fund te pakten me gruan polake. Ju pershendes zoteri.

  • @myqeremrakipaj2696
    @myqeremrakipaj2696 Před rokem +2

    Duke ndjekur keto dhe shume e shume gjera c'njerezor, valle kure do te denohet ky gjenocide nga ligjet e ^Demokracise^?.

  • @antonetahofstetter3754
    @antonetahofstetter3754 Před rokem +3

    Zoteri keni qène, zoteri keni mbetur

  • @caknoris3498
    @caknoris3498 Před 2 lety +6

    Merni hak car prisni tani kot dilni kanaleve

    • @fatmirbrati9909
      @fatmirbrati9909 Před 2 lety +2

      zotni, I kulturuar, , perendia ju dhente shendet dhe lumturi ju dhe femijeve te tu.

    • @Gina-xf2mq
      @Gina-xf2mq Před 2 lety +2

      Po heee more çak noris ti je shhpetimtari të keqes,shpetoje njerzimin nga pleherat komunista.

  • @petrossakka9875
    @petrossakka9875 Před 3 lety +7

    mjere ai qe e provoi shtepia e tij .denimi ne emer te popullit . edhe populli u be me partine . gjyqet ishin plot . dhe ne jete populli te luftonte ...

    • @antonetabajraktari7138
      @antonetabajraktari7138 Před 2 lety +2

      Kjo eshte gjeja me e dhimbshme e shoqerise shqiptare edhe pse kishte njerez qe ndjenin keqardhje dhe e kuptonin qe benin padrejtesi nuk guxonin dot te ngrinin ze.tmerr i papare ne histori se ata vrisnin edhe pa gjyq . Femije kam qene po keto qe shkruan ti eshte gjysma e te vertetes se gjysma tjeter ishte e mbuluar nga tmerri me djallin njerezit e kane te veshtire si ta kundershtojne si te jene me te keshtu qe

    • @vitomala2763
      @vitomala2763 Před 2 lety +1

      Rrespekte familja Grabocka ?

  • @shezinger
    @shezinger Před 2 lety +2

    Mos o zot !

  • @miviti93
    @miviti93 Před rokem +1

    Histori shume dritheruese😭

  • @ilirrrugeja6296
    @ilirrrugeja6296 Před 11 měsíci

    Jo vetem atyre qe nuk e kan perjetuar ferrin e diktatures por edhe per ata qe kan lyre duar me gjak duhet ta pranojn te verten dhe te kerkojn falje.Liria eshte vlera me e cmuar e njeriut🗽

  • @user-os2oh4pn2p
    @user-os2oh4pn2p Před 5 měsíci

    parti antkombare eshte ps

  • @ylberpllana1736
    @ylberpllana1736 Před 2 lety

    I-

  • @ylberdisha3266
    @ylberdisha3266 Před 2 lety +6

    Shum emocionuse dhe e dhimshme