Dosja K - Vaskë Orgocka: Në birucë duke pritur ekzekutimin... (23.01.2024)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 22. 01. 2024
  • #reporttv #dosjak
    Dhjetori i 1968 do të shënonte një dramë të madhe në familjen Orgocka në Korçë. Vaskë Orgocka dhe e shoqja, polakja Barbara do të ndaheshin aty fizikisht dhe pas atij dhjetori jetët e tyre nuk do të ishin më kurrë si më parë. Vaska ishte arrestuar në punë, në minierën Mborje- Drenovë. Prej atij çasti atij do ti pritej çdo kontakt me familjen. Ai nuk do të merrte më asnjë informacion rreth tyre. Nuk e dinte madje se veç tij kishin arrestuar edhe Barbarën. Në shtëpi kishin mbetur vetëm dy fëmijët e tyre të vegjël. Do të kalonin muaj të gjatë mes torturave në hetuesi dhe vetëm diku drejt fundit të hetuesisë, rastësisht, ndërsa kalonte mes përmes korridorit të Hetusisë së Tiranë, do të njihte një çantë me rroba. Ishte çanta e Barbarës. Atë çast ai do të kuptonte se në të njëjtin vend po mbanin të mbyllur edhe gruan e tij. Kur e kishin arrestuar? Ku ishin fëmijët e tyre? Kush po kujdesej për ta? A e kishin torturuar Barbarën njësoj siç torturonin atë në hetuesi? Vaska do të jetonte me këto dyshime vrastare deri ditën që i përballën në hetuesi, ndërsa hetuesit përpiqeshin të krijonin makinacione për të rënduar me akuza seicilin prej tyre. Në këtë pjesë të dytë të rrëfimit të tij, Vaskë Orgocka tregon se si shkoi përballja finale në hetuesi e më tej procesi gjyqësor, ku atë e dënuan me vdekje. Si ishin 19 ditët e tmerrshme në birucë pas dhënies së vendimit me vdekje dhe si do ta priste ai ekzekutimin e tij?
  • Zábava

Komentáře • 22

  • @krealkreal148
    @krealkreal148 Před 5 měsíci +16

    Respekt z Orgocka. Edhe kur tregon vuajtjet e tua, tregon mirësi. Duket që ke qënë pozitiv dhe i pafajshëm, respekte...

  • @katialfr1
    @katialfr1 Před 5 měsíci +5

    Histori shume tragjike Njeri shume me karakter bravo

  • @mercedezbenz387
    @mercedezbenz387 Před 3 měsíci +1

    Nje histori shum shum e dhimbshme .

  • @dritabuzo6398
    @dritabuzo6398 Před 5 měsíci +2

    Një xhelozi e çmëndur ndaj atyre që janë të bukur dhe me vlera ,,,O Zot ku je ti ,kur shikon veprime monstruoze

  • @artanndoni7048
    @artanndoni7048 Před 5 měsíci +9

    Ah mor zotni Po si nuk doli njeri te dilte e ti terhiqte zvarre nje nga prokuroret qe ju kane torturuar. Respekte dhe pleqeri te mbare

    • @leonoraferati5250
      @leonoraferati5250 Před 5 měsíci +1

      Katilet .car ishte ndyshe .e zhduknin nga faqja e dheut

    • @SamsungM33-uz9pj
      @SamsungM33-uz9pj Před 5 měsíci +1

      VERTET SI DIHENE ATA ZHELATET QE SILLESHINE SI KAFSHET SHPIRTI NE FERE U VAFTE .PO ZOTI VASILI RRONE PO DHIMJA NUKE IKENE RESPEKTE PA FUNDE.

  • @user-er4zd5ss1r
    @user-er4zd5ss1r Před 5 měsíci +3

    Ç'far dhimbje!!

  • @tringaskuqi1439
    @tringaskuqi1439 Před 5 měsíci +2

    Gjynah Mos bashfin hajr djal Mas djalit.

  • @dritabuzo6398
    @dritabuzo6398 Před 5 měsíci +1

    O.Zot si mundesh dhe ruan qetësin me gjithato tortura që ke hequr,,,

  • @letadaulle5573
    @letadaulle5573 Před 5 měsíci +1

    vrt 7

  • @YlliEnes
    @YlliEnes Před měsícem +1

    Çka hequr i bekuari

  • @SamsungM33-uz9pj
    @SamsungM33-uz9pj Před 5 měsíci +2

    ZOTI ORGOCKA KA VUAJTURE FAMILJARISHTE. SHPIRTI I TIJE E DI RESPEKTE PA FUNDE.