A e kishte frikë Millosheviçi ushtrinë amerikane?

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 31. 10. 2021
  • Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark ka zhvilluar një intervistë të rrallë për emisionin “Opinion” në Tv Klan.
    Ai ka rrëfyer përballë Blendi Fevziut detaje nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë përgjatë luftës së Kosovës. Clark e përshkruan Sllobodan Millosheviçin “si një gangster, si një lider mafia”. Po ashtu ai flet për prapaskenat gjatë luftës, për vendimet që u morën për bombardimet, marrëdhëniet me drejtuesit e UÇK-së etj.
    Blendi Fevziu: E kishte frikë ushtrinë amerikane?
    Wesley Clark: Po, e kishte.
    Blendi Fevziu: Por rezistoi deri në fund. Kujtonte se NATO-ja s’do ta bombardonte kurrë Jugosllavinë.
    Wesley Clark: Mendoj se është e vërtetë dhe po ashtu besonte, ndoshta ia kanë thënë edhe rusët që edhe nëse NATO-ja bombardon, zgjat dy a tri ditë.
    Blendi Fevziu: Nuk mendoi që e kishit seriozisht?
    Wesley Clark: Mendoi se pas një a dy ditësh mund t’ia mbushte mendjen ndonjë shteti në NATO të hiqte dorë nga fushata. Besonte se Kosova ishte më e rëndësishme për të sesa për NATO-n. Pse po i intereson Spanjës Kosova? S’e dinë as se ku është.
    Blendi Fevziu: Pse Franca për shembull? Ishte çudi a mrekulli si u bashkuat të gjitha vendet e NATO-s gjatë fushatës. Patët probleme?
    Wesley Clark: E dinim se uniteti ishte gjithçka. Uniteti i NATO-s ishte më i rëndësishëm se çdo objektiv. S’doni ta bombardojmë këtë, s’ka problem. Së pari, ruajtëm unitetin. S’ishte thjesht fushatë ushtarake ku një objektiv i dhënë duhet të shkatërrohet brenda 48 orëve e zëmë. Jo, s’kishte trupa tokësore. Ne u përpoqëm të përdornim forcën për t’i dhënë pushtet diplomacisë, të bindnim Millosheviçin se kjo gjë s’do të vazhdonte përgjithmonë dhe ai nuk mund të fitonte kurrë. Sapo ai ta kuptonte, e dinte se duhej të dorëzohej.
    Blendi Fevziu: Pra, luftë e ndërthurur me diplomaci. E menduat që në fillim se fushata do të zgjaste 3 muaj e disa ditë, aq gjatë?
    Wesley Clark: Në fillim disa kombe besuan se Milosheviçi do të dorëzohej që në bombardimet e para, por… Nuk dihej asgjë. I telefonova gjeneral Ojdeniç, shefit ushtarak serb pas natës së parë të bombardimeve. I thashë se doja vetëm të flisja me të, ta kuptonte se bombardimet do të vazhdonin, prandaj duhet të dorëzoheshin. Ma mbylli telefonin, sigurisht.
    #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
    Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Komentáře • 18

  • @sabibaliaj7187
    @sabibaliaj7187 Před 2 lety +19

    God bless General .....Clark..
    We all Albanian were we live ..we Appreciate What You did to defend Albanian. in Dardania in Kosova Thank you

  • @gentianmustafa6997
    @gentianmustafa6997 Před 2 lety +12

    thank you BOSS

  • @Shendi3072
    @Shendi3072 Před 2 lety +8

    Thank you General for your service to Albanians nation. Great General Clark!

  • @sabilehashani3787
    @sabilehashani3787 Před 2 lety +16

    Respekt zotri wesnyk clark faleminderit amerik jemi me fat qe jeni miq tan ujemi mirnjohes ter jeten 💥👍👌🤲🙏

  • @sotirgjata3198
    @sotirgjata3198 Před 2 lety +10

    Meriton medaljen e nderit te kombit tone

  • @humandefenseblond7120
    @humandefenseblond7120 Před 2 lety +13

    USA 🇺🇲 WE LOVE YOU 😄❤ General Clark.

  • @Feliii306
    @Feliii306 Před 2 lety +11

    O Gjeneral Clark God Bless You 🇦🇱❤️

  • @nikuleka9956
    @nikuleka9956 Před 2 lety +13

    A e kishte frik 🤔😉🤣🤣🤣🤣i bie qe me fluturu me pras nbyth edhe ashtu i doli milloshit

  • @burimgashi4798
    @burimgashi4798 Před 2 lety +17

    Jet te xhat gjeneral

  • @liontheking7030
    @liontheking7030 Před 2 lety +8

    big respect for greatest general of Nato ever.
    🇺🇸🇪🇺🇦🇱

  • @iamstrefi
    @iamstrefi Před 2 lety +5

    Mësoni gjermanisht falas nga kanali ynë.🇩🇪

  • @affeaffe4671
    @affeaffe4671 Před 2 lety +2

    E bat Llug Kosoven tuj lujt Shkijet edhe Sot me kosoven