"Ishte vërtet një lider mafie i zgjuar dhe manipulues", si e përshkruan gjenerali Millosheviçin

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 21. 08. 2024
  • Blendi Fevziu: Takimin me Hashim Thaçin dhe delegacionin e patët pasi firmosi.
    Wesley Clark: Serbët refuzuan me kokëfortësi.
    Blendi Fevziu: Në atë kohë e keni pyetur Hashim Thaçin a mund ta mbronte UÇK-ja popullin brenda Kosovës dhe ai ju është përgjigjur: “Po”. E besuat?
    Wesley Clark: Dëshira ishte e tillë, por... Si mund të krijonte UÇK-ja menjëherë një forcë për të mbrojtur popullsinë? U përpoqën ata? Po. Dhe në fakt, kanë ardhur disa mijëra shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja për të përforcuar UÇK-në, për të ndihmuar popullin. Por ndodhi kaq shpejt, para se ta kuptonim. 1 milionë e gjysmë kosovarë dolën nga vendi. 900 mijë erdhën në Shqipëri dhe ndoshta në Maqedoni. Dhe ndoshta 500 mijë jetonin në male.
    Blendi Fevziu: Nga pikëpamja luftarakë, cili ishte sekreti i suksesit të UÇK-së?
    Wesley Clark: UÇK-ja ka luajtur një funksion vërtet të rëndësishëm. Kanë ushtruar presion tokësor që e kufizonte fushatën ajrore. E vetmja gjë me të cilën nuk donte të përballej Millosheviçi, një forcë e armatosur shqiptarësh. E dinte se ajo forcë, e mbështetur nga forcat ajrore të NATO-s, do ta shkatërronte ushtrinë serbe. Në javën e parë të Qershorit, ndërsa ata filluan të përparonin, munda të kërkoj mbështetje ajrore, sollëm bombat. I dëmtuan rëndë serbët. Aty u cenuan forcat tokësore serbe. Milosheviçi e shihte që s’mund të fitonte, s’mund ta mbante territorin, të fitonte politikisht. Por një nga dëmet më të mëdha që iu bë Millosheviçit... U akuzua nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimit. Ajo e dëmtoi vërtet.
    Blendi Fevziu: Po, para përfundimit të luftës.
    Wesley Clark: Pasi u akuzua nga Gjykata Ndërkombëtare si kriminel luftë, cili diplomat do të bisedonte më me të? Ishte kundër ligjit edhe një takim me të. Gjithmonë Millosheviçi ka besuar tek vetja më tepër se ç’duhej. Gjithmonë besonte se mund t’i manovronte diplomatët europianë, të bënte çfarë donte ai duke përdorur me zgjuarsi gjuhën e trupit, fjalët që përdorte. Fliste shumë rrjedhshëm anglishten. Ishte vërtet një lider mafie i zgjuar dhe manipulues.
    Blendi Fevziu: Është normal mendërisht?
    Wesley Clark: Po, po. Bëri një gabim të madh.
    #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
    Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Komentáře • 1

  • @twinsflamuri
    @twinsflamuri Před 2 lety

    Mos e përtktheni fjalen Albanians me ate Kosovar!!!