49. Fragmente nga jeta e sahabeve, Habab Ibnul Ereti

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 29. 03. 2023
  • Lejohet shkarkimi, publikimi dhe shpërndarja nëpër kanalet tuaja, me qëllim të davetit, por jo për të fituar para. Ky projekt është punaur për hirë të Allahut andaj e lusim Allahun e madhëruar që të shpërblejë të gjithjë kontribuesit.
    Në duart tuaja do të keni librin “FRAGMENTE NGA JETA E
    SAHABËVE”, nga autori Abdurr Rrahman Rafet El Basha, i cili pa mëdyshje do ta pasurojë biblitekën tuaj islame dhe do të zgjojë kërshërinë tuaj, sepse është hera e parë që lexuesi shqiptar ka rastin të njihet për së afërmi me disa aspekte të jetës së njerëzve, që u edukuan në shkollën e
    Pejgamberit të fundit - Muhammedit a.s., dhe i dhanë një kah të
    ri historisë së njerëzimit.
    Libri në fjalë, edhe pse është i ndarë në shtatë pjesë të vogla, në realitet paraqet një tërësi të pandashme. Në të janë përfshirë pesëdhjetë e gjashtë personalitete nga sahabët më të zgjedhur të Muhammedit a.s., disa nga aspektet më interesante të jetës së tyre.
    Nëse ata njerëz para përqafimit të fesë islame njiheshin për
    vrazhdësinë dhe sjelljet e tyre më të shëmtuara, me kalimin në
    fenë islame shndërrohen krejtësisht në njerëz me tipare të reja,
    të cilat nuk kishin asgjë të përbashkët me të kaluarën. Ata ishin
    të butë me të pafuqishmit, por të ashpër dhe të pathyeshëm
    ndaj armiqve dhe mizorëve.
    Muslimanët e parë, gjatë periudhës së thirrjes islame në
    Mekë iu nënshtruan lloj-lloj torturave dhe keqtrajtimeve nga ana
    e parisë kurejshite dhe idhujtarëve, të cilët kërkonin prej tyre
    me ngulm që të qëndronin në besimin e të parëve të tyre, edhe
    pse të parët e tyre nuk dinin asgjë. Ata të gjitha ato i përjetuan
    vetëm pse thanë se Zoti i tyre është Allahu.
    Për këtë, me plot të drejtë dijetari egjiptian dr. Abdul
    Mun’im En-nimri1
    thotë se reformat e mëdha mund të jenë të
    suksesshme aq sa janë në gjendje ata, të cilët besojnë në to, që
    të sakrifikohen dhe të flijohen për to.
    Nëse i bëjmë një vështrim zanafillës së Islamit në Mekë, do
    të shohim pamje sakrificash të llojllojshme, të cilat është
    vështirë t’i hasim në faqet e historisë së njerëzimit.
    Pejgamberi a.s. i kaloi afër trembëdhjetë vjet duke e ftuar
    popullin e vet në parimet islame. Logjika e popullit ishte e
    ngurtë dhe me fanatizmin më të madh mbështetej në zakonet
    dhe traditat e të parëve. Ata iu kundërvunë edhe më tepër
    thirrjes së re, kur panë se ajo e rrënonte me themel sistemin e
    tyre të vjetër. Për këtë, u shtua edhe më tepër hidhërimi i tyre
    ndaj thirrësit të ri dhe ndaj atij numri të vogël besimtarësh që
    besonin në thirrjen e tij. Ata përdorën mjete dhe metoda nga më
    të ndryshmet për ta zmbrapsur nga qëllimi i tij dhe për të
    varrosur thirrjen e tij, kur ajo ende ishte në zanafillën e saj.
    Mirëpo, Pejgamberi a.s. premtimeve dhe kërkesave të tyre iu
    përgjigj me këto fjalë të qarta dhe të prera: “Betohem në
    Allahun, se sikur ata të vendosin Diellin në krahun tim të djathtë
    dhe Hënën në krahun tim të majtë, që ta braktis këtë mision
    timin, nuk do ta bëj dot, derisa Allahu ta nxjerrë në shesh atë
    apo unë të flijohem për të!”
    Mr. Qemajl Morina
    Librin në formatin PDF mund ta shkarkoni në këtë vegëz: d1.islamhouse.com/data/sq/ih_...
    Përpunimi në format të audio librit lejohet të shpërndahet nëpër kanalet tuaja.
    Në fund mos harroni të bëni dua për të gjithë ata që kontribuan në këtë projekt madhështor.
  • Věda a technologie

Komentáře •