Salavate mbi Pejgamberin Muhamed AS, 1000x

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 2. 04. 2023
  • "Vërtetë njeriu më i afërt me mua në Ditën e gjykimit është personi që më së shumti më ka dërguar salavat".- Pejgamberi Muhamed AS.
    Janë hadithe të shumta që flasin rreth dhënies salavat mbi Muhamedin sal allahu alejhi ve selem, prej tyre mund t’i përmendim:
    ❤1. Transmeton Ebu Hurejra r.a se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë,mbi të!) ka thënë; ’Kush thotë njëherë mbi mua salavat, Allahu atë dhjetë herë do ta mëshirojë’ Shënon Muslimi.
    ❤2. Transmeton Enesi r.a se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë; ’’Kush thotë njëherë mbi mua salavat, Allahu atë dhjetë herë do ta mëshirojë, do t’i shlyhen dhjetë mëkate dhe do të ngritet dhjetë shkallë’ Shënon Ahmedi,Nesaiu, Albani thotë se hadithi është sahih.
    ❤3. Transmeton Abdullah bin Amr bin El As r.a se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë; ’Kur të dëgjoni muezinin, atëherë thoni ashtu siç thotë ai, e pastaj shqiptoni salavat mbi mua, sepse kush shqipton salavat njëherë mbi mua, Allahu dhjetë herë do ta mëshirojë, e pastaj kërkoni për mua ‘el vesilete’ (ndërmjetësim) është pozitë në xhenet do t’i dhurohet një prej robërve të Allahut e shpresoj të jem unë, kush kërkon atë për mua, do ta gëzojë ndërmjetësimin tim’. Shënon Muslimi.
    ❤4. Transmeton Ebu Derda r.a se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë; ’Shpeshtoni salavatet mbi mua ditën e xhuma (premte) ngase është dëshmuese, dëshmojnë melekët, e s’ka kush që thotë salavat mbi mua vetëm se salavati i tij do të më arrij, thashë: ’edhe pas vdekjes’? tha: ’’Allahu i ka ndaluar tokës ngrënien e trupave të profetëve’. Shënon ibn Maxhe.
    ❤5. Transmeton Evs bin Evs r.a se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ’’Dita më e mirë është dita e premte, ngase atë ditë është krijuar Ademi,në të ka vdekur,në të do të jetë fryrja,shpeshtoni salavatet mbi mua,se ato më vijnë’. Shënon Ahmedi, Ebu Davudi, Albani thotë se hadithi është sahih.
    ❤6. Transmeton Hysejni r.a se i Dërguari i Allahut ka thënë: ’’Koprrac është ai i cili përmendem tek ai e nuk thotë salavat mbi mua’. Shënon Nesaiu, Albani thotë se hadithi është sahih.
    ❤7. Transmeton Ubej bin Ka’b r.a se i ka thënë të Dërguarit të Allahut;’ O i Dërguar i Allahut, të shpeshta janë salavatet e mia ndaj teje. Sa të jenë ato? ‘Aq sa dëshiron’ i tha Profeti,’ një të katërtën?’ i tha Ubeji.’Aq sa dëshiron, nëse shton më mirë është për ty’, ‘gjysmën’? thashë, ’aq sa dëshiron nëse shton më mirë është për ty’, ‘dy të tretat’? më tha: ’Aq sa dëshiron nëse shton më mirë është për ty’, atëherë i thashë; ta bëjë tërë kohën? më tha: të largohen brengat e të shlyhen mëkatet’. Shënon Ahmedi, Tirmidhiu e thotë se hadithi është hasen sahih, e me këtë pajtohet edhe Albani.
    ❤8. Transmetohet nga Ali bin Ebi Talibi r.a se ka thënë: ’çdo dua (lutje) nuk do të pranohet derisa të thuhet salavat mbi Profetin dhe familjen e tij’. Shënon Taberani, Albani thotë se hadithi është sahih ligajrihi.
    Dobi dhe frytet e salavatit ndaj Muhamedit (lavdërimi dhe shpëtimi I Allahut qoftë mbi të!)
    Dijetari i mirënjohur Ibn Kajjim El Xhevziu në librin e tij ‘Xhelaul efham’ përmend rreth dyzet dobi të salatit dhe selamit ndaj të Dërguarit të Allahut, prej tyre po i përmendim vetëm disa;
    - Zbatim i urdhrit të Allahut të lartësuar.
    - Faljen e dhjetë mëkateve dhe ngritjen e dhjetë shkallëve.
    - Nëse e thotë para fillimit të lutjes shpresohet në pranimin e saj.
    - Është shkak për ndërmjetësimin e Profetit sal lallahu alejhi ve selem.
    - Është shkak për afrimin e robit tek Allahu I lartësuar në ditën e Kiametit.
    - Zë vendin e lëmoshës për ata të cilët nuk kanë mundësi dhënien e saj.
    - Është shkak për plotësimin e nevojave të shumta.
    - Shkak për mëshirën e Allahut të lartësuar.
    - Pastërti për atë që e thotë.
    - Shkak për përgëzimin e njeriut me xhenet para vdekjes.
    - Shkak për shpëtimin e njeriut nga vështirësitë e shumta në ditën e Kiametit.
    - Shkak për largimin e varfërisë.
    - Shqiptuesi i saj nuk llogaritet prej koprracëve.
    - Shkak për arritjen e mëshirës së Allahut të lartësuar.
    - Shkak për vazhdimësinë e dashurisë ndaj profetit sal lallahu alejhi ve selem.
    - Shkak për udhëzimin e njeriut dhe gjallërinë e zemrës së tij., e shumë dobi tjera, e lusim Allahun e lartësuar të na bëjë prej atyre që e shpeshtojnë shqiptimin e saj.
  • Věda a technologie

Komentáře • 7

  • @is_k8370
    @is_k8370 Před 10 měsíci

    O Allah na bashko me Profetin Muhammed ne Xhenet Allahume Aminnnnnnnn

  • @veramuho6497
    @veramuho6497 Před 9 měsíci

    O Allah te qofshim fale Amin

  • @is_k8370
    @is_k8370 Před 10 měsíci

    Allahume sali ala Seyyidina Muhammed ve ala ali Seyyidina Muhammed ❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️

    • @letajacellari8374
      @letajacellari8374 Před 9 měsíci +1

      SALAVAT PËR TË DËRGUARIN E ALLAHUT PEKAMBER AMIN ❤❤❤.

    • @letajacellari8374
      @letajacellari8374 Před 9 měsíci +1

      Pejkamberin të dërguarin e ALLAHT MUHAMET AMIN O ZOT AMIN ❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤❤.

  • @elbasan5maji653
    @elbasan5maji653 Před 7 měsíci

    Amin

  • @Aisi-aisi
    @Aisi-aisi Před rokem

    🤲🏻🤲🏻