Pakenaqesia ndaj komunizmit, Fatos Nano: Cfare i thashe Nexhmije Hoxhes pas vdekjes se Enverit

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 3. 02. 2021
  • Para rënies së regjimit komunist, Fatos Nano punonte në koperativën bujqësore në Surrel, në periferi të Tiranës. Mirëpo brenda tij ekzistonin pakënaqësi ndaj regjimit qeverisës.
    Pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha në vitin 1985, Fatos Nano tregoi pakënaqësitë në një mbledhje kur ishte rikthyer edhe Nexhmije Hoxha, pas vdekjes së bashkëshortit Enver Hoxha.
    I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Fatos Nano ka treguar se çfarë deklaroi në këtë mbledhje, ku iu drejtua pjesëmarrësve duke u thënë pakënaqësitë në zinxhirin drejtues të koperativës ku ai punonte.
    Blendi Fevziu: Po e formuar kur erdhi pakënaqësia tek ju?
    Fatos Nano: Kur fillova të kuptoj më shumë. Kur fillova të shikoj që pakënaqësia ime nuk ishte kaq e ngushtë. Kur shikoja që njerëzit mbanin radhën për qumësht në orën 02:00 të mëngjesit. Unë isha më i shkathëti aty se me ndihmonte biçikleta. Kur fillova të kuptoj që tolloni ishte i pamjaftueshëm dhe nuk ishte për të gjithë. Kur fillova të shoh padrejtësia majtas apo djathtas për njerëz të ndershëm që shikonin punën e tyre. Dhe kur fillova të gërrmoj me mendjen time që kush i bën, pse i bën, dhe kam guxuar në vitin 1985 kur jam kthyer nga koperative bujqësore në Surrel, në Surrel ishte sektori i dytë i koperativës dhe unë isha hartuesi i normave të fshatarëve, iu numëroja ditët e punës dhe nxirrja pagën. Dy vjet të bukura, nja 200 metra nga ku e ka shtëpinë Rama tani. Mua më jepnin 40 ditë pune në muaj. Po dita e punës lëvizte nga 90 lekë të vjetra, në vitin më të mirë ajo koperative kishte shkuar në 120-125. I bie maksimumi 4 mijë lekë të vjetra në muaj. Me ato mund të ushqeheshe, por pastaj duhej të filloje të shikoje kalendarin se për sa kohë mund të bleje një veshje, një palë këpucë. Mbledhja e parë e organizatës në të cilën rikthehet Nexhmije Hoxha pas vdekjes së të shoqit, pas zisë. Dhe aty vendosa të them ca gjëra. Sapo kishte dalë një fjalim i Ramiz Alisë në një nga pleniumet ku ai filloi të ngacmojë idenë e ndryshimet dhe organizatat diskutonin mbi fjalimet e udhëheqjes. Dhe unë në thelb them: “Shokë dhe shoqe, shoqja Nexhmije, unë vij nga koperativa, nga baza, ku konstatova që ka një rrjet lidhjesh, interesash të fortë midis kuadrove të nivelit të mesëm dhe të lartë, duke filluar nga kryetar koperative, drejtor ndërmarrjesh, komiteti i partisë deri nëpër Ministrira, i cili nuk lë asnjë direktivë të shkojë sagllam poshtë dhe nuk le asnjë problem që ka që të vijë lart”. Ishte e gjitha klanore, ishte korruptive. Dhe ishte realisht kështu siç e lexova unë. Dhe ishte shumë e vështirë të depërtoje mbi të sepse këta kishin në dorë dhe rrogën tënde, dhe gradimin tënd, kishin në dorë të të zhvendosnin nga këtu atje, të merrnin në qafë. Siç morën në qafë motrën time, e cila ra në dashuri dhe u martua me një djalë i cili vinte nga një familje të persekutuarish dhe sapo mbaroi shkollën e marrin dhe e çojnë në Laç. Ajo ishte nga nxënëset më të mira të fizikës bërthamore dhe e çuan në gjimnazin e Laçit ku ka ndejtur 15 vjet të tëra si mësuese fizike. Të gjitha këto krijonin një arsyetim që këtu diçka nuk shkon. Këtu nuk njihet merita. Babai mund të mbërrinte deri tek veprimi apo karakteri i mbrapsht i dikujt në udhëheqje, por jo tek vija ideologjike.
    Blendi Fevziu: Besonte realisht tek vija?
    Fatos Nano: Po besonte. Sepse doli malit për çlirim.
    #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
    Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Komentáře • 68

  • @straigtshooter3636
    @straigtshooter3636 Před 3 lety +12

    A mund te dijë dikush se çka u bisedua dhe sa u bisedua Me Slloben e Shkijeve ne Kretë.Se kush/cili mundi ta fusë tjetrin në errësirë Sllobo dogmatisti apo Nano dinaku.

    • @zllashigashi3237
      @zllashigashi3237 Před 10 měsíci

      Dihen të gjitha edhe biseda e dr mr Ibrahim.Rugoves me Sllobën bile Rugova u pa i buzqeshur në ato biseda

  • @ateistalban1948
    @ateistalban1948 Před rokem +3

    Po ti o Fatos perse nuk veprove me drejtesi,por vodhe sa munde popullin tend?

  • @ismetbeqiri8759
    @ismetbeqiri8759 Před rokem +2

    Nano shum te pelqen pa barazia, c'do pjes e kupoles, thojne ekonomokish se eshte e imja.

  • @youtubetv-yn9mx
    @youtubetv-yn9mx Před rokem +2

    Cfare del ne skene ky .o Blendi .vodhi gjithe pelikanin.dhe s e gjeti gje pse mo i harun njerzit .
    .

  • @besnikrada8953
    @besnikrada8953 Před 3 lety +5

    Me.vjen.keq.po.zoti.nano.esht.tap.nuk.e.kupton.ti.zoti.Fejziu.keq.ardhje.per.kte.shqiperi.te.bukur.dhe.per.shqiptaret.qe.sot.vuajn.aq.shum.

    • @lirishuli4051
      @lirishuli4051 Před rokem

      0

    • @ariari3492
      @ariari3492 Před rokem

      Besnik.Rada tani po e degjoj haa vertet i luajne nofullat pa vetedije a dhembet brenda haaa..e medet po bereqaves buk te japin keto..te gjithe.ikin e lejne kelyshet e vet mbrapa

  • @pranveracoku7512
    @pranveracoku7512 Před 3 lety +5

    Bravo Nano

  • @ziooo9188
    @ziooo9188 Před rokem +1

    Bravo Fatos gjeneratori

  • @landiinteristi8819
    @landiinteristi8819 Před 3 lety +6

    Çfare cliroi babai yt zoti Nano?ju vuani te gjithe nga deliri i madheshtise

  • @andrecela1704
    @andrecela1704 Před 3 lety +4

    Gorilla e shqiptare poiner

  • @dardaniseni4350
    @dardaniseni4350 Před rokem +1

    Nga kooperativist ne kryeminister. Arritje e madhe.

    • @iDeklasuar
      @iDeklasuar Před dnem

      Ekonomist, o grupi. Kupton naj gje cfare thote apo vk>?

  • @top-manlove2957
    @top-manlove2957 Před 3 lety +3

    Shif si flet si homeless hahaha Ku paska ra Ky kaq I katandisur

  • @user-ji2hq4vh8y
    @user-ji2hq4vh8y Před 9 dny

    Hartues i Normave
    Dmth Ekonomist

  • @nikollivanaj5142
    @nikollivanaj5142 Před 3 lety +8

    Ti kishin var per kame me pas hap llapen

  • @frederikhysi948
    @frederikhysi948 Před měsícem

    Njeriu politik me karagjoz ne historine tone 😅

  • @alicebrushtulli1863
    @alicebrushtulli1863 Před rokem +2

    Mashtrus

  • @user-or6mf6tk8u
    @user-or6mf6tk8u Před 4 měsíci

    Kurr ne skemi pasur nje Alb

  • @MG-xg9yk
    @MG-xg9yk Před 3 lety +2

    Asnje here

  • @user-zi4kn9mb9m
    @user-zi4kn9mb9m Před 10 měsíci

    TIIIIII????????!!!!!!!!!!!!!!

  • @valentinanaco528
    @valentinanaco528 Před rokem

    8
    9

  • @arjanmarku4788
    @arjanmarku4788 Před 3 lety +1

    Ky duhet te jet mbret

  • @agimmaliqaj1296
    @agimmaliqaj1296 Před 10 měsíci

    Keta jane te du te bisnesit te dy te pasur!!