Video není dostupné.
Omlouváme se.

Fatos Nano: Perse nuk ju bashkova Partise Demokratike në vitet ’90?

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 3. 02. 2021
  • Pas rrëzimit të regjimit komunist në vitet ’90, Fatos Nano qëndroi në Partinë Socialiste edhe pse vetë ishte njeri liberal që nuk ishte dakord me ideologjinë e Partisë së Punës.
    Edhe pse një personalitet i tillë, ai nuk iu bashkua Partisë Demokratike, dhe këtë e ka shpjeguar në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan.
    Në këtë rrëfim të rrallë të tij përballë gazetarit Blendi Fevziu, Nano zbulon arsyen përse vendosi që të kontribuonte për PS-në, që më pas u bë kryetar i kësaj partie.
    Blendi Fevziu: Jemi në fund të vitit 1990, kur ju i takonit grupit liberal. Edhe në Tiranën e kohës konsideroheshit si një nga ekonomistët liberalë por edhe personat liberalë. Përse nuk u anëtarësuat në PD por mbetët në Partinë e Punës? Dhe si e kujton lëvizjen e studentëve?
    Fatos Nano: Lëvizja e studentëve ishte e vërtetë. Ishte e virgjër, ishte jo shumë e koklavitur. Ishte pasqyrë e ndjenjave të moshës, e vrullit të moshës dhe kërkesave të atij brezi. Sapo filluan të afrohen intelektualë apo interesa të tjera, ajo pushoi së qeni kaq e pastër. Dhe veçanërisht qysh në tribunën e fjalimeve të para të ditës së shpalljes së Partisë Demokratike, u pa që do kishte shumë ujë për rrjedhur. U pa që uji filloi të trazohet. Vendimi im për të ms kaluar me PD-në erdhi në mënyrë racionale dhe graduale sepse në një kohë që të gjithë po turreshin për të kaluar me PD-në, atëherë unë mendova këtu do bëhet një monizëm i ri. Dhe vendosa në mënyrë të ndërgjegjshme të qëndroj majtas për të balancuar situatën. Natyrisht nuk do të qëndroja vetëm, do të bashkohesha me të tjerë intelektualë të majtë, dhe këtë bëmë, balancuam situatën aq sa 4 muaj pas zgjedhjeve të ’92 fituam zgjedhjet vendore.
    Blendi Fevziu: Në kohën që ju mbetet në Partinë e Punës dhe filluat të evidentoheshit si një nga të rinjtë me perspektivë dhe natyrisht me formim krejt ndryshe, si ishte raporti juaj me klasën drejtuese që kishte qenë 40 vjet në pushtet? Pra me ata që quheshin komunistët e vjetër? Funksiononte? Kuptonin gjë çfarë po ndodhte?
    Fatos Nano: Pjesa mbushje topi që ishin shumica e Byrosë Politike, që kishin ardhur vitet e fundit nga arat, nga kantieret, nuk është se kishin shumë pretendime. Pra nuk shikonin rreth e rrotull, ishin të mbyllur me njëri-tjetrin, nuk i përfillnin studiuesit apo shkencëtarët dhe nuk ta varnin shumë. Ky ishte një avantazh. Në kohën që ata nuk vinin fare në bibliotekë, ti mund të shkoje dhe kishe gjithë kohën për vete dhe të gërrmoje në ca libra që s’i prekte njeri me dorë. Dhe kishte atëherë në biblioteka ca gjëra të tilla. Pra, nuk ta uzurponin kohën e vlefshme të studimit. Ndërkaq, kur ne filluam të shfaqemi, sepse unë 3 vitet e fundit para pluralizimit, nisa një tur bisedash nëpër gjithë Shqipërinë me intelektualë, me kuadro. Doli nami dhe pastaj filluan të më thërrisnin mua. Shkoja pothuajse çdo dy javë dhe flisja siç kam folur me studentët e mi. Shtroja pyetje provokuese, kërkoja përgjigje nga salla, shikoja që salla ishte gati për përgjigjen që doja unë dhe e jepja atë përgjigje. Opinioni po mbartesh. Opinioni priste, opinioni ishte kurioz se kush po thotë ndonjë gjë dhe ç’janë këta të rinj që po thonë ca gjëra. Dhe kjo më çoi mua në dënimin që u bëra kryetar i Partisë Socialiste.
    Blendi Fevziu: Ishte presioni nga poshtë që e solli?
    Fatos Nano: Ishte presioni nga poshtë. Pra unë u bëra i njohur me këto ture.
    #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
    Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Komentáře • 28

  • @user-ix7em4of8r
    @user-ix7em4of8r Před 8 měsíci

    Respekte nano ❤❤

  • @arjankosturi3119
    @arjankosturi3119 Před 3 lety +4

    I madhi Nano Respekte

  • @durimxhameta3665
    @durimxhameta3665 Před 3 lety +5

    E miera shqiperi Duke ndegjuar keta hajde o enver

  • @durimxhameta3665
    @durimxhameta3665 Před 3 lety +8

    O tose mere pake uje me krupe se te Jan blloku hunet

  • @klevislistaj9533
    @klevislistaj9533 Před 3 lety +4

    Po ky ka pi maallqe mezi flet

  • @erionmema1171
    @erionmema1171 Před 3 lety +2

    hyne nano presidet beavo tosi

    • @wildlife7087
      @wildlife7087 Před 3 lety

      Ke te drejt do ta shohim president,,,

  • @marh762
    @marh762 Před 3 lety +5

    Asht me qeshe me hunde ne grusht koncepti qe nuk shkova tek PD se do krijohesh monizem i ri.

  • @gazigazi9168
    @gazigazi9168 Před 3 lety +4

    Ky ka qen legjend

    • @detid3507
      @detid3507 Před 3 lety +3

      LEGJENDA E VJEDHJES

    • @elial5742
      @elial5742 Před 3 lety +4

      @@detid3507 po edhe sal premtoj qe do jetonim si mbret ..nuk do lodheshim e nuk do punonim kurre...dhe ju akoma vazhdoni e besoni.sala komandon nga mbrapa bashen e lilon..vazhdon akoma ta mbaj ne kontroll shqiperine nepermejt atyre

    • @arditshuti7088
      @arditshuti7088 Před 3 lety +1

      Qelbesira ndyresira hajdute rrugace ordinere dhe mafia e ketij populli te mjere te mallkuar nga allahu jane te gjithe keta zonjusha ky popull injorantesh voton keto llozhura kanceri i demokracise pluraliste ne vendin tone ne shekullin e mallkuar te pluralizmit

  • @benmema9236
    @benmema9236 Před 3 lety +1

    Bajat ne fjalor ,bajat ne historite qe rrefen,i shemtuar ne kulm me ato floke e mjeker te lyer.

  • @murrizi5542
    @murrizi5542 Před rokem

    Ju t shemtuarit

  • @sancarlo-url
    @sancarlo-url Před 11 měsíci

    Sepse nuk mund tè kèndojnè dy gjela me njì pullaz . Ça do boje ti ke pd shofer i salès