Video není dostupné.
Omlouváme se.

“Merrni vendimin, ne do t’ju marrim per dore ne BE”, Fatos Nano: Shansi qe na dha Gjermania ne ‘89

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 3. 02. 2021
  • Në vitin 1989, Shqipëria pati shansin e artë që të vendoste marrëdhënie tregtare dhe politike me Bashkimin Europian me ndërmjetësimin e Gjermanisë.
    Por ky shans u humb për shkak të Ramiz Alisë, i cili nuk i ktheu përgjigje ofertës së Gjermanisë.
    Kështu është shprehur ish-Kryeministri Fatos Nano, i cili në një rrëfim për emisionin Opinion në Tv Klan, ka zbuluar prapaskenat para rrëzimit të komunizmit.
    Nano tha se në vitin 1989 ka qenë pjesë e një vizite në Gjermani dhe përpiloi vetë raportin për këtë vizitë, ku në fund përcillej edhe “oferta” e Gjermanisë për Shqipërinë.
    Blendi Fevziu: A kishte shanse Shqipëria në atë kohë, në vitet ’85-’86, të hapej drejt Perëndimit përpara vendeve të tjera të Lindjes? Dhe a pati tratativa për të në atë kohë?
    Fatos Nano: Kam një përvojë personale për këtë gjë. Në mes të vitit 1988, u bëra pjesëtar i një grupi pune të kryesuar nga Abdyl Baca. Detyra ishte të prisnim në Tiranë në 5 dite pune drejtorin e Europës në Ministrinë Federale të Ekonomisë Gjermane, i cili do të na fliste për politikat e BE-së, institucionet e BE-së, politikat ndaj Mesdheut. Nuk kaloi shumë, por pas 6 muajsh, vjen ftesa nga Ministria Gjermane e Ekonomisë për të parë në vend dhe për t’u takuar me më shumë personalitete. Vizita ime në ’89 në Gjermani ka qenë e rrallë, e organizuar kaq mirë. Më çuan me Luan Çaullarin, zv/kryetari i komisionit të planit. Filluam nga Mynih për të dalë në Hamburg, vizituam 5 lande, u takuam me zyrtarët e Ministrive përkatëse, u takuam me botën akademike, u takuam me CEO të kompanive kryesore gjermane. E gjitha kjo përfundoi në një raport rreth 20 faqe që e kam shtypur vetë, i cili përfundoi me mesazhin që na dha Gjermani, që ishte: “Ju mjafton të merrni një vendim politik, që jeni të gatshëm të hapeni ndaj BE-së. Ne do t’ju marrim për dore, do t’ju çojmë në Bruksel, do ju tregojmë ku të trokisni, nuk do jemi ne brenda, por do gjeni atmosferë shumë miqësore. Merreni vendimin politik dhe do t’ju shoqërojmë për të krijuar të parët marrëdhënie preferenciale me BE-në”.
    Blendi Fevziu: Ju e përcollët këtë mesazh?
    Fatos Nano: Ky material i shkoi Ramiz Alisë. Dhe nuk u dha asnjë përgjigje për 1 vit e ca. Kur kam takuar Ramizin për herë të parë në ’90, i them: “Po ç’u bë ai materiali i gjermanëve”. Po se ku ma zhduku Hekurani - tha - nëpër sirtarë.
    Blendi Fevziu: Kur e gjykoni sot me intuitën tuaj, mund të shkonte deri me pranimin e Shqipërisë në BE si një projekt pilot?
    Fatos Nano: Jo, ishte fillimi i rrugës për të krijuar marrëdhënie preferenciale tregtare dhe pastaj bashkëpunimi më të gjerë ekonomik.
    Blendi Fevziu: Pra, ishte vetëm vendimi ynë?
    Fatos Nano: Ishte vendimi ynë.
    Blendi Fevziu: Që nuk e morëm...
    Fatos Nano: E humbi Hekurani pra. Që do të thotë... Prandaj kam thënë që Ramiz Alia ngeli takticien, nuk u bë kurrë strateg. Ky ishte një nga vendimet strategjike që duhet të merrte.
    Blendi Fevziu: Që nuk e mori kurrë.
    Fatos Nano: Nuk e mori kurrë!
    #Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
    Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Komentáře • 90

  • @isapeka8757
    @isapeka8757 Před 3 lety +12

    Nuk e mori vendimin Ramizi sepse komandohej nga Antanta ( angli france rusi dhe Yugosllavi ) dhe gjithashtu mbajtet te njejten linje si ti Fatos , Berisha dhe Rama.

    • @elial5742
      @elial5742 Před 3 lety

      Rama jo..nuk e paske kuptuar mire...ai i jep uje me bisht te luges te gjitheve..te pelqe apo jo..Rames i intereson te ler nje emer dhe kujtim te mire..dhe jo te vjedh..i pe diamantet e koleksioni..prite ca ndodh po edhi basha..

    • @isapeka8757
      @isapeka8757 Před 3 lety +5

      @@elial5742 nuk te kuptoj ne gjithe ( kontentin ) e mendimit tuaj, nuk e mohoj qe Rama eshte Politikan dhe di te luaj mire me Politiken llogaritese ( Master of puppets) por do lere emer ne histori qe promovoi ne politike vrases, perdhunues, tutor, e kriminela si dhe per c’popullimin me ekstrem te trojeve shqipetare😉

    • @shabankelmendi6441
      @shabankelmendi6441 Před rokem

      Kan pas planin qe te varfrojn edhe me shum popullin shqiptar partia komuniste ka qen kanceri per shqiprin

    • @gentivreto8993
      @gentivreto8993 Před 11 měsíci

      ​@@elial5742😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊😊9

  • @youtubetv-yn9mx
    @youtubetv-yn9mx Před rokem +4

    Ky zoteria duhet te pergjigjet para shqipetareve ku i gje leket qe si mbarohen .

  • @ssmg42sss8
    @ssmg42sss8 Před 3 lety +10

    Tullaxhi po nuk llapi cdo 5 sec Nuk Ben program

  • @talentedworld9572
    @talentedworld9572 Před 3 lety +10

    PD . LSI . PS
    🤮🤮🤮

  • @marcelberat9974
    @marcelberat9974 Před 3 lety +6

    Po pse nuk e bere ti Z.Nano kur more pushtetin vet???

  • @aka_sphen872
    @aka_sphen872 Před 3 lety +7

    nuk e besoj, por shume lezetshem e tregon si perrall.

    • @miklovankaja2079
      @miklovankaja2079 Před 3 lety +3

      Personalisht e mbaj mend.Ishte Gjermania shteti me aktiv ne Shqiperi,deri ne Nentedhjet e shtaten.Biles ka ardhur sekrtari i Shtetit Gjerman i aso kohe ne Helmut Kohl ishte mbeshtetes i math i Shqiprise

  • @bekimsinomati6465
    @bekimsinomati6465 Před 2 hodinami

    Ramiz Alia ishte SERVIL I PA BES , DHE SERVILAT NUK BËHEN KURR LIDER

  • @user-nf1th2ih3s
    @user-nf1th2ih3s Před 3 lety +10

    respekte per kte burr i vetmi politikan qe i dha popullit 👏

    • @nichtname5736
      @nichtname5736 Před 3 lety +6

      Ne kohen e Nanos gjith i kishin xhepat plot..vitet me te mira ne 30 vitet e fundit

    • @detid3507
      @detid3507 Před 3 lety +4

      JEPNI NDONJE EURO
      SE OSHT GJYNAF
      SE I KAN MBARU
      NEPER KAZINOT

    • @astritzyberaj6132
      @astritzyberaj6132 Před 3 lety

      Po mor po , ky I dha popullit, I dha pambukun me jodjo.

  • @esatjanuzi6481
    @esatjanuzi6481 Před 3 lety +9

    Ekonomia ne kohen e juaj ka qen 000000000

    • @francxhaferi3308
      @francxhaferi3308 Před 3 lety +2

      Prandaj te gjithe I kishin xhepat plot se ishte 0 ??

  • @davidsamsung2606
    @davidsamsung2606 Před 3 lety +10

    Drras nano me kokain

  • @user-ix7em4of8r
    @user-ix7em4of8r Před 11 měsíci

    😮😮🎉🎉❤❤❤❤❤

  • @user-gg4dh7yj9l
    @user-gg4dh7yj9l Před 3 lety +1

    💪🏻🔝🇦🇱💪🏻

  • @drinidrini7839
    @drinidrini7839 Před 3 lety +4

    Gjalle qenka ky djathe Burduf! (Dajthi Burduf eshte nje specialitet kulinar i Rumanise ne zonen e Sibiu-t)

    • @leonardsulaj924
      @leonardsulaj924 Před 3 lety

      Epo atje ka bagti shume ne Sibiu.. Ka dhe shume arinj😂😂😂😂

    • @drinidrini7839
      @drinidrini7839 Před 3 lety

      @@leonardsulaj924 Ne realitet i perket asaj race.

  • @hektorlicaj2165
    @hektorlicaj2165 Před měsícem

    Sa genjejne keta ore po pas 2vjetesh pse su mori per dore cfar ndryshoi

  • @elezelezi8281
    @elezelezi8281 Před 3 lety +5

    Ku esh ai ekurani se do vras vet😂🤣

    • @torrnado6895
      @torrnado6895 Před 3 lety +1

      Nje kokrre kurves.qe per ate i dhe ca idiot te tier qe kushedi ku do ishim.

    • @astritzyberaj6132
      @astritzyberaj6132 Před 3 lety +5

      Po nuk hyn ne pun ta dish se ai kushedi sa ka qe ka vdekur,,ky ua hedh fajin atyre qe kan vdekur,,.ky ishte me keq se ata se po te ishte no nje burr I mirre ua thoshte kur ishin gjalle.. ky eshte kryehajdut.

    • @leonardsulaj924
      @leonardsulaj924 Před 3 lety

      😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂.. Coment memorial..

    • @Gina-xf2mq
      @Gina-xf2mq Před 3 lety

      @@leonardsulaj924 tallu ti tallu

  • @lynx2690
    @lynx2690 Před 3 lety +5

    How this person gets time in media .
    Pity for Albania

  • @eticetzyplie365
    @eticetzyplie365 Před 3 lety

    Hi : Mister Tosi : Ramizi : :
    Se mori ate vendin : se e perkunte : te djepi : ajo qe hate : banana ne Egjypt: : Kur : Shipetaret : se ngopshin bark Un me Buk : s: "kishin cte : Han in : ::::::: : besoj: Se ta mer mendja: per clen e kam fjalen-: : : : very nice : emision :

  • @gentiancela2444
    @gentiancela2444 Před 3 lety +3

    Gjermania para 1 viti mori borxh 1 trilion dollar per vete. Po te kishim ngel ne dor te gjermanis vetem me patate do ta shtyshim mujin.

  • @Engli1990
    @Engli1990 Před rokem

    Je usta

  • @emanueldunkerquefrance2526

    Hahahhahahha

  • @arjankosturi3119
    @arjankosturi3119 Před 3 lety +2

    Respekte Fatos Nano

    • @detid3507
      @detid3507 Před 3 lety +4

      RESPEKT PER NANON
      SE KA VJEDHE DHE
      ESHTE SPIUNI GREQISE 👍

  • @mirvjenatufa4750
    @mirvjenatufa4750 Před 3 lety +3

    Nano te paska zene sclerosa ishalla se shpejti edhe alchaimer.

  • @lifelivelifelive4026
    @lifelivelifelive4026 Před 3 lety +2

    Mere ne dore Shqiperine garo 100%do fitosh

    • @paolo3319
      @paolo3319 Před 3 lety +3

      Merre ne3shtepin tate mbase behesh rehat shqiptaret skan nevoj per mostra te droguar alkolik pa karakter njeres kot

    • @detid3507
      @detid3507 Před 3 lety +2

      DO FITOJE KARIN

  • @xhikexhike619
    @xhikexhike619 Před 11 měsíci

    Karagjoz...