Ka një mesazh për ty - Dhuna në fillore, mesazhi shokues i Eraldës (6 Mars 2022)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 5. 03. 2022
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Marjeta, nëna e Eraldës është e para që nis rrëfimin e saj në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”. E vendosur në mes të publikut të “E diela shqiptare” në Tv Klan, ajo tregon se së fundmi i është bërë e ditur nga e bija dhuna që ajo ka përjetuar në shkollë. Mësuesja e Eraldës ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi të për katër vite gjatë fillores, ndërsa shokët e shoqet e bullizonin.
    Marjeta: Kam vuajtur shumë, në klasë të parë ma ka rrahur shumë mësuesja. E kanë rrahur shumë, burri im është invalid dhe…
    Ardit Gjebrea: Ju e dinit që vajzën…
    Marjeta: Jo nuk e dija, e kam marrë vesh shumë vonë. E mora vesh kur do bënte mesazhin këtu që i kishte thënë stafit “dua të thërras mësuesen” sepse është lumturuar në vit të parë. Me mësuesen e klasës së nëntë dhe të vitit të parë ka qenë shumë mirë, ndërsa mësuesja e fillores e ka rrahur shumë.
    Më tej Marjeta tregon se vajza bullizohej nga shokët e shoqes për shkak të veshjes, pamundësisë ekonomike apo babait të saj invalid.
    Ardit Gjebrea: Në rastin pak më parë, ishte një nënë që vuante e qante se në muajin e nëntë të shtatzënisë fëmijë e humbi dhe për pak ditë nuk e solli dot në jetë. Tani imagjino, ta sjellësh në jetë, ta rrisësh, ta ushqesh, me burrin invalid, me të gjitha sakrificat dhe mësuesja ta rrahë e shokët e shoqet e klasës ta bullizojnë.
    Nuk e di në çfarë besoni, por një mësuese, e theksoj, mësuese që të rrahë nxënësin…Ajo ka dalë në pension se po mos të kishte dalë në pension do isha bërë nismëtari që mos të ishte më në sistemin e arsimit. Kudo qoftë, unë uroj shumë që ta dëgjojë këtë gjë, le ta dijë që në heshtje, pa i thënë emrin se nuk do doja që ta thoja, të dënojmë në masë dhe të lutem reflekto vetëm nga mosbërja publike e emrit tënd se mund të ishe turpëruar gjithë jetën. Të paktën turpërohu ti me veten tënde./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře •