Ka nje mesazh per ty - E rralle, 9 niper e mbesa surprize gjyshes (27 Shkurt 2022)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 26. 02. 2022
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Dashuria mes prindërve e fëmijëve është një gjë, por ajo mes nipërve e gjyshërve është një ndjesi dhe lidhje tjetër. Në rastin e nënë Rufijes, është një lidhje e 17-fishuar sepse ajo kaq herë është bërë edhe gjyshe. 9 nga nipërit e mbesat e saj të cilët jetojnë në Shqipëri, madje në të njëjtin oborr me të, kanë ardhur për ta surprizuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E diela shqiptare” në Tv Klan.
    Më herët, ata rrëfyen dashurinë dhe kujdesin që tregojnë ndaj gjyshes së tyre për të cilën nuk kursejnë asgjë, ashtu si ajo kundrejt tyre. Për ta, është e rëndësishme t’ia tregojnë dashurinë ‘mbretëreshës’ së tyre, siç e quajnë ata, së bashku me një premtim.
    Duam të të themi që je gjithçka për ne, je mbretëresha jonë. Gjithmonë, kur na sheh të lumtur, kur jemi të gjithë së bashku, kur mblidhemi për festa, për çfarëdolloj gjëje dhe na sheh që shkojmë shumë mirë bashkë, gjithmonë na thua: “Tani që jam unë, ju shkoni shumë mirë me njëri-tjetrin, por ndoshta në të ardhmen kur unë mos të jem më, a do vazhdoni kështu?” Dhe duam të të themi që ne gjithmonë, kjo mbarësi, kjo lumturi që ti na e ke trashëguar, kjo dashuri që ne kemi mes njëri-tjetrit, këtë lidhje që ne kemi, gjithmonë do ta vazhdojmë brez pas brezi. Ne të gjithë të duam shumë.
    Gjithashtu, thamë që je mbretëresha jonë. Je vërtetë dhe e meriton të jesh e tillë. Ai froni të shkon shumë.
    Je nëna më e mirë në botë. Ti na edukon, na mëson çdo gjë që ne bëjmë. Unë të dua shumë.
    Ti e di që të duam shumë. Dhe kur më kritikon më bëhet qejfi sepse e bën për të mirën time dhe nuk kemi fjalë për ta përshkruar, je vërtet një mbretëreshë./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře •