E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (14 janar 2018)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 13. 01. 2018
  • Facebook: / tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
    Kronikë me e plotë: tvklan.al/e-diela-shqiptare-em...
    Në këtë sezon të ri të “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, do të trajtohet rasti i familjes Kokaj. Vajza më e vogël, Albina na tregon vështirësitë e familjes së saj. Ajo tregon se babai është operuar nga tumori në gojë, ndërsa vëllai i vetëm i saj është përdorues i heroinës dhe para disa muajsh tentoi vetëvrasjen. Ajo sot ka një mesazh për vëllain dhe të atin.
    Albina Kokaj: Familja ime përbëhet nga 6 persona; motra e madhe, vëllai, motra tjetër dhe unë. Edhe mami dhe babi. Babi im është 61 vjeç dhe para 4 vitesh diagnostikohet me tumor, ku detyrohet të operohet dhe duke hequr kështu 2/3 e buzës. Një vit më vonë, ai duhet të operohet sërish që të hapë gojën, sepse goja kishte mbetur shumë e vogël. Por nuk është kjo arsyeja e vetme që unë jam këtu. Unë dua të kem vëllain tim përballë meje, Pjetrin që ne e thërrasim Titi. Ai është 23 vjeç ndërsa unë jam 18. Vëllait dua t’i tregoj që ne jemi forca e tij për çdo gjë. Vëllai ka qenë përdorues i heroinës i rregullt, që në moshë fare të vogël 18 vjeç. Si fillim si çdo bashkëmoshatar i tij, ai donte të provonte këtë ndjesinë që të jepnin lëndët narkotike, por mund të them që kur bëhesh pjesë e një rruge të tillë, duhet të përballesh edhe me kthesat e saj, me udhëkryqet. Ne e pikasëm që përdorte heroinë rreth 2 vite më parë nga fjalët e njerëzve. Thonin që duhet t’i qëndroni më pranë vëllait sepse ai ishte parë në qendër duke përdorur ca lëndë që nuk janë të ligjshme. Por, përpjekjet e familjes sime për të kanë qenë të shumta, sidomos babi. Babi do të japë jetën për vëllain tim. Po mami nuk e shfaq aq shumë. Babi gjithmonë është munduar t’i flasë, ta bëjë të kuptojë që kjo nuk është një rrugë e drejtë për të. Edhe ndoshta, unë mendova se duke qenë këtu përballë meje, ai do reflektonte pak që ta linte të shkuarën pas dhe të jetonim një të tashme dhe të ardhme të lulëzuar.
    Ardit Gjebrea: Një baba përdor të gjitha format. Unë di disa raste dhe të reagimeve të ndryshme të familjeve me fëmijët e tyre që përdornin këtë gjë. Ka patur reagime të buta, ka patur reagime të forta. Ka patur kërcënime, ka patur momente kur vet babai i ka thënë djalit do ta provoj dhe unë drogën bashkë me ty dhe i biri është tmerruar nga kjo gjë. Ka patur momente kur babai e ka nxjerrë djalin nga shtëpia. Cila ka qenë historia e familjes tuaj.
    Albina: Babai është munduar gjithmonë që ta mbajë afër vëllain, edhe ka pasur raste kur i thanë që ‘nëse ty të bën të ndihesh mirë kjo gjë, atëherë unë do bëhem shoku jot, të përjetojmë çdo gjë bashkë’. Por reagimi i vëllait ka qenë ‘çfarë e do ti drogën’. Edhe atëherë babai është munduar gjithmonë që ta marrë me të mirë se e keqja nuk është se funksionon. Njeriu duhet të kuptojë më të mirën. Edhe gjithmonë është munduar që ti gjejë ilaçe që ai të kurohet. Në datën 13 Maj familja jonë pëson një goditje, ku vëllai tenton të vetëvaret. Dy ditë më parë nga 13 Maji, ai pësoi një aksident me makinë ku ai shpëtoi fatmirësisht. Por mbrëmjen e 13 Majit kemi qenë unë dhe mami personat që e kemi gjetur vëllain në atë gjendje, të varur në një ndërtesë afër shtëpisë. Zoti ka bërë mrekulli, sepse kur e çuam në spital doktorët thonin që të ngremë duart lart nga Zoti sepse ne nuk kemi ç’të bëjmë. Kishte vetëm 15% jetë, aspak më shumë. Kemi qenë 48 orë përballë derës së reanimacionit ku po prisnim një mrekulli ose më të keqen. Fatmirësisht, lutjet e shpirtit të mamit, të motrave të tij edhe të babit u dëgjuan nga Zoti dhe sot ai është mes nesh.
    Ardit Gjebrea: Për cilin motiv e kreu këtë akt? Keni biseduar ndonjëherë në shtëpi?
    Albina: Nga depresioni. Ka tentuar shumë herë që të gjejë punë, por puna në zonën e Shkodrës nuk është. Është e pakët, duhet eksperiencë pune, të ketë shkollë. Ndërsa ai nga shkolla hoqi dorë që në ‘9-vjeçare’ dhe nuk e vazhdoi më tej. Edhe kjo ishte një nga arsyet, sepse nuk gjej punë, të kem para mjaftueshëm për të siguruar çdo nevojë që unë kam.
    Ardit Gjebrea: Si i siguronte paratë vëllai, sepse që të blesh heroinë kushton apo jo?
    Albina: Duke qenë se babai i plotëson çdo nevojë vëllait, çdo kërkesë, normalisht është një djalë i vetëm, ai kërkonte para që të dilte me shoqërinë. Por në të vërtetë paratë shkonin tjetërkund.
    Ardit Gjebrea: Në çfarë faze është tani vëllai?
    Albina: Vëllai tani po përmirësohet. Ka shumë dëshirë që të mos jetë më pjesë e kësaj rruge. Më shumë se çdo gjë është që të bëjë...
  • Zábava

Komentáře •