Ka nje mesazh per ty - Mrekullia në dhomën 4 (13 Mars 2022)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 12. 03. 2022
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Dështimi i shtatzënisë së parë solli një hendek të madh te Albana që mundi të gjente ngushëllim vetëm pas marrjes së lajmit se brenda saj po rritej një qenie e re. Por siç tregoi më herët në “Ka Një Mesazh Për Ty” nuk ishte e lehtë kjo shtatzëni e dytë pasi iu desh të qëndronte 8 muaj në shtratin e spitalit. Arsyeja pse Albana nuk u dorëzua ishte Teuta, mjekja që hynte çdo ditë në dhomën 4 pa bërë asnjë ditë pushim. Ndaj, ajo ka thirrur mjeken e saj në këtë pjesë të “E diela shqiptare” në Tv Klan për ta falënderuar që e shtyu përpara në periudhën e vështirë.
    Albana: Doktoreshë Teuta, të duam pa kushte, familjarisht. Të jemi shumë mirënjohës. Jo vetëm unë dhe bashkëshorti, por gjithë familja ime. Brenda meje vërtet u rrit një fëmijë, por nuk e rrita unë, atë e rrite ti dhe falë teje unë sot jam nënë. Ti shpëtove jo një fëmijë, por tre jetë, fëmijën tonë, mua dhe bashkëshortin. Të falënderoj shumë. Unë kam kuptuar që nuk ka të tillë mjekë, jam gabuar, të kërkoj falje, njëmijë herë të kërkoj falje. Të dua shumë, faleminderit për gjithçka.
    Mes emocioneve, doktoresha rrëfen episodin e lindjes së vajzës së Albanës, momentin më drithërues për të gjithë ekipin.
    Teuta: Moment tjetër shumë kulminant ishte dita e lindjes së Bukuries, që ishte me emocione shumë të forta. Natyrisht ne me të gjitha ekzaminimet tona, kujdesin tonë përpiqemi që punët të ecin mirë, të kontrollohet gjithçka. Por pasi lind bebi shihet gjithçka. Në sallën e operacionit atë ditë që ishte plot emocione për Albanën, familjen dhe ne, kirurgu pasi e nxjerr bebin dhe e shoh që është i shëndetshëm, bukurosh etj, pa e prerë kordonin mamia ia tregoj Albanës “shihe sa të bukur e kemi bërë”. Ishte një moment magjepsës, shumë i bukur që nuk e harroj kurrë. Dhe ja ku jemi këtu në këto momente që janë shumë të bukura për të dyja ne, Albana të falënderoj shumë./tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře •