I dërguari ﷺ nuk bënte davet me ilahi dhe teatër - Feuzan

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 18. 04. 2024
  • Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
    El-Fark bejnet-Tejsirish-Shehri uel-Mu’asir
    Përktheu: Valdet Gashi
    www.perlatmuslimane.com
    Pyetje: Çfarë mendoni rreth ilahive dhe në veçanti në ditët e sotme shumë të rinj fetar kanë rënë në to, i kushtohet rëndësi e madhe atyre, ato këndohen nëpër festivale dhe festa të ndryshme, disa prej tyre shoqërohen me defa dhe zëra të cilët ngjasojnë me muzikën?
    Përgjigje: Ilahitë nuk përdoren për davet dhe si adhurim, këtë nuk e bën askush tjetër përveç dy grupe: hizbitë ose sufitë.
    Ndërsa Ehlu-Sunneti dhe Xhemati nuk i përdorin ilahitë në davet, por thërrasin tek Allahu me mençuri, me këshilla të bukura dhe diskutojnë me njerëzit në mënyrën më të mirë ashtu siç veproi i dërguari ﷺ.
    I dërguari salAllahu alejhi ue selem nuk thërriste në fe përmes ilahive. Ai nuk themeloi grupe të korit, as nuk luante teatër apo filma për hir të davetit. I dërguari ﷺ nuk vepronte gjëra të tilla.
    Allahu te ala ka thënë:
    “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!” En-Nahl, 16:125

Komentáře •