Një fshehtësi që 20 vite - Kardavi & Feuzan

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 25. 05. 2017
  • Një fshehtësi që 20 vite
    Jusuf Kardavi thotë:
    "Unë do t'ju tregojë një temë që e kam fshehur nga ju. Vetëm Dr. Abdul-AzizAmir e di atë. Ai ishte mjek egjiptian i cili ka punuar në Libi. Ai e di këtë për mua. Unë kam një mendim që e kam mbajtur të fshehur nga njerëzit që njëzet vite. Unë dua që ta përhapi atë tani dhe t’ua tregojë atë njerëzve në mënyrë që ne mund ta diskutojmë çështjen. Kjo ka të bëjë me gurëzimin në dënimin për zina. Gurëzimi nuk është sheriat Islamik. Ky është sheriat (ligj) i fesëjehude. Profeti (salAllahualejhiueselem) e miratoi atë në fillim. Pastaj u shpall surja en-Nur:
    سُورَةٌأَنزَلْنَاهَاوَفَرَضْنَاهَاوَأَنزَلْنَافِيهَاآيَاتٍبَيِّنَاتٍلَّعَلَّكُمْتَذَكَّرُونَالزَّانِيَةُوَالزَّانِيفَاجْلِدُواكُلَّوَاحِدٍمِّنْهُمَامِئَةَجَلْدَةٍوَلَاتَأْخُذْكُمبِهِمَارَأْفَةٌفِيدِينِاللَّهِإِنكُنتُمْتُؤْمِنُونَبِاللَّهِوَالْيَوْمِالْآخِرِوَلْيَشْهَدْعَذَابَهُمَاطَائِفَةٌمِّنَالْمُؤْمِنِينَ
    “(Kjo është) Kaptinë të cilën Ne e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim të domosdoshëm (zbatimin e dispozitave që theksohen në të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në mënyrë që të merrni mësim. (dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t'i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni Allahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.” 24:1-2
    Ky ajet e abrogoi dënimin me gurëzim ... Unë mbështes që gurëzimi të mos praktikohet. Gurëzimi është sheriat i fesë jehude.
    Muhammedi (salAllahualejhiueselem) nuk e praktikoi një sheriat të tillë të ashpër.
    Imam SalihbinFeuzanel-Feuzan
    Burimi: www.alfawzan.af.org.sa/node/10334
    Pyetje: Cili është gjykimi mbi mohimin e dënimit me gurëzim? A konsiderohet kjo të jetë mohimi i një gjëje të njohur në fe?
    Përgjigje: Nëse ai e di gjykimin dhe e mohon atë nga kryeneçësia, ai bën kufër dhe del nga Islami. Dhe nëse ai e bën këtë nga injoranca ose dyshimi, atëherë gabimi i tij duhet t’i sqarohet. Ose pendohet pas sqarimit ose gjykohet me dalje nga feja.
  • Krátké a kreslené filmy

Komentáře •