Nuk krahasohen Turabi, Gazali, Kardavi, Tilmisani me Ibn Haxherin dhe Neveviun

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 15. 08. 2024
  • Shejkh Salih bin Abdul-Aziz Al esh-Shejkh
    Burimi: • الشيخ صالح آل الشيخ ال...
    Përgatiti: www,perlat-muslimane.com
    Ky krahasim dëshmon se sa injorant është ky që ka krahasuar. Si mund Hafidh Ibn Haxheri dhe Neveviu të krahasohen me individët si et-Turabi, Muhammed el-Gazali dhe Kardavi. Si mund të krahasohet toka me yllin? Si mund të krahasohet bajga me deven?
    Këta e donin Sunnetin, e shpjeguan atë, e sqaruan atë. Interpretimet e gabuara në të cilat ata ranë janë të pakta në krahasim me atë që ata shpjeguan nga Islami. Vazhdimisht dijetarët përfitojnë nga fjalët e tyre, dhe e kuptojnë Kuranin dhe Sunnetin sipas sqarimeve të tyre. Ata me të vërtetë ishin dijetarë.
    Lidhur me këta sot si et-Turabi, el-Gazali, Kardavi dhe et-Tilmisani, këta i përkasin kokave të atyre që i thërrasin njerëzit që të mos kapen për Sunneti. Prandaj gjendja ndryshon në mes të një personi i cili gabon në një çështje, në një degë apo në një ose dy Çështje lidhur me besimin , dhe një personi i cili devijon në vetë bazamentin. Këyre të fundit nuk u intereson për Teuhidin sikruse duhet. Ata nuk i kushtojnë fare rëndësi Teuhidit. Në fakt, Ehl-ut-Teuhidi janë bezdisur shumë nga ata, e cila është e qartë.
    Gjendja e Turabit është e njohur. Ai beson se është e nevojshme për të reformuar Islamin dhe bazat e Fikhut. Ai thotë se bazat e Fikhut janë vetëm terma të dijetarëve se si duhet kuptuar Kuranin dhe Sunnetin dhe të cilat ne nuk duhet ti pasojmë. Ai thotë se ne sot kemi nevojë për baza të reja të Fikhut në mënyrë që ne të mundemi të kuptojmë Kuranin dhe Sunnetin në mënyrë të përshtatshme për situatën e tanishme.
    El-Gazali e refuzon Sunnetin në qoftë se ai nuk përputhet me logjikën dhe të kuptuarit e tij. Kardavi e ka të njëjtën metodologji. Ai ecën në të njëjtën rrugë edhe pse ai nuk e ka treguar në mënyrë të qartë si Gazali.
    Et-Tilmisani nuk e di se çfarë dotë thotë Teuhid-ul-Ibadeh. Ai nuk e di se çka është Sunneti. Ai i ngatërron gjitha këto në mënyrën më të keqe.
    Këta katër dhe të tillët burojnë nga e njëjta shkollë; shkolla e
    Ikhuanu Musliminëve. Shkolla ka parime dhe metodologji të njohura. Prandaj, nuk është çudi që ajo do të prodhojë njerëz në të ardhmen sikurse këta që jetojnë sot, duke pasur parasyshë se ata janë edukuar nga kjo shkollë.
    Si rezultat, është e detyrueshme që të kundërshtohen ata dhe parimet e tyre. Sepse ata i devijojnë të rinjtë në emër të davetit. Të rinjtë i vlerësojnë ata sepse i konsiderojnë ata si thirrësa në Islam.
    Lidhur me Hafidh Ibn Haxherin dhe Neveviun, ne kurrë nuk kemi dëgjuar dikë të mbrojë gabimet e tyre lidhur me besimin me arsyen se ata janë dijetarë të mëdhenj, por gabimi i tyre është bërë në kohën e tyre, ndërsa njerëzit vazhduan të përfitojnë nga dituritë e tyre të thella dhe të kuptuarit e ndritur. Ndërsa lidhur me të tjerët, nuk duhet të krahasohen me këta dy. Nuk është e lejuar për ti krahasuar ata dhe për ti konsideruar ata të barabartë. Toka nuk duhet të krahasohet me yllin.”

Komentáře •