Kur lejohet që bashkëshortët të gënjejnë njëri-tjetrin - Bin Baz

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 23. 06. 2012
  • Pyetësja e radhës parashtron dy pyetje:
    1. Çfarë është gjykimi që gruaja të jetë e sinqertë me burrin e saj në të gjitha aspektet që i përkasin asaj dhe familjes së saj?
    2. A lejohet që gruaja ndonjëherë ta gënjejë burrin e saj në mënyrë që t'i ikën problemeve që ai mund t'ia shkaktoj asaj? E them këtë duke u bazuar në një hadith të cilin e kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut në kuptimin e tij se, lejohet që gruaja ta gënjej burrin e saj dhe burri ta gënjej gruan e tij. Dhe se ka një lloj të gënjeshtrës që është e lejuar, kur është fjala në shmangien e më të keqes?
    Bin Baz: Kjo është një temë shumë e rëndësishme!
    Kur kemi të bëjmë me sinqeritetin ndaj bashkëshortit në të mirë të shtëpisë e në mirëmbajtjen e shtëpisë, kjo është diçka e patjetërsueshme. Gruaja duhet të jetë e hapur me të dhe t'ia thotë të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e rendit shtëpiak,
    përveç nëse ka ndonjë gjë të cilën ajo mund ta kryej vetë apo me paratë e saj. Në këtë rast nuk ka asgjë të keqe (nëse nuk ia thotë burrit).
    Përndryshe, duhet t'i thuhet çdo gjë që ka të bëj me mirëmbajtjen e rregullit të shtëpisë në mënyrë që të mos ketë lëshime atëherë kur është e nevojshme në mikpritjen e mysafirëve, në plotësimin e nevojave të fëmijëve apo në plotësimin e nevojave të atyre për të cilët ai përkujdeset siç janë jetimët etj..
    Pra, kjo është diçka e domosdoshme në mënyrë që burri t'i kryej obligimet e veta, sepse gruaja është ruajtëse e shtëpisë. Ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut :
    "المرأة راعية في بيت زوجها ومسؤولة عن رعيتها.كلكم راعٍ وكلكم مسؤول عن رعيته"
    "Gruaja është ruajtëse (kujdestare) e shtëpisë së burrit të saj dhe është përgjegjëse për atë që ka në kujdestari. Dhe çdonjëri prej jush është ruajtës (kujdestar) dhe i përgjegjshëm për kujdestarinë e tij."
    Është e detyrueshme që të thuhet e vërteta, ashtu siç është e detyrueshme që gruaja t'i kryej obligimet e saj, ngase ajo është kujdestare e asaj shtëpie. Gjithashtu, është obligim që e vërteta dhe e drejta të thuhen në mënyrë që të mos fshihet diçka që është në dëm të anëtarëve të shtëpisë.
    Ndërsa, kur jemi tek gënjeshtra ndaj njëri-tjetrit në atë që nuk dëmtohet askush por në diçka që është e veçantë për dy bashkëshortët, nuk ka asgjë të keqe. Për argument kemi hadithin e Profetit të cilën e transmeton Ummu Kulthum bint 'Ukbeh bin ebi Mu'it رضي الله عنها e cila ka thënë:
    لم أسمعه يرخص في شيء مما يقوله الناس أنه كذب إلا في ثلاث: الخدعة في الحرب، والإصلاح بين الناس، وحديث الرجل امرأتَه والمرأة زوجها
    "Nuk e kam dëgjuar që të ketë lehtësuar (Profeti صلى الله عليه وسلم ) në atë që njerëzit e konsiderojnë gënjeshtër, përveç në tre raste: mashtrimin (e armikut) në luftë, pajtimin ndërmjet njerëzve dhe kur burri flet me gruan e tij, apo ajo me burrin e saj."
    Pra, këtu është fjala kur çështja ka të bëj vetëm me të dy bashkëshortët, për shkak se me këtë gjë arrihet mirësi e madhe duke filluar në përmirësim të lidhjes bashkëshortore, ruajtje të saj apo në shmangie e të këqijave që mund të lindin.
    Pra, nëse burri e gënjen gruan apo anasjelltas, në diçka që u bën dobi atyre siç është: filan çifti kanë vizituar dikë, e që në realitet nuk ka ndodhur ashtu dhe me këtë nuk i bën dëm askujt, apo gruaja i thotë burrit të saj se ka dëgjuar se ai dëshiron të martohet; ndërsa burri ia kthen se nuk është e vërtetë kjo, nuk dua të martohem.
    Apo nëse gruaja thotë se, do të shkojë për të vizituar ndonjë të sëmurë apo nënën e babanë e saj, ndërsa ajo në realitet ka për të kryer ndonjë punë të rëndësishme që, nëse i tregon burrit të saj ai nuk e lejon dhe këtë pa asnjë arsye; -në raste të tilla nuk ka të keqe.
    Qëllimi është që, gënjeshtra t'u bëj dobi atyre dhe nuk i dëmton askënd. Pra, i bën dobi lidhjes së tyre dhe nuk i bën dëm askujt prej njerëzve.
  • Auta a dopravní prostředky

Komentáře • 2