Video není dostupné.
Omlouváme se.

Apeli i nënës për t'u bashkuar me djalin/"Ata s'më duan! Nusja:S'ndërhyj në marrëdhënien e tyre Pj.1

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 13. 12. 2019
  • "Me zemer te hapur" nje emision nga Evis Ahmeti ne News24 - 13 dhjetor, 2019
    Pjesa 2
    "S'të vjen zor, thua: Djali ka pak ditë jetë!" Nëna: Nusja, e çmendur. Djali: Na përmende bukën Pj.2
    • "S'të vjen zor, thua: ...
    Në studion e “Emisionit me Zemër të Hapur” në News24 ka ardhur rrëfimi i një nëne 51-vjeçare. Jaze Çufe jeton prej shumë vitesh në Greqi dhe ka sakrifikuar gjithë jetën për fëmijët e saj. Sfida më e vështirë e nënës është përballja me sëmundjen e djalit, i cili vuan nga Hepatiti.
    Këtë gjë 51-vjeçarja e mëson teksa djali kalon net të vështira me temperaturë dhe refuzonte të shkonte në spital. Këtu nis kalvari i të gjitha vuajtjeve në familjen Çufe, ku nëna do të punojë shumë për të investuar në shëndetin dhe mirëqenien e djalit. Përveç situatës së vështirë shëndetësore, djali dhe nëna do të përballen me shumë brenga shpirtërore. Jaze rrëfeu në emision jetën e djalit, i cili është martuar dy herë dhe ka sjellë në jetë katër fëmijë.
    Nusja e parë e braktisi burrin për shkak të sëmundjes dhe i merr dy fëmijët. Nga boshllëku i madh që djali kishte në shpirt, ashtu i sëmurë siç ishte niset drejt Shqipërisë. Këtu njihet me një vajzë nga Durrësi dhe i kërkon nënës që të shkojnë për t’i kërkuar dorën. 51-vjeçarja ia plotëson këtë dëshirë të birit dhe brenda një kohë të shkurtër realizon fejesën dhe martesën.
    Këtu fillon të shkatërrohet marrëdhënia midis nënës dhe djalit, pasi nusja mendonte vetëm për vete dhe kthen burrin kundra familjes. Djali fillon të fajësojë nënën edhe për ndarjen e martesës së parë nga e cila ka dy fëmijë. Edhe në këtë rrugëtim nëna e mbështet financiarisht dhe moralisht. Sipas saj, nusja mendonte vetëm për vete dhe kur burri nuk i realizon tekat, e kërcënon se do largohet me fëmijët. Djali sot është 39 vjeç, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Jaze thotë se djali dhe nusja nuk e duan dhe mundohen t’ia hedhin poshtë të gjithë mundimin. Në vitin 2018, djali emigron në Gjermani dhe qëndron një vit e gjysmë, më pas kthehet sërish në Shqipëri. Nëna e dëshpëruar kërkon ndihmën e emisionit për t’u lidhur me djalin, i cili ka shumë pak ditë jetë.
    “Jam nëna e 3 fëmijëve, të tre të rritur dhe të martuar. Njërën vajzë e kam të divorcuar, jeton këtu në Greqi me mua. Të tre fëmijët i kam rritur me sakrificë e mundim. Djali i madh në moshën 17-vjecare iku në Greqi dhe mbas ca kohësh shkova dhe unë në Greqi. Më pas djali sëmuret me temperaturë të lartë, mjeku tha që ishte shumë rëndë, kishte hepatit. Në 2009 djali u fejua dhe në 2010 u sëmur, mjeku më tha që ishte shumë rëndë. Përpiqej të niste punën, por sa herë që niste punën sëmurej dhe e linte se nuk mundej. Nusja lajmëron familjen e saj, djali më merr në telefon, shkoj flas me prindërit e nuses dhe ata më kërkuan ta merrja djalin sepse ishte i sëmurë. Ju kërkova të mos e bënin një gjë të tillë për shkak të fëmijëve.
    Megjithatë djali u nda iku dhe erdhi në Athinë, rrinte tek e motra. Më pas më thotë ‘mama unë do iki në Shqipëri’. Unë nuk doja, por ai bëri siç deshi. Gjeti këtë vajzën dhe më tha që kam gjetur një vajzë që e dua. Unë nuk doja sepse kisha si fillim hallin e shëndetit të tij, por nuk ia prisha, Shkova në Shqipëri dhe bleva gjithçka i duhej nuses dhe djalit. Brenda një jave marrim nuse”, tregoi gruaja.
    Ajo rrëfen më tej nisjen e problemeve e nusen e djalit, megjithëse i është përpjekur t’i ndihmojë me të gjitha format.
    “Unë u detyrova të iki sepse duhej të punoja, ai vetë nuk mundej. I mora këtu, pas ca muajsh nusja më tha që ishte shtatzënë. Lindi nusja dhe djali më kërkoi të shkoja në Shqipëri sepse donin ndihmë. Iu gjenda me çdo gjë. Pas një jave shikoj nusen e mërzitur, pyesja djalin s’më tregonte asgjë.
    Unë as sot nuk e kam mësuar se çfarë kishin ata. Shkova pyeta nusen kush të ka mërzitur, çfarë ke? Ajo më ulërinte ‘dil nga dhoma, ik’!
    Më pas i thotë djalit ‘çohu se të dua në dhomën time’. Djali nuk e dëgjoi ndërsa ajo mori nënën e vet në telefon, ulërinte, s’po kuptoja asgjë.
    Për 5 minuta del djali, dridhej komplet, ishte shumë keq dhe më thotë ‘mama hajde me mua në spital’. Unë s’e kisha parë kurrë aq keq, u trondita shumë. E pyeta nusen ‘çfarë i bëre’, nuk më përgjigjej. Shkuam në spital djali qëndroi 15 ditë në spital dhe u rikthyem në shtëpi. I kërkova nuses qetësi sepse djali ishte i sëmurë. Nusja s’më dëgjonte fare, vazhdonte avazin.
    Nuk dija ç’të bëja, kam menduar t’i dilja makinës para e të mbyllja sytë një herë e përgjithmonë. Të gjithë ne si familjarë e mbyllnim gojën me arsyetimin se kishim djalin të sëmurë”, rrëfen më tej 51-vjeçarja.

Komentáře • 109

  • @user-cs7vz2qo4g
    @user-cs7vz2qo4g Před 4 lety +9

    z Avokat jeni i mbrekullushem.. lumsi nena qe te beri ty. lumsi nezhi qe te ka..lumsi ata femi qe te kan baba.💗

  • @violandzotitashperbleft7358

    Bravo Zoti Avokat cdo fjal e jotja peshon me shum se nje mal me florij""...

  • @evababaj412
    @evababaj412 Před 4 lety +12

    Nuk ben jete te lumtur asnjeri mbi lotet e Nenes.....

    • @bajamedomi2679
      @bajamedomi2679 Před 4 lety +2

      Me vjen keq moj nene e Mir por fai I gjith ksaj sjellje kaq e keqe them un esht Djali kyesor pastaj nusja se vjen nga NJE familje tjeter

    • @bajamedomi2679
      @bajamedomi2679 Před 4 lety

      Jan shum shum te vertet fjalet e tua AVOKAT dhe ne nenat duhet te mendojm shum we Mos arrijn gjerat keshtu por Mos te raft

    • @diananaikolli837
      @diananaikolli837 Před 3 lety

      Bravo❤️

  • @adaism6749
    @adaism6749 Před 4 lety +21

    Oj zonja Evis ju keni thon se nana esht 51vjeq dhe djali 39 vjeq Ne 12 vjeq e ka lind??

    • @prendushililjana1900
      @prendushililjana1900 Před 4 lety +5

      😂😂😂😂 kete po' mendoja edhe un ,djali 39 vjec nena e tij 51

    • @adaism6749
      @adaism6749 Před 4 lety +4

      @@prendushililjana1900 po pra zonja Evis ka humb llogarit koh te fundit😊😊

    • @prendushililjana1900
      @prendushililjana1900 Před 4 lety +2

      😂😂😂😂😂😂 se kuptoj pse duhet te tregojn moshen ne kete emision ,apo e ngaterrojn me ate te topit,,perputhen,qe shkojn per tu ,,fejuar,,aty😂😂😂

    • @adaism6749
      @adaism6749 Před 4 lety +3

      @@prendushililjana1900 po mduket se e kan ngatru me aldo morning show🤗🤗

    • @gezimebadallaj3710
      @gezimebadallaj3710 Před 4 lety +1

      😂

  • @rozakatroshi2281
    @rozakatroshi2281 Před 2 lety +1

    Zonja Rajna edhe Zoti Idajet jeni te mrekullushem,psikologe edhe avokat shume te pregatitur. Keni folur shume drejt 😊

  • @user-rp1lb7yn7x
    @user-rp1lb7yn7x Před 4 lety +3

    Fundi me beri mos te pushoj se 😭😭😭😭😭 bravo psikologu ....bravo avukat ...bravo zonja Evis & Raina

  • @marteallakaj9744
    @marteallakaj9744 Před 4 lety +3

    Bravo bravo te lumt goja 👍👍👍👍👍

  • @rozaburhamaj3488
    @rozaburhamaj3488 Před 4 lety +4

    Kto gazetaret sikur tregojn pralla . po si behet qe mamaja esht 51 vjec e tha 4 her dhe djali 39 .s'dini ca thoni 12 vjece e ka ber djalin .e ka pas matematiken 4 gazetarja 😂😂😂

  • @Luilui-1974
    @Luilui-1974 Před 4 lety +4

    Z Avokat je madhor.✨☀️🌠 .

  • @marselagjidoda9849
    @marselagjidoda9849 Před 4 lety +5

    Xonja rajna po nena tha se djali e mori ne telefon edhe i tha hajde se kam gjetur nuse dmth ja ka kerkuar ndihmen

  • @luljetamarku349
    @luljetamarku349 Před 4 lety +2

    Bravo ky opinjonosti brarvo nje djal shum i sjellshem nk ka nene ne bot se nk don femijet e saj

  • @liricaadamo6958
    @liricaadamo6958 Před 4 lety

    bravo zonjes qe veri nderhyrjen besoj qe eshte nje shpere per tu bashkuar por dhe nena te dashuroje burin djalin l'erba nuses ta dashuroje besoj qe nusja e Angjelos DHA nje drite jeshile shpresoj te henen te mete nje bashkim

  • @LolaLola-hp4eq
    @LolaLola-hp4eq Před 4 lety +2

    Bravp per nderhyrje qe beri nusia e kesaj zonje
    Por doja te thoja kesaj zonje cfar do qe ke ber ber femin tende bei hallall dhe rrespektoja nusen e angjelos qe te kesh te drejten e botes si vjerr tek familja e djalit.

  • @rregjina78
    @rregjina78 Před 4 lety +2

    Avukat te pelqeva per cdo fjale qe fole dhe kam nje respekt te vecante. Por nuk jam me ty kur thua qe prindi ja ka per detyre femijes po e vertet dashurine ja ka per detyre por jo ta mbaj me leke mbas moshes 18 vjec

  • @tinakuqi4552
    @tinakuqi4552 Před 4 lety +1

    Znj Evis me shum u lodhe ti nga to folurit se sa e ftuara dua te degjojm te ftuarit me shum

  • @adelaadelaaa2077
    @adelaadelaaa2077 Před 4 lety +1

    Po te ishe kaq vjerr e mir nuk ndodhnin ndarjet

  • @sibajetsalija4985
    @sibajetsalija4985 Před 4 lety +4

    Ah more djal dote zene lotet e nenes se le fmi vet kur dota bojn fmit tu si do ndihesh

    • @bajamedomi2679
      @bajamedomi2679 Před 4 lety

      Ti duhet te ishe me zgjuar me e pjekur ti lejoje te rrinin vetem per te shmangur edhe gjera me keq se ty nuk ta njef kush drejtesin me vjen keq se brezi brezin nuk e kupojn asnjeher gjej forc dil nga situata

  • @kstips2891
    @kstips2891 Před 4 lety +4

    Nena edhe kur gabon ka te drejt

  • @xristoseriatshqepa2880
    @xristoseriatshqepa2880 Před 4 lety +6

    Palo vjerre

  • @adelaadelaaa2077
    @adelaadelaaa2077 Před 4 lety +1

    Po ti po i kujton dhe qe i ke ushqyer ca pret nga ty

  • @luanpaja5898
    @luanpaja5898 Před 4 lety

    Nuset e kane fajin,mos i martoni djemte , keshtu nuk do keni as sherr. Akoma nuk e keni kuptuar qe edhe nuk e ke te afte djalin edhe ben gerr -gerr ,nusja ,nusja.Edhe 100 te tjera te mari ai ,asnje nuk ke per te pelqyer ti .Nje vjerre e mire nuk del ne televizor to nxjeri namin djalit !

  • @manjolakorriku6265
    @manjolakorriku6265 Před 4 lety +7

    🐍🐍🐍kto jane vjerrat shqiptare

    • @kelakela9341
      @kelakela9341 Před 4 lety +4

      manjola korriku ja do ta gjejm per ty nje vjerr franceze, ik moj se ti ke nivel diskutimi xero

    • @manjolakorriku6265
      @manjolakorriku6265 Před 4 lety

      Sme pls fare ca thua ti francezen mbaje per vete e mos me be si p I bukur ok pirdhu tani

    • @user-qx5jn6cr2t
      @user-qx5jn6cr2t Před 4 lety +2

      @@manjolakorriku6265 je tu fol fiks ,por ama nuk Jan te gjitha,por Ke shum te drejt Jan xheloze vjerrat dhe kunatat

    • @kelakela9341
      @kelakela9341 Před 4 lety +2

      manjola korriku ordinere si ne komente dhe ne fjalor, nivel dopio xero felliqesire grua

    • @manjolakorriku6265
      @manjolakorriku6265 Před 4 lety +1

      aha si a vleka

  • @lushefistaj6563
    @lushefistaj6563 Před 4 lety

    Bravo Avokat fjal me vend

  • @luljetamarku349
    @luljetamarku349 Před 4 lety

    Ngjoni ktu nk ka byrr pa nene e baba dhe respiktin du tau besh mos i dua me shpir ama respektoj familjen e burrit se aty do kalosh ni jet te ter

  • @Ooooooo-jx6pr
    @Ooooooo-jx6pr Před 4 lety +3

    Pse smunesh ti meje shikue punen tande moje vjeherr

  • @bardha129
    @bardha129 Před 4 lety +5

    Jemi nena shume e veshtir po ju lutemi .mos hyni ne mese qiftit bindi djalin tju duaj shumemmmm qe tju rrespektojn nusja pak mos ju permend qa keni ba per femite tuj se jemi nane e kemi per detyre

    • @lilianalili2228
      @lilianalili2228 Před 4 lety +2

      Nena nuk i don te keqen femijes...fajin ja ka djali i vet....se kur nuk eshte ne gjendje me perballu jeten...nuk kishte pse te krijonte familje te dyte...nena eshte vetem per te siguruar te ardhurat eshte??

  • @pennyyt705
    @pennyyt705 Před 4 lety

    E po cte besh moj Nene vetem te jet mir djali po leri te bejn jeten e tyre dhe ti shiko jeten tende prandaj thon Cte ben femija sta ben perendija....ashtu do jua bejn dhe femit e tyre haqet ne kte dynja lahen leri zotin lart

  • @xhevahirepepa6480
    @xhevahirepepa6480 Před 4 lety

    Po pse do pysesh nusen qe te shkosh ne shpin tende kush eshte nusja .nusja te punoj te blej shpi te punoj nusja ajo qe e do familjen punon .o zot car nusesh jan keot

  • @klodianaarapi2472
    @klodianaarapi2472 Před 4 lety

    Ti ta doje djalin tend nuk i permend ca ke ber per ate deri dje , ngele duke i hyre ne hak asaj nusjeje po ke vajz vet moj grua e lige , si puna jote jan shume vjerra te tilla . Po ka Zot lart dhe ai vendos drejtesi heret apo vone . Nusja nqofse ka qen kaq negative ateher pse mbajti nusen djali jot dhe te la ty menjan ?! Rri urt moj shiko vitet qe te kan ngelur se do terrhiqeni zvarre moj vjerra te liga . Burrat per ca i keni ? Dashuroni dhe hidhni dashurine dhe mbi bashkeshortet tuaj i lini djemt rehat se nuk eshte normale qe fusni turinjt kaq shume ne familjet e djemve , pse se beni tek vajzat kete gje ?! Edhe tapetin e kuq tju shtrosh juve si vjerra skeni te ngopur se keni macokun ne bark . Po skeni faj ju faj kan djemt qe se ndajn kufirin qe ne fillim qe mos te ndodhin keto gjera dhe vjerra vendin e saj dhe nusja vendin e saj mos te ket fare kofidenca se perndryshe perfitoni ju . Ka dhe vjerra qe nuk prishin familje por shumica e nenave te djemve shqiptar kan dhkaterruar dhe vazhdojn te shkaterrojn familjet e djemve . Une jam me te drejten dhe cdo gje i le Zotit dhe them kush hyn ne hak heret apo vone e verteta del dhe del fytyra e njerzve si e nuses si e vjerres . Ka dhe nuse te ndyra plote por shikoni mbani vendin dhe rrespektoni mos hyni ne hak askujt se Zoti shikon , vonon po nuk harron . Dhe dicka te fundit nqofse do e doje djalin tend sdo dilje ketu tja beje publike kete gje apo shikon vetem ca ben nusja ?! Po ta doje djalin e bindjse me te mira dhe jo duke e shkaterruar , nuk besoj se ai djal ste ka dashur dhe eshte ber i lige tani ne fund kur deri dje te donte afer , por te pa fytyren se kush je ti qe i permend dhe buken qe i jep dhe i dhjaterron jeten qe ai do te krijoi dhe lrandaj ka arritur deri ktu . Njerzit mund te thon nusja nusja e ka fain po mos harro se nuse ke qen vet dhe nuse ka qen cupa jote qe eshte dhe pa burre sot ok . Zot ver dor atje ku njerez me dy fytyra hyn ne hak dhe sta din kurre dhe kur u ve kufirin behen si te cmendur dhe shpifin e te mbajn ne goje ver drejtesi o i madhi Zot 🙏

  • @lisahasani6974
    @lisahasani6974 Před 4 lety +1

    ti le net fol personi qe ka hall

  • @rozaburhamaj3488
    @rozaburhamaj3488 Před 4 lety +1

    Po pse se le djalin te jetoj me nusen e vet dhe femijet .po zihesh me nusen .si ka mundesi ti me kto qe thua je sjell mir .nusja pse u terbua qe ste do .diku gabon dhe se kupton .po ke mundesi ndihmoje djalin tuaj .po leri te jetojn jeten e tyre .nenat tipike shqiptare

  • @linditakola1148
    @linditakola1148 Před 4 lety

    Lere moj zonje djalin she nusen rehat me hallet e veta se kane me shume sa duhet. Mere dhe burrin tend me vete dhe mos ja u le djalit dhe nuses peshqesh se kush kujdeset per te. Nuk ke per ta marre shtepi me vete moj zonje. Lere djalin dhe nusen te jetojn pa sherret tuaja dhe sa kohe I ka mbetur. Dhe keto Jane fjale te nje Nene me djale te vetem dhe te martuar qe e duan nusen time me shpirt.
    Ka njerez moj zonje qe ngren zerin dhe thone cfare ndijen dhe Jane te drejt, dhe ka njerez qe I thone fjalet me te urte por djegin dhe futin me shume sherr se zeri I ngritur . Rri larg sherreve moj zonje se djalin tend lendon me shume.