"Humbëm dritën e syve, duam drejtësi!" Babai:Djali fluturoi 6 metra në ajër,fajtorët na mospërfillën

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 11. 09. 2024
  • "Me zemer te hapur" nje emision nga Evis Ahmeti ne News24 - 12 dhjetor, 2019
    Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në News24, u trajtua historia e dhimbshme e nënës 50-vjeçare nga Dibra, Bukuroshe Xhediku, e cila ka humbur djalin në një aksident tragjik. Historia e trishtë e Renisit nisi mbrëmjen e 17 korrikut 2019, kur djali u përplas nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në Unazën e Vogël, pas Muzeut Kombëtar.
    Në momentin e përplasjes, 14-vjeçari ishte duke lëvizur me biçikletë dhe sipas familjarëve ai ndodhej mbi vizat e bardha. Pas ngjarjes, policia ndaloi 18-vjeçarin që drejtonte automjetin ‘Audi’, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë. Policia e arkivoi aksidentin si shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por pa specifikuar që ngjarja ishte me pasoja tepër të rënda për fëmijën e aksidentuar vetëm 14 vjeç.
    Kjo ngjarje e rëndë ka pasur impakt të madh te shumë njerëz, të cilët u ndërgjegjësuan duke mbledhur fonde në kohën kur Renisi ndodhej në koma. 14-vjecari ishte edhe tifoz i Partizanit, duke bërë që kjo skuadër të luftonte shumë për jetën e djaloshit, i cili fatkeqësisht nuk mbijetoi dot pas goditjes së rëndë që kishte marrë në kokë.
    Por prindërit e të ndjerit ishin sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” për të kërkuar drejtësi për djalin që nuk jeton më, duke lënë një brengë në shpirtrat e njerëzve të dashur.
    Për më shumë ndiqni rrëfimet e trishta…!
    Remzi Muçaj, babai: Së pari ju falenderoj për mbështetje në çdo hap. Ime shoqe punonte te piazza. Në orën 11:00 linte punën. Djali i dilte para. Kam një gocë 7 vjeçe dhe i dhembte koka. Renisi i ndjerë gjendej aty dhe i them shko dhe blej një paracetamol. Ishte i bindshëm. Kishte marrë biçikletën. Mori paracetamolin dhe doli të bënte xhiro. Vjen gruaja dhe thotë se djali s’më ka dalë para. Unë kam dalë ashtu siç isha dhe gjeta makina policie. I pyes dhe më thonë: ka ndodhur aksident, një djalë 14 vjeç, por emri nuk është identifikuar. Më thonë: e njeh biçikletën? Unë nuk e dija që ka dalë me biçikletë. E shikoj dhe them: po është djali im. Më kërkuan të dhënat, i dhashë kartën e ID, por një moment harrova të tregoja. Humba mendjen. 15 metra djali kishte shkuar zvarrë, më tutje ishte biçikleta dhe në një krah shala. Nuk ishte përplasje në trotuar. Djali është hedhur në ajër, ka fluturuar 5-6 metër. Këtë mund ta thotë dikush që ka qenë atë natë me ne. Ka qenë një zonjë. Më pas mora një taksi, njoftova gruan dhe na çuan në spital. Këtu dëgjojmë aksidente çdo ditë. Nuk mund të them se ma bëri me dashje, sepse s’kishim gjë me to, por nuk më ka pëlqyer mënyra e reagimit. Ai nuk e ka babain. Nuk u treguan të gatshëm të na qëndronin afër. Ata ishin shkaktarë. Si mospërfillje.
    Kur ranë në kontakt me juve?
    Remzi Muçaj: Pas një muaj e gjysmë. Natën e aksidentit më thanë që erdhën dy gra. Atë natë nuk ishim në terezi fare, sidomos pas dy orësh mezi mora kontakt me doktorin, i cili më ka përgatitur moralisht. Më tha: djali është në jetë, por është rëndë. Kam dalë jashtë, dikush më tha: ishin dy gra. Thashë le të ikin, tani më intereson vetëm jeta e djalit. Nga aty e mbrapa nuk m’u afrua asnjëri. Kishte ardhur halla me djalin e tij. Më bëri përshtypje që me gjithë atë vuajtje bënë ekspertizën dhe më thanë: fajin e ka djali jot. Unë thashë: iu paskeni ardhur për të treguar fajtorin, jo për të treguar se çfarë mund të bëjmë. Aty u ndamë. Thashë meqë ma bëtë këtë, një kafe ua kam borxh. Meqë kjo u bë, le të bëhemi bashkë për të ndihmuar shëndetin e djalit. Nuk e vunë ujin në zjarr. Gjenin justifikime.

Komentáře • 75