Video není dostupné.
Omlouváme se.

Dosja K - Vasillaq dhe Barbara: Nga Varshava e dashurisë tek torturat e Sigurimit (16.01.2024)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 15. 01. 2024
  • #reporttv #dosjak
    Vasillaq Orgocka, të cilin të gjithë e thërrasin Vaskë Orgocka, është një nga viktimat e krimeve komuniste, i cili përjetoi një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe dënimesh si pasojë e martesës së tij me një grua të huaj polake. Ai vjen nga një familje me prestigj në qytetin e Korçës, ku i vëllai i tij Dhimitër Orgocka është një nga regjisorët e mëdhenj të skenës korçare dhe deri atë kohë, familja e tyre trajtohej nga politika e shtetit, si një familje e priviligjuar dhe e nderuar. Vaskë Orgocka ka mbaruar studimet për gjeologji në Varshavë të Polonisë, me miratimin e shtetit dhe gjatë kohës që ishte student në vitin 1954, u njoh me një vajzë polake të quajtur Barbara.
    Në vitin 1955, ai u kthye nga Polonia dhe mbas një viti, në 1956, erdhi edhe Barbara, gruaja e tij. Kalvari i vuajtjeve dhe persekutimeve e ka zanafillën në vitin 1961, menjëherë pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe me vendet e demokracive popullore. Në këtë periudhë, filluan përndjekjet e grave të huaja që ishin martuar me shqiptarë dhe që kishin krijuar familjet e tyre duke jetuar dhe punuar në Shqipëri. Si rezultat i kësaj politike represive, Orgocka dhe gruaja e tij Barbara u përballën me persekutimin e egër të regjimit komunist. Ai arrestohet në vitin 1968, nën akuzën fillestare agjitacion/propagandë dhe mbahet në hetuesi, për rreth një vit, duke u dënuar më pas me pushkatim, për shkak se bashkëshortja e tij ishte cilësuar si agjente dhe kolonele e shtetit polak. Gruaja e tij u dënua me 25 vjet burg, ku pësoi një tronditje të madhe mendore sa shpesh nuk i njohte as fëmijët dhe bashkëshortin.... Sot Orgocka jeton mes Shqipërise (në korçë ka apartamentine tij) dhe Polonisë, ku jeton i biri, ndërsa gruaja e tij Barbara nuk jeton më. Ai do të tregojë në Dosja K, historinë e pabesueshme të jetës së tyre.

Komentáře • 18

  • @tirantirana262
    @tirantirana262 Před 6 měsíci +8

    RESPEKTE TE PA FUND PER FAMILJEN E VASKE ORGOCKES.

  • @rozasyku5125
    @rozasyku5125 Před 7 měsíci +5

    Respekte pa fund per keta martir.

  • @sofokliqesari-cp7by
    @sofokliqesari-cp7by Před 6 měsíci +5

    Vasillaq ti ron kurse fecori vajti ne hale bravo po oa fat

  • @sofokliqesari-cp7by
    @sofokliqesari-cp7by Před 6 měsíci +4

    Te vjen keq kur degjon keto poshtersira kaq mizore ne asnhe vend te botes kaq krime nuk ka patur turp per para ardhesit tane te vjen keq

  • @usamassachuset6059
    @usamassachuset6059 Před 7 měsíci +5

    Sa ka vuajtur ky ii shkreti

  • @bashkimkorca
    @bashkimkorca Před měsícem

    Respekte ...Zoti Ju dhente shendet..... Zonjen me femijet jetojne ne Warschave. Poloni... Pata fate te pija nje Kafe dhe me dhimbje ndegjoja vuatjet qe kishin perjetuar Si Familie....
    Une normal Si Emigrant i Ambasadave......

  • @emurlimeri6871
    @emurlimeri6871 Před měsícem

    Cfar i ka ber , shqiptari , shiptarit!!

  • @emurlimeri6871
    @emurlimeri6871 Před měsícem

    😢😳