Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës- porta ajrore e Jugut të Shqipërisë

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 26. 08. 2024
  • Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të nisë fluturimet në muajt mars ose prill të vitit 2025. Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e kumtuan këtë lajm pak ditë më parë, gjatë vizites ne kantierin e ndërtimit të këtij aeroporti. Aeroporti është i kategorisë 4E, një nga kategoritë më të larta në Ballkan, e cila mund të përpunojë edhe avionë transoqeanikë.
    Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës në vitin e parë të operimit do të ketë pasagjerë më shumë se parashikimet. Nga parashikimi në planin e biznesit për vetëm 330 mijë pasagjerë në vitin 2025, me ritmin e rritjes së turizmit në Shqipëri, sipas ZvKryeministrjes dhe Ministrjes se Infrastruktures dhe Energjise Belinda Balluku, Aeroporti i Vlorës do të arrijë të presë për vitin 2025 më shumë se 1 milion pasagjerë.
    Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës do të jetë e gjatë 3.2 km me gjerësi 60 metra dhe terminali i pritjes dhe përpunimit të pasagjerëve do të ketë një hapësirë 20 mijë metër katrorë, e mjaftueshme për të përpunuar edhe 3 milionë pasagjerë në vit.
    Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës në vitin e parë të operimit do të ketë pasagjerë më shumë se parashikimet. Nga parashikimi në planin e biznesit për vetëm 330 mijë pasagjerë në vitin 2025, me ritmin e rritjes së turizmit në Shqipëri, sipas ZvKryeministrjes dhe Ministrjes se Infrastruktures dhe Energjise Belinda Balluku, Aeroporti i Vlorës do të arrijë të presë për vitin 2025 më shumë se 1 milion pasagjerë.
    Aeroporti do të jetë i mbuluar me panele diellore, duke u marrë masa që të mos krijohen probleme me reflektimet e paneleve gjatë uljes e ngritjes së avionëve në aeroport. Panelet do të prodhojnë 5.2 megavat energji të rinovueshme, e cila do të shkojë e gjitha për nevojat e aeroportit.
    Krahas punishtes së mirëmbajtjes së avionëve, Aeroporti i Vlorës do të ketë edhe Akademinë e Pilotëve shqiptarë të aviacionit civil. Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës do ta menaxhojë autoriteti aeroportual që menaxhon Aeroportin e Mynihut në Gjermani, një ndër më të mëdhenjtë në botë.
    Sipas të dhenavë të studimit të leverdisshmërisë, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do ta rrisë ekonominë rajonale të Vlorës me mbi 11 përqind çdo vit, ndërsa ekonominë e Shqipërisë me mbi 0.3 përqind. Në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës eksperti i aviacionit civil Altin Progonati flet për ndërtimin e këtij aeroporti dhe impaktin që pritet të ketë në ekonominë shqiptare
    Ndiqni “Ejani Tiranë” dhe “Radio Ejani”
    Ndiqni kanalin “Ejani Tiranë” në CZcams: bit.ly/3CJultB
    Ndiqni “Radio Ejani” në Facebook: bit.ly/3AAPF3P
    Ndiqni “Radio Ejani” në Twitter: bit.ly/2W9VNB4
    Shkarkoni aplikacionin “Ejani” në App Store: apple.co/2XDhmKC dhe Play Store: bit.ly/3CEdMPx
    Për më shumë klikoni në uebsajtin tonë: albanian.cri.cn/
    #realiteteekonomike #fatoscocoli #aeroportivlores

Komentáře • 25

  • @elenilici1874
    @elenilici1874 Před 7 měsíci +3

    Urime. Ky aeroport do ti afroje me shume shqiptaret me boten . Shpresoj te jete low costs ❤❤❤

  • @bashkimsalillari3876
    @bashkimsalillari3876 Před 8 měsíci +15

    Ky aeroport do jete gjeja me e bukur qe i behet Jugut te shqiperise Do i japij nje zhvillim me te madh turizmit dhe shume degeve te tjera Investim shume i mirepritur

  • @pajtimshahaj8413
    @pajtimshahaj8413 Před 7 měsíci +3

    ndertim per akernin per gjith shqiperin do fluturojm neper bot urime per gjith shqiptaret qe duan shqiperin

  • @adriankosturi7221
    @adriankosturi7221 Před 7 měsíci +2

    Shume gje e mire ky aeroport. Edhe Atini shume i sakte dhe i afte.

  • @evladifat6322
    @evladifat6322 Před 8 měsíci +4

    Ndihem i lumtur per Vloren. Pershendetje nga Kavaja.

  • @tufane-uo5zh
    @tufane-uo5zh Před 8 měsíci +4

    Ooo sa mir do jet per ne te jugut nje mrekulli

  • @arbenbeli5780
    @arbenbeli5780 Před 8 měsíci +5

    Po me aeroportin e Kukesit çu bë?

    • @AfrimHoxha1987
      @AfrimHoxha1987 Před 7 měsíci +1

      Do i zgjidhin problemet aty duke ndërtuar aeroport të ri në Gjirokastër, sic deklaruan

    • @19arma70
      @19arma70 Před měsícem

      Kanë ndërmend të ndërtojnë edhe 10 aeroporte të tjerë. 12 vjet në qeveri kanë bo pare te madhe, bankat ndërkombëtare nuk ua pranojnë më. Kështu që lahet paraja në këtë mënyrë, aeroporti i Kukesit është shembulli më i mirë.

  • @user-ny1hi5mm3h
    @user-ny1hi5mm3h Před 7 měsíci +1

    Ky aeroport do te jete nje mrekulli per jugun dhe mbare Shqipërinë.

  • @bardhirrubik2232
    @bardhirrubik2232 Před 7 měsíci +1

    Kudo qe te behen aeroporte ashte gja e mire per te gjithe shqiperin

  • @janihametaj5807
    @janihametaj5807 Před 8 měsíci +1

    Bravo

  • @bujarnelaj319
    @bujarnelaj319 Před 8 měsíci +1

    Ky aeroport do japë gjallëri si në Vlorë dhe jugut të Shqipërisë

  • @blueblu635
    @blueblu635 Před 7 měsíci +1

    Mezi po e presim