Tv Klan-Aeroporti i Vlorës, në fund të vitit do të aplikojë për certifikimin e operimit dhe sigurinë

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 26. 08. 2024
  • “Që nga momenti i nisjes së punimeve në aeroportin e Vlorës, tashmë godinat që do përbëjnë kompleksin e projektit më të madh të aviacionit civil kanë marrë formë. Po flasim për kullën e kontrollit, godinën e zjarrfikësve dhe terminalin”, raporton gazetarja e Tv Klan, Anisa Krraba.
    Kulla e kontrollit do të jetë vepra më e lartë në Aeroportin e Vlorës, rreth 35 metra. Kështu duket ajo sot në fazën e ndërtimit, por kështu do të duket me përfundimin e saj.
    Brenda vitit do të kryhet edhe aplikimi për certifikimin e aeroportit, ku do të vlerësohet operimi i tij, kualifikimi i stafit dhe siguria në terren.
    “Pritet që aeroporti të dorëzojë aplikimin zyrtar në Dhjetor të vitit 2024, bashkë me dokumentacionin përkatës për operimin dhe mirëmbajtjen e këtij aeroporti përfshirë planet e emergjencës. Do të vlerësohen postholderat kyç, menaxherët përgjegjës dhe kualifikimet e tyre. Në vijim do të kemi inspektimin në terren me qëllim garantimin e sigurisë”, tha Selma Pagria, Drejtoresha e Aerodromeve.
    Në pistë dhe në çdo godinë tjetër, vazhdon mbushja dhe ngritja e kuotave me 2.6 metra mbi nivelin e tokës, një masë e marrë në konsideratë që aeroporti të operojë edhe në rast përmbytjesh.
    “Janë marrë masa për sistemin e drenazhimin nëpërmjet kanaleve kulluese dhe stacioneve të pompimit për minimizimin sa më shumë të rrezikut nga përmbytja”, tha Selma Pagria, Drejtoresha e Aerodromeve.
    “Në pistë është bërë 50% e punimeve, ajo do të jetë më e madhja në Shqipëri dhe do të mundësojë edhe fluturime transoqeanike”, raportoi gazetarja.
    “Aeroporti ka një pistë të dizenjuar për avionë 4E, që janë avionë me trup të gjerë, airbus 330-340, apo Boeing 777 që janë të përshtatshëm për t’u akomoduar në këtë aeroport. Një nga rrugët lidhëse paralele me pistën është me të njëjtën gjatësi si ajo 3.2 km e gjatë dhe do të garantojë kapacitet më të lartë të lëvizjes së avionëve”, tha Pagria.
    Drejtoresha e Aerodromeve, Selma Pagria, bën një përmbledhje të punimeve dhe kur pritet të mbyllen ato.
    “Vijon të punohet për rrugët lidhëse, jemi në 90% të punimeve për rrugët perimetrale, dhe 60% për rrugët e shërbimit. Vijohet me punimet në terminal. Ashtu siç është planifikuar, faza e parë pritet që gjithë objektet të jenë të përfunduara në Dhjetor të 2024″.
    Që tani ka nisur puna për prokurimin e objekteve që do të plotësojnë funksionimin e plotë të aeroportit, i cili do të nisë fluturimet ne pranverë të vitit 2025.
    Në fazën e parë, Aeroporti i Vlorës, do të operojë me një kapacitet prej 2 mln pasagjerësh. Pas mbylljes së fazës së parë, aeroporti do t’i nënshtrohet edhe dy fazave të tjera që përfshijnë, infrastrukturën për godinën kargo, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, dhe ngritjen e akademisë së fluturimit.
    Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 mln Euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.
    Tv Klan
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Email: info@tvklan.al
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Komentáře • 22

  • @brudahamburg9036
    @brudahamburg9036 Před 5 měsíci +9

    Mezi po pres te Hapet 🍀

  • @partiademokratikeishqiperi9611
    @partiademokratikeishqiperi9611 Před 5 měsíci +4

    Bravo bravo bravo bravo bravo Respekte per tu zoti edi rama

  • @airwaystravel
    @airwaystravel Před 4 měsíci +4

    Mbi 3-4 milion do ti kete turist ne vit ky aeroport sa te mesohen Europa ! Vlora po behet super qender edhe nje ure me tunnel lidhes Vlore -Lece Itali behet ky qytet si Vlora qytet super i zhvilluar per mua brenda 2040 Vlora do jete Monaco e pasur me pune te mira dhe zhvillim 🎉

  • @shegabani9312
    @shegabani9312 Před 2 měsíci +1

    O sa bukur Presim me pa durim. Grazie un saluto da Pesaro Itali ❤❤❤

  • @dadatoto7371
    @dadatoto7371 Před 5 měsíci +4

    BRAVOO🌠🇦🇱🌠

  • @andreab8400
    @andreab8400 Před 3 měsíci +1

    Bravo punojn te rinje

  • @partiademokratikeishqiperi9611
    @partiademokratikeishqiperi9611 Před 5 měsíci +2

    Bravo bravo bravo bravo bravo bravo

  • @denisbarca
    @denisbarca Před 5 měsíci +1

    BRAVO

  • @pietrocontorno4130
    @pietrocontorno4130 Před měsícem

    Super aéroport in Vlora 👏👏👌✌️👍🫵🫵🙏🙌

  • @bexhetgorenca2825
    @bexhetgorenca2825 Před 5 měsíci +2

    bravo shqiperia dhe suksesi i shtetit dhe i pacollit nji akses me parametra interkontinetale 🥰🥰🥰🥰😘😘 bukur shqiperia

  • @artonhyseni4839
    @artonhyseni4839 Před 5 měsíci

    Ska rama king asht bravo

  • @brudahamburg9036
    @brudahamburg9036 Před 5 měsíci +2

    Uroj mos te Ket Probleme me Permbytjet , pavaresisht masave te Marra ? ?!

  • @user-qp9jt9px3h
    @user-qp9jt9px3h Před 5 měsíci

    ❤❤❤ Albania ❤❤❤

  • @bexhetgorenca2825
    @bexhetgorenca2825 Před 5 měsíci +1

    mire ecen shqiperia vetem akses ti hapish dyert per turistet nga jugu ne veri shqiperia i ka te gjitha kushtet per te sjellur turiste nga gjithe bota vetem duhen trasport publik te jen ne nivel europian stacione mire te organizuara rruget sherbimi cilisor por shteti shqiptar i ben avazh keto detyra dhe duhet financime te shumta miljarda akoma te hedhen ne rruget e shqiperise

  • @user-qp9jt9px3h
    @user-qp9jt9px3h Před 5 měsíci

    Edi Rama per mua je nona ❤❤❤

    • @brudahamburg9036
      @brudahamburg9036 Před 5 měsíci +2

      Jane Taksat Tona thjesht Edi ben ate qe dihet bere !😊

    • @ILLYRIANW0LF
      @ILLYRIANW0LF Před 5 měsíci

      ​@@brudahamburg9036nuk eshte investim shtetror kjo veper por private.