Ata që vonohen për namazin e sabahut me xhemat - Feuzan

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 19. 05. 2024
  • Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
    Përktheu: Valdet Gashi
    www.perlatmuslimane.com
    Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Cila është këshilla juaj lidhur me numrin e madh të njerëzve të cilët vonohen për namazin e sabahut?
    Përgjigje: Ata duhet ta kenë frikë Allahun azze ue xhel dhe të ngrihen për namazin e sabahut me xhemat. Pas namazit le të kthehen për të fjetur dhe për të pushuar e të mos braktisin namazin me xhemat e të bëhen përtaca për shkak të gjumit.
    Në një hadith të gjatë profeti ﷺ pa në ëndërr një njeri të cilit ia thyenin kokën me gur, sa herë që e godisnin, koka iu kthehej në formën që ishte.
    Ai ﷺ e pyeti Xhibrilin për këtë.
    Xhibri i tha: “Këta janë prej atyre që u është rënduar koka për faljen e namazit të sabahut.”1
    Allahut i kërkojmë ndihmë. Po.
    1 Hadithi është i dobët sipas shejkh Albanit në Daif Tergib ue Terhib (2122).
    Ndërsa janë disa hadithe autentike të ngjashëm me hadithin e sipërm, si p.sh:
    Tregon Semurah ibn Xhundub radijAllahu anhu në një hadith të gjatë, profeti ﷺ përmendi një ëndërr që kishte parë dhe tha:
    “Kështu vazhduam derisa arritëm te një burrë i shtrirë në tokë ndërsa një burrë tjetër i qëndronte te koka me një gur apo copë shkëmbi duke ia thyer kokën burrit të shtrirë me atë gur. Sa herë që e godiste, guri rrokullisej e ai shkoi ta marrë gurin, ndërkohë që po kthehej, koka iu kthye në formën që ishte. Burri erdhi dhe e goditi përsëri (dhe kështu vazhdonte).”
    Kah fundi i hadithit profeti ﷺ tha:
    Ata dy më thanë: “Burrit të cilit ia thyenin kokën, ai ishte njeriu të cilit Allahu ia mësoi Kuranin, por ai flinte natën e nuk e recitonte atë (nuk falte namaz nate) dhe ditën nuk vepronte sipas tij. Kështu do të dënohet deri ditën e kiametit!”
    Transmeton Bukhari (1386).
    Tregon Semurah ibn Xhundub radijAllahu anhu në një hadith të gjatë, profeti ﷺ përmendi një ëndërr që kishte parë dhe tha:
    “Kaluam pranë një burri të shtrirë në tokë ndërsa një burrë tjetër i qëndronte te koka me një shkëmb në dorë, e godiste me shkëmb në kokë e atij iu çahej koka. Shkëmbi rrokullisej e ai shkonte dhe e merrte shkëmbin përsëri, nuk kthehej te ai derisa koka e tij ishte shëruar ashtu siç ishte, pastaj kthehej te ai dhe vepronte sikurse veproi herën e parë.”
    I thashë atyre dyve: "Subhan Allah! Kush janë këta dy?”
    Ata më thanë: ”Vazhdo më tutje!”
    Kah fundi i hadithit profeti ﷺ tha:
    Ata më thanë: “Ne do të tregojmë. Sa i përket burrit të parë që iu afruam dhe që i çahej koka me gur, ai ishte njeriu që i erdhi Kurani por e refuzoi atë dhe fjeti në kohën e namazit të obliguar."
    Transmeton Bukhari (7047).

Komentáře •