Universiteti Katolik "Zoja e Keshillit te Mire" - Nje Hap drejt Europes

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 11. 09. 2024
  • Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" (UNIZKM) është themeluar në vitin 2004 dhe përbën një nga nismat e para të arsimit privat në vend. Natyra non profit e Entit Themelues përbën një risi në panoramën universitare shqiptare, gjë që lejon zgjedhje transparente nga ana organizative dhe e drejtimit. Ky dimension etik është edhe pikënisja e projektit formativ i orientuar drejt përgatitjes së të diplomuarve që do të mund të vihen në shërbim të vendit dhe mbarë njerëzimit me njohuritë dhe aftësitë e fituara. Universiteti si faktor zhvillimi, me një këndvështrim ndërkombëtar, zë vend në kontekstin shqiptar në respektimin e plotë të traditave fetare vendase. Aktiviteti i mësimdhënies mundësohet sipas marreveshjeve me Universitete shtetërore italiane (Bari, Roma Tor Vegata, Milano, Bologna), që bashkëpunojnë me pervojën e tyre për rritjen e këtij Universiteti në tokën shqiptare.
    Sot:
    • rreth 1500 studentë në degën e Tiranës dhe Elbasanit, frekuentojnë tre fakultete me shtatë kurse diplome dhe gjashtë master;
    • ka 183 studentë nga vendet e Bashkimit Evropian;
    • ka 524 të diplomuar;
    • stafi akademik përbëhet nga 500 pedagogë italianë dhe 100 shqiptarë.
    Një pjesëmarrje e tillë e botës universitare italiane e bën të vetme nga kjo pikëpamje këtë përvojë, që zhvillohet kryesisht në gjuhën italiane.
    Diplomat njihen nga Universitetet italiane partnere, gjë që ka futur në sistemin universitar vendas një përmasë evropiane në mënyrën e formimit. Sipas një marreveshjeje me Parlamentin Italian dhe Shqiptar, Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë ka krijuar një Qendër për Formimin e parlamentarëve te Europës juglindore dhe sipas një marreveshjeje me Delegacionin e Komisionit Evropian në Tiranë ka hapur një Zyrë Informimi mbi Bashkimin Evropian.
    Ndër mbështetësit e Universitetit duhen përmendur: Kongregata e Bijve të Zojës së Papërlyer, Provinca Autonome e Trentos, Krahina e Lombardisë, Shoqata Dokita, etj.

Komentáře • 2