Rruzarja shejnt

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 25. 08. 2024
  • Nuk ban te luteni per shum gjana njekosisht.
    Se pari duhet ta themi per veten tone, qe te pastrohemi ne Gjakun e paster te Jezusit, duke u lutur: "O Jezus , ki meshire per mua! Vetem ne kete menyre, do te behemi kanale ku te kaloje hiri i Hyjit."
    Mendej duhet te beni njetin se perqka deshironi te luteni, per smundje, per femi, per veti, per familje, per miq ose per diken tjeter..
    NE QOFT SE LUTENI PER VETI DUHET KESHTU :
    Rruzarja fillon me shenjën e kryqit:
    Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. Amen.
    Besoj në Hyjin, Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit e të tokës. E në Jezu Krishtin, birin e tij një të vetmin, Zotin tonë, i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt. U lind prej Virgjërës Mari, pësoi mundimet nën Poncin Pilat, u vu në Kryq, vdiq e u varros, zbriti në ferr; të tretën ditë u ngjall së vdekuri; u ngjit në qiell, rri në të djathtë të Hyjit, Atit të gjithëpushtetshëm; andej do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit. Besoj në Shpirtin Shenjt, Kishën e shenjtë katolike, shoqërinë e shenjtërve, faljen e mëkateve, ngjalljen e korpit dhe jetën e pasosur. Amen.
    Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë
    vullnesa jote, si në qiell -- ashtu në tokë! Bukën tonë të përditshme na e jep
    sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në
    tundim, por na liro nga i keqi.
    Amen.
    - Të falemi Mari, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë dhe i bekuar fryti barkut tënd, Jezus.
    -- Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen.
    - Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shenjt!
    -- Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
    - Qoftë lavdëruar e nderuar Zoja e Bekuar, Nëna e Tenzot, zënë pa faj e mëkat të rrjedhshëm.
    - O Jezu im, na i fal mëkatet tona, shpëtona prej flakës së ferrit, dhe çoi në qiell të gjithë shpirtrat, por sidomos ata, që kanë më shumë nevojë për mëshirën tënde.
    Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallëzo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! Amen.
    Dhe sikurse zbret shiu e bora nga qielli e atje nuk kthehet,por e ujit token, e zbrun dhe i jep fuqi te bleroje, i jep bujkut faren dhe buken per ushqim, keshtu edhe fjala ime qe del prej gojes sime, s'do te kthehet tek une pa fryt, pa kryer gjithcka me pelqen dhe pa zbatuar ate per cka e nisa.Prandaj po ju them: ckado qe te kerkoni me lutje, besoni se e moret, e do ta fitoni me siguri"
    O Jezus , ki meshire per mua!
    O Jezus , me shero!
    O Jezus, me shpeto !
    O Jezus, me liro !
    " Nese , pra, Biri do t`me cliroje, me te vertete do te jam e lire "
    Eshte fjala e Zotit qe eshte shpallur.
    DHE FALENDERIMI SIQ ASHT NE VIDEO
    Faliminderit Jezus Ti je Krisht
    Faleminderit Jezus...
    -------------------------------------------------
    Kjo rruzare ben merkulli do ta shifni edhe vet,
    Ju nimofte Krishti.

Komentáře • 13