Ka nje mesazh per ty - Motra ne divorc, mesazhi i dy vellezerve (13 Dhjetor 2020)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 12. 12. 2020
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Besmiri dhe Andueli janë dy vëllezër që kanë marrë mundimin të vijnë tek “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për motrën e tyre që e kanë pikë të dobët. Ajo është në proces divorci dhe djemtë kanë ardhur t’i ofrojnë mbështetjen e tyre publikisht dhe t’i kërkojnë që të vijë të jetojë në Tiranë së bashku me ta. Në fund të emisionit Ardit Gjebrea i kërkon vëllezërve të përqafojnë motrën dhe pasi e përqafojnë, Danjela u shpreh se mund të kalojnë shumë kohë së bashku, por nuk përqafohen shpesh. Besmiri tregoi se në familjen e tyre nuk shkëmbejnë shumë puthje, kjo ndodh vetëm në raste të veçanta.
    Danjela: Ne Ardit kalojmë shumë kohë bashkë, por kishte kohë që nuk ishim përqafuar.
    Besmiri: Ne në familjen tonë duhemi shumë, por nuk japim shumë puthje.Puthjet i japim vetëm në raste shumë të veçanta ose diçka e re që ndodh në jetën tonë. Mbaj mend që e kam puthur gjithmonë në ballë, do e puth dhe sot në ballë. Mbaj mend që kur vinte nga Shkodra, se ka ikur herët nga shtëpia, ishte në klasën e pestë dhe kur ktheheshe në shtëpi unë e puthja në ballë. Mbaj mend që kur u ktheva nga Italia e kam puthur në ballë, edhe kur u bë nënë e kam puthur në ballë dhe sot më vjen për ta puthur në ballë. /tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře •