Ka nje mesazh per ty - Bruna dhe Paolo Rigon, nje dashuri amerikane (7 Shkurt 2021)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 6. 02. 2021
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Bruna është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare e cila ka treguar historinë e bukur të dashurisë së saj.
    Pasi u nda nga partneri i saj në Shqipëri nga ku erdhi në jetë dhe një djalë, ajo udhëtoi drejt Amerikës tek prindërit nga ku e nisi jetën nga e para. Ajo menaxhonte një dyqan të motrës së vetë dhe aty u njoh edhe me Paolon bashkëshortin e saj.
    Ai kishte ardhur si turist për të ndjekur finalen e Brazilit she shkonte shpesh tek dyqani i Brunës që blinte bukë dhe pas një jave ishte ndeshja finale Brazil-Francë dhe ai e ftoi në një party që kishin organizuar brazilianët. Ajo shkoi dhe Paolo e prezantoi atë si e dashuria e tij dhe aty nisi historia e dashurisë së tyre.
    Ardit Gjebrea: Po me djalin ishte miqësor, si sillej?
    Bruna: Pasi ramë dakort që do krijojmë një lidhje, unë me ato traditat shqiptare i thashë do vish të më kërkosh tek babi dhe tha po patjetër. Babi tha ti nuk më dëgjove herën e parë do më dëgjosh herën e dytë? Kështu që vazhdo bëj çfarë të duash. Paolo ishte turist dhe u kthye në Brazil. Unë mendoja se ishte diçka kalimtare sepse ky do ikë në Brazil, ka jetën e vetë dhe nuk do kthehet më, por pas një muaji ai u kthye dhe unë shkova në Miami e prita, kam udhëtuar gjithë natën me makinë, ai vine në orën 7 të mëngjesit.
    Erdhi për mua dhe që atë ditë ne kemi bashkëjetuar për 1 vit ku bëmë dhe shpalljen e fejesës, pastaj bëmë dasmë, pastaj pas një viti erdhi vajza. Kemi një vajzë 21 vjeçare, djali është 28 vjeç dhe ka një vajzë, kështu që jam dhe gjyshe. Është ndjesia më e bukur në botë.
    Ardit Gjebrea: Unë nuk kam parë gjyshe më të bukur në botë.
    Bruna: Faleminderit.
    Bruna tregon se bashkëshorti i saj është dashuruar me Shqipërinë dhe dëshiron që të jetojë këtu. Ajo është parukiere në Florida ka sallonin e saj, fëmijët, familjen dhe është e vështirë që të shkëputet nga aty, por Paolo ka sakrifikuar për të 23 vite, ka bërë çfarë ajo ka dashur dhe për këtë arsye sot në studio do i thotë se pranon të jetojnë në Shqipëri. /tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře •