Lutja e mengjesit

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 25. 08. 2024
  • Mirë se vini në lutjen e mëngjesit.
    Kjo është thjesht një video që unë kam vendosur, ku do të doja të lutemi së bashku nëpërmjet zërit tim.
    Gjithçka kërkoj nga ju është që të bashkoheni me mua ndërsa i lutemi Atit tonë Qiellor.
    Do t’ju lutesha të vazhdonit të meditonit mbi këtë lutje për veten tuaj.
    Lutuni ose të dëgjoni këtë video për çdo ditë dhe lejoni Perëndinë që kjo lutje të depërtojë thellë në shpirtin tuaj.
    Le të lutemi ...
    Ati Qiellor, ne mblidhemi së bashku këtu online në emrin e mrekullueshëm dhe të fuqishëm të Jezusit.
    Kur dy ose më shumë janë mbledhur së bashku prezenca e Zotit është aty.
    Bibla thotë se në qoftë se ka ndonjë mosfalje apo zemërim ajo duhet të shqyrtohet para se të lutemi.
    Prandaj shpall çlirim pë çdo zemërim, ndjenjë të keqe, pakënaqësi apo ndonjë qëndrim tjetër të gabuar para teje tani.
    I vendos ato nën këmbë dhe jam i çliruar dhe i fal të gjithë ata që më kanë lënduar.
    O Atë, të falënderoj për këtë ditë të re.
    Kjo është një ditë që Ti ke bërë dhe do të gëzohem dhe do të ngazëlloj në të.
    Unë të kërkoj urtësi, zbulesë, dhe të kuptuarit për gjërat me të cilat do të përballem.
    Shpall forcë dhe paqe mbi to në emrin e Jezusit.
    Më ndihmo të ec në dashuri me të gjithë ata që janë rreth meje.
    Më bëj të shikoj botën me sytë e mbushur nga mirësia dhe dashuria Jote.
    Më ndihmo të jem i durueshëm dhe i sjellshëm.
    Më ndihmo të jem i mirë dhe i përulur - duke i parë të tjerët ashtu siç Ti i shikon.
    Më ndihmo për çdo fjalë apo veprim në emër të Jezusit.
    Bëj që çdo fjalë ta them me dashuri dhe kjo të inkurajojë njerëzit që do të takoj.
    Sot hedh poshtë çdo mendim frike dhe shqetësimi.
    Unë shpall mendime të së mirës për sytë e tu, Zot më mbush me urtësi në emër të Jezusit.
    Bëj ndërsa ec me Ty të kundërshtoj djallin dhe që ai të largohet.
    Më ndihmo o Zot të jem një dritë në këtë botë të errët.
    Bëj që të tjerët të shohin Jezusin në mënyrën se si do të flas dhe veproj.
    Gjithë lavdia dhe falenderimi të përket Ty!
    Në emrin e çmuar të Jezusit.
    Amen.
    Shkrimet:
    Gjoni 3:16
    3 Gjonit 2
    Psalmet 35:27
    Ligji I Përtërirë 28:1-14
    Hebrenjtë 13:5

Komentáře • 20

  • @tasharanxha4385
    @tasharanxha4385 Před rokem +1

    E fàlenderoj Zotin qe me ndimon familjen time ne cdo momento e kam pran
    Amin ☝️🙏🙏🙏🙏🙏

  • @dritamolla3050
    @dritamolla3050 Před 2 lety +1

    Ameeeeeen 🙏 lavdi zotit 🙏

  • @dilehasani9810
    @dilehasani9810 Před 2 lety +1

    Levduar qoft itij ai esht mbret i mbreterve ai esht ZOTIi vertet haleluja haleluja AMEN 🙏🙏🤲🤲✝️

  • @genaluka4448
    @genaluka4448 Před 3 lety +1

    Faleminderit o zot Jezus...Amen 🙏🙏

  • @brunildapapa8112
    @brunildapapa8112 Před 2 lety +1

    Zoti të bekoftë ty në këtë lutje të mrekullueshme.,🙏💖⭐🙏🙏🙏🙏

  • @mirelaoshafi8
    @mirelaoshafi8 Před 11 měsíci +1

    Amen

  • @jimmya6417
    @jimmya6417 Před 9 měsíci +1

    Ammmen

  • @matildeantoneta
    @matildeantoneta Před 4 lety +2

    Ne doren tende jemi 🙏🙏🙏Amen

  • @zhanibuna6266
    @zhanibuna6266 Před 4 lety +1

    Kjo lutje me riperterin shpirtin . Zoti ju bekofte.

  • @florian0100
    @florian0100 Před 5 lety +2

    Rrespekte, jam mysliman qe shum po hulumtoj per fene katolike.❤️

    • @ninonino6443
      @ninonino6443 Před 5 lety +1

      Krishti te bekoft

    • @xhenisfeta8145
      @xhenisfeta8145 Před 5 lety +2

      Gjëja më e rëndësishme është të besojmë në Jezusin si i vetmi Perëndi, i cili na shpëtoi duke vdekur për ne, dhe mjafton t'i lutemi atij në dhomën tënde dhe ai di të punojë dhe do t'ju udhëheqë se çfarë duhet të bëni.
      Zoti t bekoft 😊

    • @kindgottes3327
      @kindgottes3327 Před 5 lety

      @@xhenisfeta8145 ne cfar kuptimi si i vetmi perendi vllai

    • @luisasilo4336
      @luisasilo4336 Před 5 lety +1

      Me vjen shume mire per kete Lutu Zotit dhe Jezusi (Birit te Tij ,Shpetimtarit tone )Zoti te bekofte vlla .Respekte dhe per ty

  • @fehmizogaj5848
    @fehmizogaj5848 Před 4 lety +1

    Allah Ekber Allahi Maimadhi esht

  • @agronbardhi495
    @agronbardhi495 Před rokem +1

    Na jep paqë e harmoni na largo të ligun të mos na poshtëroj forca jote ështëe ardhmja e familjeve tona po të lutem me shpirtë për fëmijët .....

  • @lindamarktush8128
    @lindamarktush8128 Před 6 lety

    Un jam badhkua Ne ket lutije po doja te dija po lutijet e mrames duhet e para e mrames duhet e para e pastaji 're mengesit te nimoft bashk me familije Ne emer te jezusit

  • @ryzor3982
    @ryzor3982 Před 4 lety +1

    Amen

  • @ardianautischer803
    @ardianautischer803 Před 5 lety +1

    Amen