Ka nje mesazh per ty - Shoket e ushtrise takohen pas 46 vitesh! (29 Nentor 2020)

Sdílet
Vložit
  • čas přidán 28. 11. 2020
  • #EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
    Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare kanë ardhur dy shokë ushtrie të cilët janë ritakuar para 3 vitesh, Qaniu dhe Fiqëreti. Dëshira e tyre më e madhe ishte të ritakonin shokët e ushtrisë që i kanë njohur para 46 vitesh. Në studio u ftuan Pëllumbi, Marku, Lefteri dhe Ismeti dhe Mehmeti. Në fillim ishte disi e vështirë për të njohur njëri-tjetrin sepse tani janë plakur dhe janë mbushur me rrudha. Por sapo dëgjonin emrat e njëri-tjetrit atyre i riktheheshe kujtesa.
    Vetëm 3 shokë nga ushtria nuk arritën dot të vinin në studio zoti Tafil i cili i bën shumë të fala, por nuk mund të merrte dot pjesë në këtë rubrikë për arsyet e tij personale, Dalipi nuk mund të vinte sepse vuan nga humbja e kujtesës prej 6 vitesh dhe vajza e tij Marjeta ka bërë një videomesazh për t’i dhënë këtë lajm shokëve të babait të saj dhe i uron atyre shëndet të plotë. Ndërsa shoku i tyre Kozma që i thërrasin dhe komandat ka ndërruar jetë që në vitin 2008 dhe këtë lajm e dha djali i i tij përmes një videomesazhi.
    “Përshendetje unë quhem Ermal Ziu, jam djali i Kozma Ziut. Mirënjohje pafund juve që e keni ftuar, me hidhërim dua t’ju tregoj për datën 15 Tetor të vitit 2008, shoku juaj dhe babai im ka ndërruar jetë. Para një muaji ne kujtuam vitin e 12 të largimit të tij nga kjo jetë. Doja ta mbyllja këtë mesazh me një mirënjohje për të gjithë ata njerëz që kanë dashur ta sjellin Kozmain në atë studio, një falenderim i veçantë për emisionin tuaj dhe respekt për Zotin Gjebrea”, është shprehur i biri i Kozmait.
    Ardit Gjebrea: Në moshën 62-vjeçare zoti Kozma është ndarë nga jeta pas një ataku kardiak, i mungon familjes, tashmë i mungon dhe shoqërisë.
    Shokët e ushtrisë u trishtuan dhe u mërzitën kur e morën vesh këtë lajm të hidhur, por ata që u prekë më shumë ka qenë Qaniu dhe Marku të cilët nuk i mbanin dot lotët. /tvklan.al
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on CZcams for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
    Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
    Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
  • Zábava

Komentáře •